Korçë, studentët vijojnë bojkotin e auditorëve, në mbështetje edhe pedagogë
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...

TIRANA- Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi ka reaguar pas lajmit se gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë atë mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro. Në reagimin e saj Malltezi thotë se është njohur nga mediat me rastin. Ajo shton se nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk ka marrë ende njoftim.
Po ashtu Malltezi shton se në emisionin në fjalë, ku është bërë deklarata, ajo kabërë pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave të hetojnë, të pyesin në SPAK nëse ekziston një çështje e tillë dhe a po bëhet hetim. Ajo thotë se ky rast është keq përdorim i drejtësisë pasi, sipassaj, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK-ut të hetojë çështje ku ankues ose i paditur është një prokuror apo gjyqtar i drejtësisë së posaçme. Malltezi thotë se kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata.
Argita Malltezi thotë se kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri-tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Sipas saj, në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme.
REAGIMI:
Jam njohur nga mediat me kallzimin e gjyqtares simbol të reformës në drejtësi, ish kryetare e GJKKO, gjyqtarja Spata Maneku Gjoka. Nuk e di objektin dhe përmbajtjen e aktit sepse nuk kam marre ende njoftim. Por cilido qofte fustani qe ka vendosur t’i veshe zonja Spata Maneku Gjoka problemeve të saj me të kaluarën dhe të tashmen e saj, ky akt provon tre aspekte.
Së pari, Në emisionin në fjalë une kam bere pyetje dhe njëkohësisht thirrje mediave te hetojne, te pyesin ne SPAK nese ekziston nje ceshtje e tille dhe a po behet hetim. Kjo besoj do duhej të gëzonte gjyqtaren me tre mbiemra dhe madje çdokush tjetër, I bindur në pastërtinë e tij, do bënte deklaratë sqaruese dhe thirrje SPAK të hetonte dhe të reagonte. Znj.Spata Maneku Gjoka ka zgjedhur të fshihet pas kolegeve të saj, gjë që zbulon aspektin e dytë korruptiv të sistemit,
Keqperdorimin e drejtesise. Nuk ka asnjë dispozitë ligjore që i jep të drejtë SPAK të hetojë çështje ku ankues ose I paditur është një prokuror apo gjyqtar I drejtësisë së posacme. Kjo është një praktikë e ekstraligjore dhe abuzive e krijuar nga vetë ata. Kjo praktikë përdoret nga gjyqtarët dhe prokurorët e organeve të posaçme (GJKKO, SPAK) që nëpërmjet njëri tjetrit ata të lajnë duart për veprat penale që kryejnë vetë. Në çdo gjykatë apo prokurori tjetër të vendit një çështje ndaj një gjykatësi apo prokurori do të transferohej në një rreth tjetër gjyqësor për hetim dhe gjykim në mënyrë që të evitoheshin ndikimet e paligjshme, por kjo nuk vlen për aradhën e kamikazëve të degës së posacme.
Së treti, akti i zonjës që xhonglon mbiemrat ka të bëjë me hallin e saj të madh me shkeljen e ligjit Une kam kallzuar ne Prokurorine e Tiranës prokurorët Millonai e Kraja, gjyqtaren Spata Maneku Gjoka dhe gjyqtaren Oldashi per nje sere veprash penale ne proceduren e ceshtjes së KP, konkretisht veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.P.
Kete kallzim Prokuroria e Tiranës ia ka kaluar SPAK, pa më njotuar. Koleget e Krajës e Millonait, që janë njëkohësisht edhe kontrollues të GJKKO, pra mbrojtës të aseteve Gjoka e Olldashi, kanë vendosur mos-fillimin e procedimit. Ky vendim sigurisht do të ankimohet, prokurorët dhe gjyqtarët ligjshkelës e dine shumë mirë që vendim-marrjet e korruptuara të kolegëve të tyre mund t’a shtyjnë, por nuk mund t’a fshijnë kurrë dënimin veprave penale të konsumuara prej tyre në këtë rast. Ndaj zonja në fjalë mendon se mund të ofrojë pazar duke ngritur çështje të tilla.
Megjithatë unë e vlerësoj këtë rast si një mundësi të shkëlqyer për t’i drejtuar xhongleres së mbiemrave ato pyetje që unë I drejtova publikisht. A je përzënë nga Greqia për vepra të dënueshme?
A ekziston një video e gjetur në shtëpinë e gazetarit të larguar tashmë nga Shqipëria, në të cilën ajo është rregjistruar me qëllim shantazhi duke negociuar me një ish deputet të PS marrjen e shumës prej 500 mijë eurosh në këmbim të lehtësirave ligjore shfajësuese për këtë ish deputet?
SPAK është organ publik dhe ka detyrimin të sqarojë nëse ekziston një rrethanë e tillë opinion publik ndaj i bëj edhe një here thirrje t’i përgjigjet kësaj pyetjeje, që është në interes të publikut. Gjithashtu inkurajoj mediat të pyesin dhe hetojnë për këtë çështje.
TIRANA- Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut t...
TIRANA- Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka bërë sot një deklaratë për mediat ku ka...
ITALIA- Pas përplasjes mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe magjistratëve për vendimin e djeshëm, ekzekutivi në Rom&eum...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim” dhe për çështjen e in...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e radhës në podkastin e tij “Flasim” për ndërhyrjen kirurgji...
ITALIA- Media italiane “Corriere della Sera” ka bërë një analizë të situatës pas vendimit të djeshëm ...
TIRANA- Gjatë tryezës së diskutimit me 70 pedagogë të universiteteve të ndryshme, me temë ‘Shkenca (jo) politike...
ITALIA- "Financial Times" i ka dedikuar një artikull vendimit të sotëm të Gjykatës së Romës për kthimin n&eu...
ITALIA- Media britanike “The Guardian” i ka dedikuar një artikull vendimit të sotëm të Gjykatës së Rom&eum...
ITALI- Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni do të mbledhë të hënën qeverinë në lidhje me vendimin që u mor sot ...