U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës: Kallëzim për Presidentin!
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...
Policia e Shtetit ka reaguar pas mesazheve intimiduese që u janë dërguar mësuesve dhe pedagogëve pjesëmarrës në protes...
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të...
Ergys Agasi i është drejtuar Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke kërkuar ...
Është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës. Shoqëria e Ujësjellës-Kanalizime...
Gjatë deklaratës së tij pas seancës në Kuvend kreu demokrat Berisha tha për gazetarët se, ‘Edi Rama është n&e...
Pasuri me vlerë 77 milionë lekë janë vendosur nën sekuestro preventive në kuadër të hetimit të SPAK për traf...

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, ka folur sot në Kuvend teksa po diskutohet projektligj për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për qeverisjen elektronike”. Balla i ka bërë thirrje opozitës të votojë aktin normativ për t’i dhënë fondin që i duhet KQZ-së për ngritjen e një regjistri. Ai shtoi se sot janë në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kanë miratuar më 26 korrik.
Balla foli sërish lidhur me datën e mundshme të zgjedhjeve teksa tha se shqiptarët do të votojnë në prill apo në maj, bazuar në ligj, duke iu referuar lajmeve që tha se kishte lexuar për fjalën e tij. Ai shtoi se listat vazhdojnë të jenë të hapura. Balla tha se shpreson që rregullatori i KQZ të përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin e diasporës.
“Tanimë kemi ndrequr më në fund një borxh që u kemi vëllezërve dhe motrave tonë që jetojnë jashtë territorit. Shqiptarët e diasporës do të vazhdojnë të jenë kontributorë të mëdhenj të ekonomisë tonë. Kanë qenë të tillë në këto 30 vite dhe nuk gjenden fjalët për të shprehur mirënjohjen për vijimin e dërgimit në Shqipëri remitancave. Për investimet në Shqipëri. Këtu ripërsëris shtesën e qeverisë tonë, ndaj të gjithë ata që janë të gatshëm për të investuar në Shqipëri në format më të ndryshme.
Sot jemi në një fazë të rëndësishme të zbatimit të asaj që kemi miratuar më 26 korrik. Të çojmë deri në fund procesin e ushtrimit të të drejtës të zgjedhjes nga ana jo vetëm e qytetarëve shqiptarë që kanë mbushur 18 vjeç dhe që jetojnë në Shqipëri, po dhe shqiptarët që jetojnë jashtë. Shqiptarët në diasporë, në pranverë, në prill apo në maj, se pashë që ishte bërë lajm se unë iu referova datave të kodit zgjedhor, për të shkuar deri te ajo ditë, na duhet që sot në aktin normativ, t’i japim KQZ-së një pjesë të fondeve që i duhen për të ngritur regjistrin.
Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë përgjatë këtij viti dhe në buxhetin e 2025 me të gjitha aktet e nevojshme. Përfitoj nga ky komunikim publik qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, për tu bërë dhe ju pjesë e drejtimit që doni të vijojë Shqipëri, e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse listat vazhdojnë të jenë të hapura, ajo që na duhet të krijojmë regjistrin, për krijiimin e regjistrit, duhet që KQZ t’i propozojë rregullatorit, rregullatori me një shumicë të cilësuar të përcaktojë procedurën mbi të cilën të ngrihet regjistri.
Prandaj ata duhet të regjistrohen, procesi i regjistrimit fillon 120 ditë opara ditës së zgjedhjeve dhe mbyllet 60 ditë para zgjedhjeve. Ata duhet të vetëregjistrohen. Shpresoj që rregullatori i KQZ ta përfundojë sa më shpejt këtë proces, lidhur dhe dokumentacionin, në mënyrë që të realizojmë këtë hap historik. Në fund të kësaj pjesë, ashtu si më 26 korrik një pjesë e opozitës votoi ndryshimet e kodit zgjedhor, nuk e fsheh kërkesën që të votoni dhe sot aktin normativ që mundëson financimin e këtij hapi të rëndësishëm nga autoriteti i ngarkuar me ligj për organizimin e zgjedhjeve. Ftesa ime për opozitën është ta votoni”, tha Balla.
TIRANA- Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, tha sot në Kuvend se deri më tani 34,287 fermerë kanë marrë fondet nga ske...
TIRANA- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe tha sot në Kuvend se skema e pensioneve nuk ka dështuar, por ka probleme të...
Jorida Tabaku dhe Petrit Malaj TIRANA- Ministri i Financave, Petrit Malaj ka prezantuar në Kuvend aktin normativ për ris...
TIRANA- Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur ditën e sotme në Kuvend lidhur me çështjen e mungesës s&e...
Engjëll Agaçi dhe Arben Kraja TIRANA- Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi dhe prokuro...
TIRANË- Eksperti i mjedisit Lavdosh Feruni foli ditën e sotme lidhur me mbetjet e rrezikshme që prodhohen në vendin tonë dhe tra...
TIRANA- Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Toni Gogu, duke folur sot në Kuvend për aktin normativ të q...
TIRANA- Ditën e sotme janë diskutuar në Kuvend ndryshimet në lidhin për Urdhrin e Mjekut dhe në kuadër të kë...
TIRANA- Ish-kryeministri Fatos Nano u raportua dje se është shtruar sërish në spital pas problemeve shëndetësore. Dosj...
bledi çuçi TIRANË- Seanca plenare vijon me rendin e ditës, ndërsa po drejtohet për herë të parë nga n...