Rama publikon bilancin e protestave, policët i quan “të plagosur” dhe protestuesit “të lënduar”
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...
Një akuzë e rëndë ka tronditur opinionin publik, ku kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha nga oborri i Kuvendit deklaroi se Kry...
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për 18 persona të arrestuar gjatë protestave në Tiran&eum...
Është hequr gardhi metalik që ishte vendosur para Kuvendit të Shqipërisë si barrikadë për të penguar protestë...
TIRANË- Mbledhja e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut ka vijuar me debate të forta dhe akuza. Një nga çështjet që ngjalli debate ishte edhe ajo e Prokurorisë së Përgjithshme ndërsa opozita fillimisht kërkoi llogari pse Prokurori i përgjithshëm nuk ishte prezent të mbronte buxhetin e tij. Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi kreun e akuzës Olsian Çela se nuk iu ka kthyer asnjë përgjigje kërkesave të PD që kur ka nisur detyrën.
Bardhi shtoi se Çela nuk ka kapur dot as standardin e Arta Markut që kur ka ardhur në detyrë. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi theksoi se është heshtje e qëllimshme ndërsa tha se po shtohen rastet e ushtarëve dhe se ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Përfaqësuesi i Prokurorisë u përgjigj se Sektori i Dekriminalizimit kishte shumë ngarkesë dhe se vërejtjet e transmetuara në Komision do ia përcillte kreut të PP.
Bardhi: Grupi parlamentar i PD ka paraqitur disa kërkesa për verifikim në Prokurorinë e Përgjithshme për të pastruar jetën publike nga individë me rekorde kriminale. Nuk ka ndodhur kurrë që në 4-5 vite nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme. Kemi kërkuar verifikim për Mark Babanin, i mbaroi detyra, ku sektori që është gjallë apo t’i themi rahmet pastë, nuk ka sjellë gjë. Kemi çuar për gjyqtarë e prokurorë dhe ne nuk kemi marrë përgjigje. Kjo është heqje dorë me vetëdije nga Prokurori i Përgjithshëm.
Ka afate, meqë qenka i zënë me këto aktivitete e huaja. Janë shkelur të gjitha afatet. Iku mandati, ka shkuar në shpi burri huaj, ndoshta partia e verifikoi para Prokurorisë së Përgjithshme dhe zyrtarisht nuk kemi përgjigje. Çfarë pune bën ky sektori i dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kur do kemi përgjigje, e keni funksion kushtetues dhe Kuvendi ju jep lekë të përmbushni funksionin.
Pse keni hequr dorë nga detyrimi kushtetues? Nuk kemi përgjigje nga Prokuroria e Përgjithshme që kur ka ardhur Olsian Çela, nuk ka kapur as standardin e Arta Markut! Sa ç’është në atë detyrë nuk ka sjellë asnjë përgjigje për çfarë i merrni lekët. Hajdeni këtu, na thoni jemi të paaftë dhe na e merrni këtë funksion.
Bylykbashi: Është heshtje e qëllimshme. Po na shtohen rastet e ushtarëve, ata me dënime caktojnë kush janë deputetët. Të heshtet deri në vrasje nuk është harresë dhe prokurori i Përgjithshëm është përgjegjës.
Përfaqësuesi i Prokurorisë: Sektori i dekriminalizimit është me ngarkesë jo të vogël, për të bërë një verifikim të një subjekti duhen adresuar në disa institucione. Është cikël i mbyllur. Drejtori i koordinimit në PP është ai që bën shpërndarjen dhe jep përgjigjet e verifikimit të subjekteve. I mbajta shënim, do ta bëj problem dhe do njoftoj Prokurorin e Përgjithshëm dhe do tu kthej një përgjigje.
Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka marrë pjesë ditën e sotme në seancën e Komisionit p&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Gjatë fja...
Protesta TIRANË- Avokatja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Adriana Kalaja ka marrë pjesë ditën e sotme ...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka marrë pjesë ditën e ...
Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Ç&eum...
Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit për Çësht...
Manja TIRANË- Seanca e sotme e Komisionit të Ligjeve ka nisur me replika. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi gjatë fjalës së t...
Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Li...
sali berisha TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme një konferencë me gazetarët. Beri...