
Seanca e parë në themel për Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin është shtyrë për në datën 11 maj. Mësohet se avokatja e Fatime Kryemadhit kërkoi ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë në një deklaratë për mediat, pas seancës, Monika Kryemadhi u shpreh se në shqyrtimin paraprak është vendosur që t’i vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit dhe përgjimet telefonike.
“Prokuroria përdor një mesazh që unë kam thënë dua të marr një shtëpi, që kam shkuar e kam parë në qershor, korrik dhe në shtator e kan anuluar. Dhe prokuroria thotë që kjo është korrupsion. Unë kam blerë një shtëpi te kodra e diellit. Është si të shkosh në një dyqan provon një fustan, provon disa dhe nuk i merr të gjitha, por merr vetëm një. Prokuroria pretendon se kjo shtëpi është marrë si premtim për ligjin e minierave, për të cilën ky ligj është vendim kolegjial. Ligji për minierat ka të bëjë me sigurinë e punëtorëve. Një shtëpi e porositur 6 muaj para së të vinte ligjit. Një ligj i propozuar nga Damian Gjiknuri”, tha Kryemadhi.
E pyetur nëse ky gjykim mund t’i bashkojë me Ilir Metën, ndërkohë që hetimi i ndau, Kryemadhi u përgjigj kështu:
“Ka dy gjëra të ndryshme nga ato që ndodhin në jetën e përditshme. Unë e mbarova big brotherin tim për të folur për emocionit, tani fillon beteja me drejtësinë dhe beteja që ka të bëjë me opinionin publik. Duke patur parasysh që një sistem drejtësie që funksion me regji politike dhe kërkon të bëjë statistika, aq më tepër duke mbajtur Metën e Veliajn në burg, për të thënë që kjo klasë politike e bëri shpagimin, nuk ka reagim të opinionit publik, kemi statistika dhe ecim përpara si në kohën e Partisë së Punës, ku ligjin e bën kryetari i partisë, drejtësinë i bën kryetari i partisë dhe gjykimet i bën kryetari i partisë, i cili është Edi Rama”.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
27 Prill10:12
A shpëtohet porti i Durrësit? Malltezi: Ja 3 mënyrat ligjore për anulimin e projektit të shkatërrimit
Projekti kontrovers “Durrës Marina”, i cili parashikon transformimin e portit aktual të Durrësit në një zonë rezidenci...
POLITIKE
27 Prill09:59
“Rama, udhëheqësi i klaneve të drogës në Shqipëri”/ Berisha takim me zyrtarin e CDU në Tiranë: Integrimi në BE, të bazohet në meritë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një dalje për mediat nga selia blu deklaroi se ka zhvilluar një takim me Christian Fornec...
POLITIKE
27 Prill09:16
Në fokus integrimi europian, Rama mbledh sot grupin e PS dhe qeverinë
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste e Shqipërisë dhe kabinetin qeveritar.
Takimi d...
POLITIKE
27 Prill08:57
Këshilltari i CDU-së sot në Tiranë, takohet me kreun e PD-së, Sali Berisha
Christian Forneck, këshilltar për politikën e jashtme dhe të sigurisë pranë grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun Gjerm...
POLITIKE
26 Prill20:55
Zhvillohen zgjedhjet në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë
Sot janë zhvilluar zgjedhjet për kryetar në degët e Partisë Demokratike në Maliq dhe Kolonjë, ku në të dyja raste...
POLITIKE
26 Prill20:38
Zgjidhet kryetari i Degës 15 të PD në Tiranë
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale zhvillimet më të fundit brenda strukt...
POLITIKE
26 Prill20:27
Dega PD, Malësi e Madhe, 448 votues zgjedhin drejtuesin e ri të degës
448 anëtarë të Partisë Demokratike në Malësi të Madhe morën pjesë në procesin e zgjedhjes së kryetarit ...
POLITIKE
26 Prill20:23
Gara brenda partisë/ Zgjidhet kreu i ri i PD, Dega Rroskovec
Emels Xhaxhaj është zgjedhur kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Roskovec.
Nga 700 anëtarë të regjistrua...
POLITIKE
26 Prill15:09
‘Monologu i mashtrimeve të së dielës’/ Berisha: Rama shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë dhe po mashtron për “Paketën e Maleve”
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama për mashtrimet e radhës në komunikimin e tij të së diel&eu...
POLITIKE
26 Prill14:55
Nesër seanca e parë e gjykimit në themel, Ilir Meta: Plot çudira do të ndiqni gjatë procesit
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ngritur akuza ndaj sistemit të dr...