
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama prezantoi për qeverinë e tij 4, “Diellën”, ministren më të re të krijuar nga inteligjenca artificiale, por që në fakt e “dekoroi” me pushtetin më të lakmuar. Atë të prokurimeve publike, ku brenda vitit në Shqipërinë tonë të vogël, kalojnë qindra tendera.
Rama u krenua duke e shitur këtë arritje, si pjesë të mandatit të katër, pasi “Diella” është e para ministre në botë me AI, por në fakt nuk është aspak kështu. Rezulton se qeveria Rama 4 po përdoret si kavje eksperimentale për interersat private personale të zotit Tony Blair.

Instituti Tony Blair e ka dekonspiruar vetë këtë të vërtetë të thjeshtë.
Në publikimet e tyre zyrtare ata thonë se në kuadër të fondeve që mbledhin nga institucione ndërkombëtare pjesë ekslusive të projektit kanë edhe projektin “Diella 2.0”. Shqiptarët duhet ta dinë se Blair e ka shndërruar Ramën në një kal të bindur i cili garanton fitimet dhe projektet private të britanikut dhe trajton interesat e Shqipërisë; sikur vendi të jetë bizhu personale e bashkëshortes së zotit Blair.
Ja pse:
Kjo nuk është hera e parë që Blair, i cili la zyrën në vitin 2007, ka punuar me Ramën. Kur socialistët erdhën në pushtet më 2013, Blair u punësua si këshilltar. Se çfarë nënkupton një punë e tillë, kjo është e paqartë, për shkak se kontratat nuk janë të disponueshme për publikun. Por, si qeveria shqiptare ashtu edhe Blair thonë se shërbimi vjen falas.
Gjithsesi, ish-kryeministri britanik nuk është i vetmi Blair që punoi për qeverinë shqiptare. Përgjatë të njëjtës periudhë, një kompani ligjore e drejtuar nga bashkëshortja e tij Cherie, mori qindra mijëra euro nga qeveria për shërbime të dhëna.
Një përkim i tillë vërehet se ka ndodhur edhe në Serbi. Dega në Shqipëri e Tony Blair Institute drejtohet nga David Stephenson, ka të regjistruar tetë punonjës dhe për vitin e parë të aktivitetit ka deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit të ardhura në vlerën e 9.1 milionë lekëve [rreth 94 mijë euro].
Në katin e tretë të “Torre Drin”, e deklaruar si adresa zyrtare e Institutit, nuk gjendet asnjë punonjës i saj, ndërsa zyrat përdoren nga një kompani kontabiliteti që ka për klient edhe “Tony Blair Institute – Albanian branch”. Nga të dhënat publike është e paqartë se çfarë shërbimesh konkrete ofroi kjo kompani për qeverinë shqiptare dhe sa i kushtoi taksapaguesve këto shërbime. Nga postimet publike të Tony Blair Institute duket se puna e tij lidhet më ngushtë me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, por kjo agjenci mohoi të kishte një kontratë për kushtet e bashkëpunimit.
Ekspertë vendës thonë se kjo, dhe mungesa e transparencës në lidhje me kontratat me TBI, duhet të bëjnë që të bien kambanat e alarmit.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
12 Shtator15:07
Salianji: Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë pushtet në duart e një njeriu! Opozita do reagojë
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar me tone të ashpra ndaj propozimit të qeverisë së re nga kryeministri Ed...
POLITIKE
12 Shtator14:58
E vetëkënaqur, por e harruar/ Bora Muzhaqi: Ika si ministre se i realizova të gjitha premtimet
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në kabinetin qeveritar “Rama 3”, Bora Muzhaqi thotë se po largohet nga dety...
POLITIKE
12 Shtator14:24
Ministrja Artificiale ndez debat kushtetues – Presidenca: Begaj ka dekretuar vetëm Kryeministrin Rama
Presidenca ka reaguar zyrtarisht në lidhje me dekretin për krijimin e një Ministreje të Inteligjencës Artificiale në përb&e...
POLITIKE
12 Shtator14:00
Video/ Gafa e deputetes së “Shqipëria Bëhet”, Ana Dajko: Jam këtu për të mbrojtur 64 mijë mandatet
Ana Dajko deputete që përfaqëson koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” u paraqit sot në seancën e parë plena...
POLITIKE
12 Shtator13:40
Dekretimi i Ramës, Bardhi: Presidenti po tenton ta shndërrojë Republikën në një palaçollëk
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka komentuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për formimin e qeverisë. Me anë t&...
POLITIKE
12 Shtator13:26
Momenti kur Edi Rama largohet nga Presidenca, ai u dekretua nga Begaj
Edi Rama është larguar nga ambientet e Presidencës, menjëherë pasi Presidenti Bajram Begaj e dekretoi si kryeministër në le...
POLITIKE
12 Shtator13:18
FOTO/ Ironia e Berishës me Ramën: Diella mori tenderat, paratë i shkojnë Ramaduros!
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me ironi në rrjetet sociale, pas lajmit se Diella “ministreshë” e krijuar nga in...
POLITIKE
12 Shtator12:37
A bëre fushatë në burg? Sara Mile i shmanget pyetjes së gazetares: Komentet janë të tepërta
Deputetja Sara Mile është vënë në siklet nga pyetja e gazetares Ambrozia Meta, në lidhje me votat e shumta që ajo ka marr&e...
POLITIKE
12 Shtator12:35
“Historia me Gazin ka mbaruar”, Zegjineja dorëzohet me nisjen e Kuvendit
Zegjine Çaushi ishte një zyrtare në Bashkinë e Roskovecit, pothuajse e panjohur për publikun, deri në momentin kur Gazment Bardh...
POLITIKE
12 Shtator12:29
Rama mbërrin në Presidencë, i dorëzon emrat e kabinetit presidentit Bajram Begaj
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Presidencë ditën e sotme. Gjatë takimit të shkurtër me Begajn, Rama i dorëzoi at...