POLITIKE

"Kodi i ri Penal do i nënshtrohet konsultimit publik", Manja: Përgjigjet për amnistinë i marrin të enjten, asgjë për të fshehur

M.B. Përditësimi i fundit 3 Maj 2024, 11:12
"Kodi i ri Penal do i nënshtrohet konsultimit publik", Manja:
Ulsi Manja

TIRANA- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat, tha se një Kod i ri Penal është i nevojshëm, por do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Manja tha se drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, reflekton 61 direktiva të BE. Ai shtoi se Kodi, do të jetë i tillë që t'i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim.

“Që duhet një Kod i ri Penal, jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE, është kërkesë e Brukselit. Kemi një Kod Penal të miratuar në 1995. Në këtë Kod Penal për shkak të zhvillimit është ndërhyrë 33 herë, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një kod të ri penal.

Ka një draft që është dorëzuar në ministri, por që do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Do jetë një kod penal që do i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim. Reflektohen në atë draft 61 direktiva të BE”, tha Manja.

Ndërsa për amnistinë penale, Manja tha se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, në një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Po ashtu pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, ministri i Drejtësisë u pyet edhe për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

"Sa herë rikthehem këtu pas 13 vjetësh. Kjo është shtëpia ime. Ky është profesioni. Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegesh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit. Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar.

Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli", tha Manja.

ulsi manja

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan