POLITIKE

"Komisioni iu bojkotua edhe nga drejtësia dhe nga shoqëria civile", Xhafaj: Do të mbaj një qëndrim publik javën që vjen për ecurinë e komisionit

r.ll Përditësimi i fundit 5 Tetor 2024, 12:12
"Komisioni iu bojkotua edhe nga drejtësia dhe nga shoqëria
fatmir xhafaj, edi rama

TIRANË- Planet e qeverisë për të replikuar një proces në dukje të ngjashëm me reformën në drejtësi përmes të ashtuquajturit “komisioni antikorrupsion” i drejtuar nga deputeti Fatmir Xhafaj u futën në krizë gjatë kësaj jave, kur institucionet e drejtësisë dhe një numër organizatash të shoqërisë civile refuzuan njëra pas tjetrës që të dërgonin ekspertë.

Komisioni parlamentar “Për thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” e nisi punën në mënyrë të njënashme, pasi Kuvendi miratoi në prill vetëm me votat e Partisë Socialiste ngritjen e tij mbi bazën e një rezolute të iniciuar nga kryeministri Edi Rama.

Iniciativa u prit me mosbesim dhe u komentua si një përpjekje për “kapjen e institucioneve të drejtësisë”, pavarësisht se një numër ambasadash të akredituara në vend deklaruan më pas pjesmarrjen e ekspertëve të tyre në komision.

Opozita e ka bojkotuar komisionin prej fillimit, ndërsa refuzimi në seri i ftesave nga institucionet e drejtësisë e lënë mazhorancën të vetmen palë në tryezë.

Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Posaçme, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan njëri pas tjetrit të ditët e para të tetorit se nuk do të marrin pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë me ekspertë në këtë komision. Me arsye të ndryshme, pjesmarrjen e refuzuan edhe organizatat e shoqërisë civile.

Nëpërmjet në letre dërguar Kuvendit të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e argumentoi refuzimin me faktin se pjesmarrja në proceset ligjbërëse ishte “një konflikt në ushtrimin e funksionit të saj në kontrollin e pajtueshmërisë së ligjeve me Kushtetutën”.

Edhe Prokuroria e Posaçme, SPAK, bëri me dije të enjten se “prokurorët nuk e konsideruan të nevojshme pjesmarrjen me ekspertë në këtë komision..”.

Gjykata e Lartë i kujtoi Kuvendit “pavarësinë” dhe “paanshmërinë” e pushtetit gjyqësor, duke e konsideruar të papërshtatshme për misionin dhe funksionin e gjyqtarit pjesëmarrjen e tyre të drejtpërdrejtë si anëtarë të një nëngrupi teknik në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm.

Edhe Prokuroria e Pergjithshme bëri të ditur të premten se “nuk do të marrë pjesë me ekspertë si pjesë të nëngrupit të punës së komisionit”, por shtoi se ka caktuar “pika kontakti” sipas fushave përkatëse të ekspertizës.

Këshilli i Lartë Gjyqësor po ashtu i tha BIRN-it të premten se nuk do të dërgonte përfaqësues si ekspertë në grupin e punës së komisionit, por do të caktonte një pikë kontakti që do të kontribuojë me propozime dhe opinione.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë po ashtu ka dërguar një përgjigje të ngjashme, ndërsa mbetet ende pa një vendimmarrje Këshilli i Lartë i Prokurorisë, pavarësisht se në gusht njoftoi se kishte pasur “dakordësim” për t’u përfaqësuar me dy prokurorë.

KLP i tha BIRN të premten se “nuk ka një vendimmarrje për këtë çështje” dhe se diskutimet ishin bërë në seanca informale të Këshillit.

Kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafa, nguroi të jepte një qëndrim për refuzimin e institucioneve të drejtësisë, ndërkohë që prej dy muajsh komisioni nuk ka zhvilluar mbledhje.  I kontaktuar nga BIRN, Xhafaj tha se do të mbante një qëndrim publik për ecurinë e komisionit javën që vjen.

Përveç institucioneve të drejtësisë, BIRN mësoi se komisioni “Xhafaj” është bojkotuar edhe nga disa organizata të shoqërisë civile, të cilat janë aktive në monitorimin e institucioneve të drejtësisë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim si dhe Instituti i Studimeve Politike nuk e kanë pranuar ftesën për të dërguar ekspertë pranë komisionit.

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Erida Skëndaj, i tha BIRN se i kanë komunikuar komisionit pamundësinë për t’u angazhuar në proces, “për shkak të mungesës së burimeve njerëzore’.

Edhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, IDM, sipas komunikimit zyrtar me Kuvendin, argumenton se i ofron komisionit vetëm ekspertizë nëpërmjet raporteve të kryera nga kjo organizatë dhe jo ekspertë që të punojnë në stafin e brendshëm të tij.

Afrim Krasniqi, drejtor ekzekutiv i Institutit për Studime Politike, një prej organizatave që ka refuzuar ftesën për të dërguar ekspertë, i tha BIRN se refuzimi i institucioneve të drejtësisë ishte i drejtë, pavarësisht se i vonuar në kohë.

“Komisioni i posaçëm është një strukturë politike e parlamentit, e përbërë nga politikanë me qëllime dhe ligjërime politike, kurse institucionet e pavarura dhe kushtetuese të drejtësisë janë institucione që do të duhet të jenë jashtë politikës,” tha Krasniqi për BIRN.

“Nëse do të kishin pranuar, do të kishin humbur konceptin e pavarësisë së tyre, do të kishin cënuar parimin kushtetues për të cilin janë ngritur, do të ishin në konflikt interesi dhe do të njësonin deridiku pushtetet,” shtoi ai.

Krasniqi ngre pikëpyetje për vonesën e dhënies së përgjigjeve, që sipas tij,  tregon që ka pasur një debat të brendshëm.

“Nuk mundet që institucione që luftojnë korrupsionin të shkojnë të bëhen pjesë në një komision parlamentar, ku ka dhe individë që janë të akuzuar për korrupsion apo nën hetim, pavarësisht retorikës që përdorin,” tha më tej Krasniqi.

Përfaqësuesit e opozitës kritikojnë mungesën e transparencës, ndërsa theksojnë se komisioni ka punuar deri tani “në errësirë”, jo vetëm për publikun, por edhe për anëtarët e opozitës të zgjedhur “ex officio”.

Deputetja Jorida Tabaku i tha BIRN se ka kërkuar zyrtarisht të njihet me listën e ekspertëve që po punojnë pranë këtij komisioni dhe ka marrë përgjigje refuzuese, ndërsa shtoi se në dijeninë e saj ka në këtë grup persona politikë që nuk garantojnë paanshmëri të procesit.

“Aq sa kam parë emra nëpër media, pak ekspertë janë të njohur në fushën e integrimit, ndërkohë që ka shumë nga ata të lidhur politikisht, duke filluar nga ish-zëvendësministra dhe angazhimi i personave që kanë lidhje politike me partinë në pushtet,” tha Tabaku.

Sipas Tabakut, procesi përveç se është në mungesë transparence është gjithashtu një proces “që lë shteg për të paragjykuar atë produkt që do të nxjerrin në të ardhmen”./Reporter.al

komisioni antikorrupsion i ps fatmir xhafaj birn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan