Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe organizata të shoqërisë civile që monitorojnë proceset zgjedhore nisën në disa qarqe në Shqipëri ndërgjegjësimin e autoriteteve shtetërore dhe vendore për mospërdorim të burimeve shtetërore në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përdorimi i këtyre burimeve për avantazh elektoral ishte sipas organizatave një nga dukuritë më problematike në zgjedhjet e fundit vendore, duke shënuar rritje dhe një sfidë të hapur ndaj ligjit dhe institucioneve. Drejtuesi i organizatës “KRIIK Albania” Premto Gogo thotë për Zërin e Amerikës se përdorimi i burimeve shtetërore është një nga problematikat madhore me të cilat haset procesi zgjedhor në Shqipëri.
“Raporti i vlerësimit të nevojave, i bërë nga ODIHR, ku ka pasur edhe një takim të posacem me organizatën tonë ka qenë një nga shqetësimet kryesore pikërisht mundësia për të keqpërdorur burimet shtetërore për të krijuar orientime apo deri në nivel frikësimi ndaj qytetarëve”, thotë ai.
Gogo flet më tej për shqetësimin e përdorimit të disa prej burimeve shtetërore në zgjedhje.
“Përdorimi i burimeve materiale, financiare, përdorimi i burimeve njerëzore, administratës publike flasim dhe duke shkuar deri në momente frikësimi, ashtu sikurse edhe burime të aseteve shtetërore, autoritetit shtetëror dhe institucional. Kështu që janë një sërë elementësh të vërejtur. Mjafton të themi që gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2023, kanë qenë mbi 200 denoncime që organizata jonë KRIIK i ka dërguar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve me këtë natyrë".
Gogo thotë se krahas takimeve në 8 qarqe të vendit organizata do të monitorojë edhe aktivitete e administratës vendore apo qëndrore gjatë fushatës nëse janë në përputhje me ligjin.
“Në kontaktet paraprake që janë zhvilluar me përfaqësues të partive politike dhe të institucioneve, thotë më tej zoti Gogo, ka një ndërgjegjësim, por duhet parë, thotë ai, se si do të përkthehet në qëndrime konkrete në respekt të ligjit gjatë fushatës”.
Edhe Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi në një komunikim “on line” me zyrtarët vendorë në Gjirokastër u bëri thirrje të zbatojnë përcaktimet që jep ligji zgjedhor lidhur me aktivitetet në periudhën e fushatës.
Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi deklaroi se të gjitha aktivitetet zyrtare gjatë fushatës do të monitoroheshin dhe u kërkoi zyrtarëve publikë në Gjirokastër të mos abuzonin me burimet shtetërore pasi do të ndëshkoheshin sipas ligjit .
Krahas mospërdorimit të burimeve shtetërore në fushatë sic janë asetet e vetë institucioneve, po aq rëndësi ka edhe mospërdorimi autoritetit publik në aktivitetet elektorale, thotë Antuela Malaj, eksperte e organizatës.
Në zgjedhjet vendore të vitit 2023 organizata KRIIK bëri mbi 200 denoncime në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për shkelje të ligjit në përdorimin e burimeve shtetërore në zgedhje ku për rreth 60 subjekte u ndërmorën masa nga vetë KQZ.
"Por, sipas raporteve të organizatave që monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri, janë vërejtur raste kur hetimet administrative dhe veçanërisht ato penale për denoncimet lidhur me ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore janë zgjatur apo zvarritur në kohë, çka dobëson sipas organizatave besimin e qytetarëve në mekanizmat raportues dhe rezultatin e pritur ”.
Organizatat i kanë kërkuar KQZ-së që të përdorë të gjitha burimet dhe instrumentet, për të trajtuar me prioritet shqetësimet si dhe indicjet publike që janë të verifikueshme, lidhur me keqpërdorimin e burimeve shtetërore në zgedhjet e pritshme parlamentare./VOA
sali berisha TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka pranuar kërkesën e paraqitur nga avokati i kreut të PD-së, Sali Berishës ...
Foto ilustruese TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS ka shqyrtuar ditën e sotme kërkesën e Komisionerit Shtetëror t...
Takimi TIRANË- Zëvendëspresidenti i Bankës Europiane të Investimeve (BEI), De Groot ishte për një vizitë në Sh...
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi ka bërë një deklaratë për mediat ku tha se SPAK-u po...
Begaj, Alberti TIRANË - Ambasadori i ri i Italisë Marco Alberti ka mbërritur në Tiranë, aty ku është pritur nga Pre...
TIRANA- GJKKO ka dënuar me një vit burg kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla duke e shpallur fajtor për akuza...
TIRANA- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu mbajti fjalën e saj në QSUT ku u prezantua nisjen e bashkëpu...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se nëse nuk pranohet kërkesa e tyre p&eu...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se mosbindjen civile do e vazhdojmë në botë. Ai shtoi se nuk mund të paj...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se PD ka dorëzuar amendamentin për njohjen e ç...