Arrestohen dy bashkëshortë në Kolonjë për kultivim të 270 bimëve kanabis
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Pas disa javësh hetime me metoda proaktive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë finalizuan operacionin e koduar “Partn...
Veprimet e fundit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) kanë marrë një kthesë të papritur, t...
Prej dy ditësh, aktiviteti gjyqësor është pezulluar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të ...
Thellë në ujërat e Arktikut pranë arkipelagut të largët Svalbard këtë pranverë, aleatët e NATO-s kapën ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka kritikuar ashpër Meksikën për atë që e cilësoi si masa të pamjaftueshme kund&...
Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit, Luan Tabaku. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 të mëngjesit të së die...
Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka g...
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj qëndrimit të shoqatës së prokurorëve, në lidhje me debatin për rritjen e pagave të gjyqtarëve.
Kreu i qeverisë, e cilëson qëndrimin e tyre si absurd, duke theksuar se bëhet fjalë për kategorinë më të privilegjuar në piramidën e pagave të shtetit shqiptar.
“Mosngritja e pagës aq sa dëshirohet, po interpretohet si ulje page”, shkruan Rama, duke e quajtur këtë arsyetim të pabesueshëm, por fatkeqësisht real.
Reagimi i Edi Ramës
Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re – ende e paregjistruar deri tani sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim – e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar “që të mos ulen pagat”!!!
Pra, orvajtja absurde e kategorisë më të privilegjuar të piramidës së pagave të shtetit shqiptar, për t’ia rritur akoma më shumë pagat vetes me gjyq, tani na del si përpjekja e një grupi të diskriminuar nga qeveria, për të ndaluar uljen e pagave!!!
A e kuptoni apo jo se çfarë quhet “ulje pagash” në fillin e çuditshëm të këtij arsyetimi?
Mosngritja e pagave aq sa duan shoqatat e gjyqtarëve!!!
Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur!!!
Duket totalisht e pabesueshme, po është shumë fatkeqësisht e vërtetë!
Absurditet total pra, sepse vetëm s’ka pasur asnjë tentativë, po as nuk i ka shkuar mendja askujt për të ulur pagat e gjyqtarëve! Madje kaq e madhe është vëmendja e qeverisë ndaj pushtetit gjyqësor, sa prej thuajse një viti tanimë po punojmë për të mundësuar ndërtimin e një Poli Drejtësie, si askund në Ballkan, që edhe kushtet e punës së trupës së drejtësisë të jenë njësoj si pagat, më të mirat në rajon!
Por ndërkohë, s’mund të rri dot pa i shtruar një pyetje kësaj shoqatës së re:
Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, duke na renditur si dele të zezë në bisht të kontinentit europian dhe kthyer në subjekt publik shqetësimi të Komitetit të Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturës, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!
Kryeministri Edi Rama duket se nuk arrin të ndajë plotësisht rolin e tij institucional nga çështjet personale. Piranjat News kan&e...
Në një panoramë politike të cilësuar si “të kalcifikuar dhe të mykur”, një nismë e re po kërkon ...
Kryeministri Edi Rama thotë se gjyqtarët kërkojnë n37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur pagat vetes. ...
Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët për çështjen e rritjes së pagave. Në një komunikim për mediat...
Në seancën plenare të sotme në Kuvend, Partia Socialiste ka tërhequr nga rendi i ditës projektvendimin për ndryshimet n&eum...
Para pak ditësh, Diella festoi ditëlindjen e saj të parë. Ajo erdhi në jetë më 19 janar 2025 në Shqipëri – ...
Partia Socialiste u tërhoq nga kërkesa për ndryshimin e komisionit të posaçëm të reformës territoriale pasi opozita ve...
Bledian Koka Mediat jane mbushur sot me te dhenat e nje "megaoperacioni" te Prokurorise se Durresit qe paska bere namin per skandalin e mbetjeve toksite qe i g...
Gazetari Anri Bala ka deklaruar se SPAK ka gabuar në shumë drejtime sa i përket çështjes Balluku. Ai ka deklaruar se duhet minimalis...
Partia Socialiste ka dhënë sinjale se mund të mbështesë masa kufizuese ndaj përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmij&eum...