Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...
TIRANË- Shtatë punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të kompanisë telefonike "One" janë proceduar penalisht lidhur me sulmin e ndodhur në zyrat e kësaj kompanie në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Policia ka reaguar tre muaj pas ngjarjes së ndodhur dhe bën me dije se procedimi i këtyre 8 punonjësve ka nisur për shkak se kanë fshehur sulmin në zyra nga dy persona të maskuar. Këta të fundit, më 25 dhjetor rreth orës 02:30, kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Në njoftimin e policisës, thuhet se ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Nuk raportuan një ngjarje të ndodhur në muajin dhjetor 2024, procedohen penalisht 7 punonjës të sigurisë fizike dhe drejtuesi i njërit prej departamenteve të një kompanie telefonike, në Tiranë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, pas marrjes së informacionit për një ngjarje të ndodhur dhe të paraportuar, kanë kryer veprime verifikuese dhe hetimore, të cilat çuan në konstatimin e kësaj ngjarjeje, e ndodhur më datë 25.12.2024, në ambientet e një kompanie telefonike, në zonën e Laprakës.
Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.
Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi G. K, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.
Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.
Në përfundim të veprimeve procedurale, Komisariati i Policisë Nr. 3 referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për veprat “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, ndaj:
• 2 punonjësve të sigurisë së brendshme të kompanisë, shtetasve G. K., 50 vjeç dhe A. F., 31 vjeç, si dhe drejtuesit të departamentit të zyrave dhe pasurisë të kësaj kompanie telefonike, shtetasit E. S., 38 vjeç.
Po ashtu nisi procedimi penal për veprën “Moskallëzimi i krimit” ndaj:
• drejtuesit teknik dhe 4 punonjësve të grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë, shtetasve A. Z., 54 vjeç, G. S., 40 vjeç, K. V., 63 vjeç, M. D., 55 vjeç; dhe I. T., 62 vjeç.
Hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për të verifikuar nëse janë përmbushur detyrimet ligjore dhe kontraktuale nga shoqëria private e sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë.
Veprimet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lidhur me ngjarjen, "Ora News" bëri bëjnë me dije se tre persona me maska kanë hyrë në godinë (në prezencë të rojeve të sigurisë, pasi ajo godinë ruhet 24 orë me personel sigurie nga kompania “Nazëri”), kanë thyer disa kompjutera dhe nuk dihet se çfarë veprimesh të tjera kanë bërë! Pavarësisht se reagimi ka qenë i dobët nga kompania e sigurisë në momentin e parë, me fshtësinë që ka vazhduar edhe në ditët në vazhdim, lë të kuptohet se shefi i sigurisë së “One” si dhe nivele të tjera drejtuese të vetë, kanë tentuar ta mbajnë të fshehtë si ngjarje.
Kjo ngjarje ka ndodhur pikërisht në kulmin e zhvillimeve që vinin nga Prokuroria e Posaçme, ku në kushtet kur kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i vëllai i tij Arbër Veliaj dhe vetë kompania “One” po hetohen për afera të pista, kjo ngjarje e dëmtimit apo heqjes së serverëve, në vetvete dhe mos reagimi i institucioneve e mos bërja publike e faktit ngre dyshimin që vërtet po tentohet t’i fshihet diçka SPAK-ut.
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) po heton marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.
Sipas dokumenteve hetimore, kompania “One” paguan Arbër Veliajn për marketing dhe promovim, ndërkohë që fiton tendera (pa garë) në Bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga vëllai i madh i familjes Veliaj, Erioni. SPAK ka zbuluar se një kompani sigurimi dhe “One Communication” kanë pasur marrëdhënie kontraktuale me “Gogel” në vlerë prej 5 milionë eurosh.
“Nga hetimi rezulton se klienti kryesor i ‘Gogel shpk’ është shoqëria ‘One Albania’, me një total shitjesh prej 551.639.924 lekë të reja”, thuhet në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Erion Veliaj.
chris lacivita, fatmir mediu SHBA- Drejtuesi politik i fushatës politike të koalicionit "PD- Aleanca për Shqipërinë Madhësht...
TIRANË- Nisma e Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, “...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama njëherësh dhe kryetari i Partisë Socialiste, dhe drejtuesja politike e Qarkut të Tiranës Ogerta Ma...
Edona Haklaj TIRANË - Kandidatja për deputete në listat e “Nisma Shqipëria Bëhet”, Edona Haklaj ka folur mbrë...
Edi Rama LEZHË - Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e kësaj të marte një takim me të rinjtë në Lezhë, ku b&eum...
Braçe TIRANË - Deputeti socialist Erion Braçe dhe Pandeli Majko kanë komentuar zhvillimet më të fundit politike në v...
Foto ilustruese KOSOVË - Kosova nuk e ka ratifikuar në Kuvend marrëveshjen për kredi me BE dhe derisa të mos e bëj kët&e...
Aleksandër Vuçiç KOSOVË - “Një formë tjetër manipulimi” - kështu e sheh Nenad Rashiç, udh&eu...
LEZHA- Kryeministri njëherësh dhe kryetari e Partisë Socialiste Edi Rama ka vijuar sot turin e tij në qarkun e Lezh&e...
Edi Rama LEZHË - Kryeministri Edi Rama gjatë takimit që po zhvillon këtë të martë me kandidatët për deputë...