Lorik Cana, në krah të studentëve: E ardhmja e vendit nis nga ata!
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre p...
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat e studentëve dhe kërkesat e tyre p...
Një student në protestën e sotme i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili më herët deklaro...
Nga Andreas Ernst, NEUE ZUERCHER ZEITUNG Protestat studentore në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u përshkallëzuan sërish gjatë na...
Të rinjtë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të revoltës studentore. Ata janë u...
Një pensionist i është bashkuar protestës së studentëve në zonën e Rrugës së Durrësit në Tiranë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Edi Ramës për përja...
Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, në ditën e shtatë të protestave kundër qeverisë. Nj&eum...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë s&eum...
Një tjetër Email është dërguar kundrejt disa institucioneve shtetërore, ku përmbante kërcënime me lëndë...
Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit i dhuruar një duartrokitje të mekur kryeministrit Edi Rama, në p&eu...

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj kërcënimeve të Edi Ramës për përjashtimin e studentëve nga shkollat, largimin nga konviktet dhe heqjen e bursave, si dhe ndaj paralajmërimeve për faturimin e dëmeve të protestave te prindërit e gjimnazistëve.
Në postimin e tij në Facebook, Bardhi e ka krahasuar gjuhën e kryeministrit me atë të diktatorit bjellorus Aleksandër Lukashenko, duke deklaruar se kërcënimet nuk i trembin më të rinjtë.
“Edi Rama, koha jote ka mbaruar! Shqipëria nuk është Bjellorusia e Lukashenkos!”, shkruan Bardhi, i cili thekson se kryeministri nuk ka kompetencë të vendosë për përjashtimet nga universitetet apo përgjegjësitë financiare të familjeve. Ai u bën thirrje të rinjve të mos tërhiqen përballë presionit dhe nënvizon se e drejta për të protestuar nuk mund të ndëshkohet me kërcënime ndaj shkollimit apo familjeve të tyre.
Postimi i plotë:
EDI RAMA, KOHA JOTE KA MBARUAR! SHQIPËRIA NUK ËSHTË BJELLORUSIA E LUKASHENKOS!
Shqipëria nuk mund të digjet për karrigen e Edi Ramës dhe të askujt tjetër!
Kërcënimet e tua ndaj studentëve, të rinjve dhe prindërve të tyre nuk trembin më askënd! Gjuha jote represive ka ZERO vlerë juridike, ZERO autoritet mbi universitetet dhe ZERO fuqi për të zëvendësuar drejtësinë.
Sot, Edi Rama kërcënoi studentët me përjashtime nga shkolla, largimin nga konviktet dhe heqjen e bursave, ndërsa prindërit e gjimnazistëve me faturat e dëmeve të protestave.
Kjo është gjuha e Lukashenkos!
Në tetor 2020, diktatori bjellorus urdhëroi përjashtimin nga universitetet të studentëve që protestonin kundër tij dhe u kërkoi prindërve t’i largonin fëmijët nga rrugët.
Sot, Edi Rama përdor të njëjtën gjuhë represive për të kërcënuar studentët me shkollimin dhe për të frikësuar prindërit me pasoja financiare, por Edi Rama nuk është as gjykatës, as rektor! Ai është sot thjesht kryeministri më i urryer në Europë!
Edi Rama, ti nuk je gjykatë! Nuk mund të shpallësh fajtorë, të përcaktosh përgjegjësi financiare dhe të ngarkosh prindërit me detyrime sipas dëshirës tënde. Asgjë nuk u bën dot, u merr të keqen!
Edi Rama, ti nuk je rektor! Nuk ke kompetencë të përjashtosh studentë apo të vendosësh masa disiplinore ndaj tyre. Autonomia universitare garantohet nga Kushtetuta. Sado nën kontroll t’i kesh ti rektorët, asgjë s’u bën dot studentëve, u merr të keqen!
Edi Rama, ti nuk je as pronari i bursave! Mbështetja financiare e studentëve përcaktohet nga ligji dhe jo nga urrejtja dhe zemërimi i një kryeministri të mbaruar. Ta mban ta ndryshosh ligjin?
Dhe mbi të gjitha, ti, Edi Rama, nuk je pronari i Shqipërisë!
Për fatin e madh të Shqipërisë, rinia tregoi se nuk është pronë e pushtetit dhe se ajo refuzon të sundohet nga një kryeministër i korruptuar.
Asnjë hap pas! Asnjë tërheqje përballë shantazhit!
Të rinjtë kanë të drejtë të protestojnë, të kërkojnë llogari dhe të kundërshtojnë pushtetin pa u kërcënuar për shkollimin apo familjet e tyre.
Në 13 vite pushtet, ti, Edi Rama, i ke bërë dëme të mëdha vendit, ke sunduar siç ke dashur, ke plaçkitur këtë vend sa ke dashur dhe me kë ke dashur. Por sot ke përballë një brez që nuk e sundon dot, sepse nuk të ka më frikë!
Edi Rama, ti mund të blesh mercenarë kundër popullit, por ti di diçka më mirë se kushdo: Koha jote ka marrë fund!
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, pas daljes nga ambientet e Prokurorisë s&eum...
Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit i dhuruar një duartrokitje të mekur kryeministrit Edi Rama, në p&eu...
Nga The Guardian/ Protestat që kanë tronditur Spanjën dhe Francën javët e fundit janë përhapur në Itali dhe Portugali,...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posa&cce...
I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Enri Çeno, sekretar për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, aku...
Protestat masive kundër qeverisë në Shqipëri kanë marrë vëmendjen e prestigjiozes franceze “Le Figaro”, e cila ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit, duke i cilësuar si të rinj që nuk kërkojnë paqe, por përmbysje, nd&eu...
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Punëve të Brendshme Ervin Demo po mbajnë një takim me policinë e Shtetit. Ministri Demo: Ajo q&eu...
Në këto orë të vështira që po kalon Shqipëria, artistët shqiptarë dhe nga Kosova janë bërë bashk&e...
Protestat studentore në Shqipëri çdo ditë kanë marrë vëmendjen e mediave ndëerkombëtare. Deutsche Welle shkruan...