
KOSOVA- Për të pesëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të martën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të shtatën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – sipas një propozimi të bërë më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post.
Dështimi i radhës ndodhi një ditë pasi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dërgoi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës çështjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Kërkesa për “interpretim të ndryshimit të votimit në mes të procedurave për zgjedhjen e kryeparlamentarit”, e paraqitur nga deputetë nga radhët e AAK-së, u mbështet edhe nga deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në vazhdimin e seancës konstituive, më 13 maj, PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe refuzuan sërish që ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë. Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese të vendosë “një pezullim të përkohshëm, një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”.
Seanca konstituive do të vazhdojë të enjten e 15 majit, në orën 10:00. Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve. Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit. Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.
Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit. Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj.
Ndërkohë, Presidenca e Kosovës bëri të ditur më 12 maj se presidentja Vjosa Osmani do të nisë nga 15 maji konsultime me partitë politike, në përpjekje për të zhbllokuar ngërçin në Kuvend. Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri. Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re./ REL
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Maj10:45
Zgjedhjet parlamentare/ Nis numërimi i votave preferenciale në Tiranë, Tabaku futet në Kuvend, ikën Erald Kapri i Mundësisë
TIRANË- Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, deri m&...
m.l
POLITIKE
13 Maj10:29
BIRN: Partia Demokratike fiton Lezhën, por diaspora mund të ndikojë ndarjen e mandateve
LEZHË- Sipas rezultateve paraprake, Partia Demokratike ka dalë forcë e parë, duke siguruar 29,484 vota ose 45.13%, ndërsa&n...
E.D
POLITIKE
13 Maj10:19
Akuzohen për korrupsionin aktiv gjatë zgjedhjeve/ SPAK nis hetimet për një grup personash në Kukës! Në kërkim edhe kryeplaku i fshatit
KUKËS- SPAK ka nisur hetimet për një grup personash në Kukës, të cilët akuzohen për korrupsionin aktiv gjatë...
M.B.
POLITIKE
13 Maj10:05
Përfundon procesi i numërimit në qarkun e Korçës, PS merr 54.33 % të votave dhe 6 mandate
KORÇA- Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në qarkun e Korçë ku Partia Socialiste rezulton forcë...
M.B.
POLITIKE
13 Maj09:55
FOTOLAJM/ As Rama, as Berisha! Qytetari në Elbasan voton për ekipin e zemrës: Forca Real Madrit!
ELBASAN- Një rast interesant është regjistruar nga procesi i numërimit të votave në Elbasan ku duket se një qytetar ka hedh...
M.B.
POLITIKE
13 Maj09:38
Lezha "blu"! Përfundon numërimi në këtë qark, PD-ASHM kryeson me 45.13% të votave
LEZHA- Ka përfunduar numërimi i votave në qakrun e Lezhës ku Partia Demokratike, ASHM kryeson me 29484 vota si forcë e parë...
POLITIKE
13 Maj09:30
Përfundon procesi i numërimit në Berat/ PS kryeson me 58.1%, siguron 5 mandate
BERAT- Në qarkun e Beratit janë numëruar të gjithë qendrat e votimi. Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, PS kryeson me...
m.l
POLITIKE
13 Maj09:21
Zgjedhjet parlamentare/ Përfundon procesi i numërimit në Dibër, kryeson PS-ja me mbi 30 mijë vota, ndiqet nga PD-ASHM dhe PSD
DIBËR- Procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar në Dibër. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni ...
M.B.
POLITIKE
13 Maj09:15
Gjirokastra drejt përfundimit të numërimit, PS kryeson me 62.23 % të votave
GJIROKASTRA- Në qarkun e Gjirkastrës ka mbetur tashmë edhe një kuti për t'u numëruar teksa Partia Socialiste udhëheq s...