Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dr. Artan Distafa, në një deklaratë për mediat denoncuar miratimin nga Këshilli Kombëtar i Territorit për ndërtimin e një kulle 58-katëshe në zonën e Liqenit Artificial, duke u shprehur se është një hap tjetër në betonizimin masiv të Tiranës, që po shkatërron çdo hapësirë të gjelbër dhe çdo mundësi për zhvillim të qëndrueshëm urban. Sipas tij, ky zhvillim nuk është një mundësi për qytetarët, por një shkatërrim i vlerave qytetare dhe mjedisit.
"Ky qytet po mbytet nga betoni dhe ky nuk është zhvillim, por shkatërrim i qytetit dhe i jetës së qytetarëve," tha Distafa, duke theksuar se vetëm në gjashtë muaj të vitit 2024 janë lëshuar leje ndërtimi për pothuajse 900 mijë metra katrorë në Tiranë, një rritje dramatike që po sjell pasojat e një tsunami ndërtimesh.
Distafa e cilësoi situatën si një katastrofë urbane, ku shumëkatëshet po ndërtohen pa infrastrukturë të duhur, pa rrugë të përshtatshme dhe pa hapësira për parkim. Sipas tij, lagjet e Tiranës po shndërrohen në geto betoni, ku qytetarët janë të detyruar të jetojnë në kushte të rënda, mes pluhurit, zhurmës dhe ndotjes.
"Kullat shumëkatëshe kanë pushtuar çdo cep të qytetit, ndërtohen pa respektuar kriteret e infrastrukturës dhe pa siguruar kushte të përballueshme për qytetarët," shtoi ai. "Në vend që të mbrojmë hapësirat publike dhe të promovojmë një zhvillim të qëndrueshëm, po shkatërrojmë gjithçka që na mbante të lidhur me natyrën dhe jetën qytetare."
Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak në bashkinë e Tiranës, Dr. Artan Distafa.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar ndërtimin e një kulle 58-katëshe në zonën e digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Ky qytet po mbytet nga betoni dhe ky nuk është zhvillim, por shkatërrim i qytetit dhe i jetës së qytetarëve.
Në vetëm gjashtë muaj të vitit 2024, janë dhënë gati 900 mijë metra katrorë leje ndërtimi në Tiranë. Kjo është një rritje e frikshme, një tsunami ndërtimesh që po zhduk çdo hapësirë publike, çdo lulishte, çdo frymëmarrje të qytetit.
Kullat shumëkatëshe kanë pushtuar çdo cep. Ndërtohen pa infrastrukturë, pa rrugë të përshtatshme, pa kanalizime dhe pa hapësira për parkim. Lagjet po kthehen në geto betoni, ku banorët jetojnë mes zhurmës, pluhurit dhe ajrit të ndotur.
Hapësirat publike dhe gjelbërimi po vidhen çdo ditë. Lulishtet dhe sheshet ku luanin fëmijët po zhduken, për t’u kthyer në themele pallatesh dhe kulla luksoze. Ky është grabitje e pastër e të drejtave qytetare.
Pasojat janë dramatike, më pak ajër i pastër, më shumë ndotje, mungesë drite në apartamente, stres dhe shëndet i rrezikuar për mijëra qytetarë. Tirana po kthehet në një shkretëtirë urbane, ku jeta nuk vlen, por vlejnë vetëm paratë e oligarkëve.
Kjo nuk është vetëm një aferë urbane, por një aferë kriminale financiare. Raportet ndërkombëtare, përfshirë edhe “Aruba papers”, kanë treguar qartë se ndërtimet dhe kullat në Tiranë janë kthyer në një lavatriçe gjigande për pastrimin e parave të pista. Tirana është bërë kryeqyteti i korrupsionit dhe i krimit financiar, ku kullat nuk ndërtohen për qytetarët, por për të fshehur miliardat e vjedhura. Arkitekti i këtij sistemi, dhe përfituesi kryesor, është vetë Edi Rama.
Fakti që kullat vazhdojnë të ndërtohen edhe ndërkohë që Erion Veliaj është në burg, është prova më e qartë se ky shkatërrim i Tiranës ka pasur gjithmonë një autor të vetëm, Edi Ramën, i cili është fshehur pas çdo afere, çdo lejeje dhe çdo kulle.
Ne, Grupi i Këshilltarëve të Partisë së Lirisë, kërkojmë:
Ndërprerjen e menjëhershme të lejeve për kullat shumëkatëshe.
Një plan urbanistik të ri, me pjesëmarrje të qytetarëve.
Mbrojtjen e hapësirave të gjelbra dhe shesheve publike.
Transparencë totale për çdo leje ndërtimi.
Përgjegjësi dhe ndëshkim për ata që kanë shkelur ligjin dhe interesin publik.
Tirana nuk është pronë private e ndërtuesve dhe e politikanëve. Tirana është shtëpia jonë dhe nuk do të lejojmë që ky qytet të shkatërrohet për interesat e pak njerëzve.
Por kjo nuk është thjesht një betejë për Tiranën. Është një betejë për modelin e qeverisjes në Shqipëri. Ky model i betonizimit, i korrupsionit dhe i pastrimit të parave duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë. Dhe mënyra për ta bërë këtë është përmes zgjedhjeve, përmes fuqisë së qytetarëve që thonë mjaft, që zgjedhin ndryshimin, dhe që i japin fund regjimit të betonit e korrupsionit.
Ky është një apel dhe një paralajmërim, qyteti ka kufijtë e tij. Betonizimi dhe pastrimi i parave përmes kullave duhet të ndalen tani. Arkitekti i këtij krimi urban dhe financiar, Edi Rama, nuk do ta shpëtojë dot veten pas betonit që po ngre.
Kryetari i PD Sali Berisha gjatë konferencës së organizuar nga PD dhe fondacioni suedez ‘Jarl Hjalmarson deklaroi se gjendja e grave dhe ...
Nuk kanë kaluar as 24 orë nga batutat e Ramës për presidentin Donald Trump në një samit me liderë të tjerë europi...
Mbledhja e Komisionit Rregullator të KQZ-së, e cila duhej të miratonte afatet për zgjedhjet e parakohshme të 9 nëntorit në gj...
Politikanja suedeze e Partisë së Moderuar, Margareta Cederfelt ka mbajtur fjalën e saj konferencën “Të bësh ndrysh...
Edi Ramës i pëlqen të bëjë shpesh “shakaxhiun” në samitet ndërkombetare. Kjo si një mënyrë p&eum...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha në një konferencë për media është shprehur se qëndrimet e Manasti...
Deputeti demokrat Besart Xhaferri ka bërë një reagim sa i përket raportit të fundit nga KLSH, ku në rrjetet sociale ai shkruan s...
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se në zonat ku kanë rënë zjarre, nuk do të jepen asnjë leje ndërtimi për 30 vj...
Kryeministri Edi Rama prezanton kapitullin e ri të mbrojtjes civile përmes transformimit të forcës zjarrfikëse dhe inovacio...