Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Më kanë futur në hasmëri! Jam në burg për thashetheme Sky Ecc
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti demokrat Ervin Salianji solli në vëmendje atentatin e të shtunës në Memaliaj, ku humbën jetë tre persona.
Salianji e cilësoi ngjarjen si një horror, ku tha se policia jo vetëm që nuk po zbardh vrasjet e Memaliajt, por la në vendngjarje trupat e pajetë, duke tronditur qytetarët.
Ai shtoi më tej se ligji për Policinë e Shtetit duhet të shtyhet për në shtator, pasi është kompleks dhe duhet që në të të reflektohen propozimet e grupeve të interesit.
PJESË NGA FJALA E SALIANJIT:
Qeveria bën sikur po bën ndonjë punë. Se për punët në terren e shikoni ju se kush e ka kontrollin në territor. Tritol sot në Pogradec, tritol para tre ditësh në Elbasan, një prej vrasësve më famëkeqë që e ka Departamenti i Mbrojtjes së Dëshmitarëve del edhe flet aty, katër vrasje të pazbardhura çuan në tre të vrarë të tjerë në Memaliaj. E patë sesi Policia e Shtetit e kishte lënë për turp gjakun edhe trutë e njerëzve aty apo jo. Një ditë e ca pasi kishte përfunduar vrasja, le që nuk kap dot vrasësit, le që nuk i parandalon dot vrasjet, le që nuk i zbulon dot vrasjet, kur ka vrasje, por nuk pastron dot as skemën e krimit, që traumatizuan jo vetëm qytetarët e Memaliajt, por të gjithë ata që e panë në media.
Kështu që ky ligj, nëse doni që të krijohet një strukturë policore eficente, që të ketë mundësi që të jetë ligj që të gjejë zbatim, hajde e diskutojmë, të reflektohen propozimet që janë bërë nga grupet e interesit, ta shtyjmë në shtator, të reflektojmë dhe shqetësimet e sindikatës, por një pjesë kanë ardhur edhe tek ju edhe tek ne si anëtarë të këtij komisioni. Policët janë lënë të pambrojtur dhe të pambështetur financiarisht dhe pa mbështetje sa i përket anës profesionale. Nëse bëjmë sikur dëgjojmë propozimet, besoj se nuk i bëhet shërbim interesit publik. Ky është ligj që ka 142 nene, nuk është ligj që kalon për dy ditë. Këtë propozim kam.
Atentati në Memaliaj
Një vrasje e trefishtë u regjistrua mbrëmjen e 20 korrikut në Memaliaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Nga breshëritë e armës u vranë në vend tre persona dhe një tjetër u plagos rëndë. Nga tentati mbeti i vrarë 74-vjeçari, Shyqyri Kalemi së bashku me kamarierin e lokalit, 34-vjeçari Gledio Muka si dhe klienti, 37-vjeçari Marsel Çela. I plagosur rëndë nga ngjarja mbeti edhe vëllai i 74-vjeçarit, Artur Kalemi.
Shënjestër e atentatit ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera u vranë pasi ndodheshin pranë 74-vjeçarit në momentin e vrasjes. Dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes ndërsa pak orë pas vrasjes mjeti me të cilin u arratisën u gjet i djegur në fshatin Bejaj. Brenda mjetit janë gjetur edhe armë ndërsa pritet konfirmim nga autoritetet nëse janë përdorur apo jo gjatë vrasjes. Policia ka shoqëruar 27 persona në lidhje me ngjarjen ndërsa janë ushtruar 25 kontrolle në Memaliaj, Tepelenë, Vlorë, Fier, Elbasan, Tiranë, Lezhë dhe Shkodër.
Atentati dyshohet se mund të jetë porositur nga Dubai nga vrasës me pagesë. Pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Viktima Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit dhe i afërm i Adriatik Kalemit, të cilit i janë bërë së paku 3 atentate. Një në një ishull të Greqisë, një në burg dhe një në Shqipëri. Po ashtu në janar të këtij viti i bënë atentat në Unazën e Madhe edhe të vëllait Zamir Kalemit në Tiranë. Grupi hetimor po heton si një nga pistat e atentatit të sotëm vazhdimin e sagës së vrasjeve të Aleksandër Sadikaj dhe Edmond Papës. Policia dyshon se Andrea Kalemi dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës në dhjetor të 2022, ndërsa Sadikaj i cili mbeti i vrarë më herët me tritol brenda makinës ishte i afërm i vëllezërve Kalemi.
foto ilustruese TIRANË- Një përplasje e ashpër ka ndodhur në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranë...
Ilir Beqaj TIRANA- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka apeluar masën e arrestit me burg. Mësohet se Beqaj ka kërk...
Balliu TIRANË- Koordinatori i rajonit të Tiranës, Klevis Balliu ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka fol...
TIRANË- Në Komisionin e Sigurinë Kombëtare, u zhvillua sot seancë dëgjimore me grupet e interesit në lidhje me projektligji...
Ilir Meta TIRANA- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijuar akuzat ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit duke akuzuar se po k&eu...
Edmond Spaho dhe Taulant Balla TIRANA- Ministri i Brendshëm Taulant Balla mori pjesë sot në Komisionin për Ekonominë dhe...
Kellici TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar ditën e sotme disa dokumente para dyerve...
Arbian Mazniku TIRANA- Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 or&...
Foto ilustruese HIMARË- Më 4 gusht do të mbahen zgjedhjet e pjessme në bashkinë e Himarës. Ndërkohë sot ësht&e...
Bledi Çuçi TIRANA- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot mbledhjen e javës së fundit të këtij sesioni....