Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Delegacioni i BE-së në Tiranë ka thënë se mbështet çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqiperisë për qeverisjen e mire.
Në reagimin lidhur me propozimin e PS për ngritjen e komisionit anti-korrupsion, delegacioni thotë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.
Më tej theksohet se është me rëndësi jetike që "procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile."
REAGIMI I DELEGACIONIT TË BE NË TIRANË:
Delegacioni i BE-së mirëpret çdo nismë për të çuar më tej proceset e arritjeve të reformave të Shqiperisë për qeverisjen e mirë, shtetin e së drejtës dhe antikorrupsionin, duke u mbështetur te reformat dhe arritjet e mëparshme, si dhe në përputhje me parimin kushtetues të kontrollit dhe balancimit.
Ne theksojmë se është e rëndësishme të garantohet që kjo nismë do të zhvillohet në koherencë të plotë me gjetjet e raporteve të shqyrtimit analitik të legjislacionit (procesi screeening) dhe me angazhimet që ka marrë Shqipëria si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, si udhërrëfyesit për shtetin ligjor dhe administratën publike.
Për sa i përket sektorit të drejtësisë, vërejmë se parimi kryesor duhet të jetë pakthyeshmëria e reformës në drejtësi të vitit 2016.
Theksojmë se është me rëndësi jetike që procesi i propozuar parlamentar të jetë i bazuar në prova, transparent, të gëzojë mbështetje të fortë ndërpartiake dhe të mbështetet në një konsultim gjithëpërfshirës dhe kuptimplotë me të gjitha institucionet dhe palët e interesuara, përfshirë edhe shoqërinë civile.
Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, BE-ja po ofron ndërkaq asistencë të madhe për Shqipërinë në fushat e qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit, si dhe është e gatshme të rrisë mbështetjen e vet, sipas rastit.
Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së dhe ministrave, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama u propozua ngritja e një komisioni të posaçëm parlamentar përmes një rezolute të PS të titulluar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”.
Rezoluta u prezantua nga ministrja e shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali dhe sugjeron se puna e komisionit të posaçëm parlamentar nuk do të prekë reformën në drejtësi të arritur në vitin 2016.
Sipas tekstit të rezolutës, synimi i ngritjes së këtij komisioni është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikqyrës dhe llogarikërkues ndaj ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese.
Dhurata Çupi TIRANË - Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve Dhurata Çupi, ka kundërshtuar ligjin për privatizimin e n...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për shtyp tha se Konventa Zgjedhore do...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar sëris...
Ervin Salianji TIRANË - Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për Trajtimin e të Dhënave TIMS. Në rend dite është ...
Mbledhja e komisionit TIRANË - Mbledhja e Komisionit Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shë...
Foto ilustruese GREQIA- Ambasada Shqiptare në Athinë ka njoftuar sot se kërkon mësues për gjuhën shqipe. Ambasada ka inf...
Mbledhja TIRANA- Zëvendësministrja e Financave, Olta Manjani, ka folur në Komisionin e Ligjeve për sigurimet shoqërore dhe negocia...
ELBASAN - Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erion Murataj, ka deklaruar se situata në Landifillin e mbetjeve të Elbasanit &e...
QSUT TIRANA- Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, kanë njoftuar se ditën e sotm...
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ditën e sotme ka dërguar një kërkesë në SP...