Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...

TIRANË- Vajza e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Argita Malltezi ka publikuar disa dokumenta dhe fakte që sipas saj, Prokuroria e Posaçme ka kaluar nga një akuzë në tjetrën, pasi hetimet e para kanë dështuar. Sipas Malltezit, SPAK për dosjen "Partizani", ka nisur hetime për çështje të ndryshme edhe pse ato janë provuar që jenë të pabaza. Fillimisht sipas dokumentave që Malltezi ka publikuar, hetimet e SPAK janë fokusuar në çështje si pronësia, mos qënia në planin e përhapjes, ndërrimi destinacionit nga Rama si dhe nga letrat me vlerë por 90% u paguan më para.
“Procesi ndaj Sali Berishës është politik. Altin Dumani, Millonai dhe Kraja po bëjnë një proces fiktiv ndaj Berishës. Ka falsifikime nga hetuesit për procesin ndaj Sali Berisha. Ndërrimi i destinacionit të Kompleksit Partizani u bë nga Edi Rama në vitin 2006. SPAK ka bërë mashtrim topografik në çështje”, tha Malltezi.
Ndërkohë që pasi këto hetime dolën bllof, SPAK ka shkuar në hetime të reja nëse ka pasur oponencë teknike dhe a ka pasur masa kundër zjarrit ndërtimi i para 14 viteve. Po ashtu Argita në fjalën e saj gjatë konferencës, ka bërë me dije se kalimi që SPAK ka bërë nga një çështje në tjetrën pa pasur asnjë rezultat konkret, bën që të ngrihen pikëpyetje në lidhje me efektivitetin dhe drejtimin e hetimeve.
Çfarë kanë bërë këto 2 muaj SPAK dhe eventualisht i ka dorëzuar këto dokumenta në GJKKO, mbahet në arrest Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi sepse tashmë SPAK po heton nëse ka pasur apo jo oponencë teknike projekti i arkitektit Libeskin, apo nëse ka pasur apo jo mbrojtje kundër zjarrit objekte të ndërtuara 20 vite më parë dhe sigurisht këta janë gjëra pa asnjë lidhje me ish-kryeministrin e vendit, nuk ka asnjë përgjegjësi ish-kryeministri i vendit nëse një shoqëri tregtare ka respektuar apo jo këto kërkesa por siç rezulton këto janë respektuar. Nuk merret oponenca për çdo ndërtim që bëhet në Tiranë, ky projekt e ka oponencën teknike pavarësisht se është bërë nga një prej arkitektëve më të mirë të botës, oponenca është në dosje dhe ky raportim i SPAK ka zero përmendje të emrit të Sali Berishës," tha Malltezi.
Po ashtu Malltezi në konferencën për mediat ka sjell dhe përkufizimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në lidhje me çështjet gjyqësore. Dhe sipas këtij përkufizimi si Berisha ashtu dhe Malltezi konsiderohen si të burgosur politikë. Malltezi theksoi se kjo situatë ngre pyetje mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndikimin politik në hetime dhe ndjekje penale.
"E gjithë dosja përfshirë edhe veprimet e fundit, tregon se kjo është një dosje e montuar politikisht, se Berisha dhe Malltezi janë të burgosur politikë sipas përkufizime të akteve ndërkombëtare dhe sot do të sjellë para jush, akte të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës," tha ajo.
Një tjetër çështje ku u fokusua Malltezi në konferencën për media ishte dhe kërkesa e SPAK për zgjatjen e hetimet prej 6 muajsh. Ndërkohë që në në fakt kjo dosje ka 3.5 vite në hetim dhe sipas dokumetave të dorëzuar nga Prokuroria Speciale në GJKKO dhe pranimin nga kjo e fundit, për raportin e diligjencës 2 mujore, në mijëra faqe nuk përmendet në asnjë rresht emri i Sali Berishës. Ky fakt tregon se nuk ka veprime hetimore, dëshmi apo prova kundër Berishës.
"Jua kemi vënë edhe më parë në vëmendje faktin që ky nuk është një hetim gjashtëmujor që është zgjatur për një gjashtëmujor të dytë, por një hetim që ka zgjatur tashmë prej katër vitesh , një hetim që është intensifikuar në varësi të urdhrave politikë të Edi Ramës, siç provohet nga dokumentet e dosjes. Sa herë Edi Rama, në mënyrë publike, në Asamblenë e PS apo në Kongresin e PS ka kërkuar që SPAK të veprojë ndaj Sali Berishës, prokurorët politikë, Kraja-Millonai kanë intensifikuar veprimet e tyre siç demonstrohet nga shkresat në fjalë. Deri tani është provuar me dokumente të pakontestueshme ndërmjet tyre vendime gjyqësore, se dy janë personat që kanë konsumuar vepra penale: Taulant Balla për kallëzim të rremë dhe Edi Rama për shpërdorim të financave publike dhe dëm në 320 mijë euro ndaj shtetit. SPAK nuk procedon asnjerin prej tyre, madje as nuk ua përmend emrin për shkeljet e kryera," përfundoi Malltezi.
edi rama, giorgia melomi TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit të publikuar nga media italiane La Repubblica. Përmes një...
genc gjokutaj TIRANË- Avokati Genc Gjokutaj, në konferencën për media bashkë me Argita Malltezin tha se SPAK refuzoi kë...
argita malltezi TIRANË- Në konferencën për mediat, Argita Malltezi, deklaroi se procesi ndaj liderit të opozitës, Sali Beris...
Sokol Mëngjesi TIRANË- Avokati i kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha, Sokol Mëngjesi paraqiti shkeljet që ka bër&e...
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbajtur ditën e sotme një takim, një tryeze për bujqë...
Edi Rama dhe Arjanita Marko HIMARË- Vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko, Arjanita Marko ishte në mesin e banorëve të Hi...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin me banorët e Himarës për shpërndarjen e 437 certifikatave të...
petrit vasili TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK-ut, Altin Dumanit ...
argita malltezi TIRANË- Argita Malltezi po zhvillon ditën e sotme së bashku me avokatët një konferencë për mediat. Ajo ...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi ka folur për gazetarët pas daljes nga SPAK, ku u thirr për denoncimet...