Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Ndalimi i aplikacionit do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm në Shqipëri."Ne kemi bërë të gjithë hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6 deri 8 javë nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do e mbyllim TikTok-un. TikTok nuk do ketë në Republikën e Shqipërisë", u shpreh kryeministri, Edi Rama të shtunën, gjatë një takimi me prindër dhe mësues nga i gjithë vendi.
Rama e cilëson Tik-tok të rrezikshëm
Kjo lëvizje nisi pasi një adoleshent, 14 vjeç, humbi jetën një muaj më parë pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatar. Konflikti mendohet se nisi nga rrjetet sociale.
Rama e cilësoi një aplikacion "të rrezikshëm, një burim dhune dhe bullizmi", ndërsa shtoi me tej se ky vendim do të rishikohet pasi "të shohim se si do të veprojnë vendet e tjera, çfarë do nxjerrë teknologjia për filtra, dhe se si do reagojë vetë TikTok-u", shtoi Rama. Megjithatë në fjalën e tij kryeministri nuk sqaroi se si do të realizohet bllokimi i aplikacionit në territorin e Shqipërisë.
Konsultime me mësues dhe prindër
Fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mes adoleshentëve, autoritetet shqiptare nisën një sërë takimesh me prindër dhe mësues, për të konsultuar vendimin mbi mbylljen e aplikacionit te Tik Tok-ut. Teksa prezantoi planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, tha se janë realizuar 1300 konsultime me rreth 65 mijë prindër në të gjithë shkollat e vendit.
"90% e prindërve janë pro kufizimit ose mbylljes së TikTok, 80% e prindërve kërkojnë fuqizimin e masave"– u shpreh ministrja, ndërsa u ndal pak më konkretisht se si do të realizohet ky vendim. "Për rritjen e kësaj sigurie kemi vendosur bllokimin e platformës TikTok, bazuar në një paketë instrumentash që po punohet nga AKCESK dhe AKSHI", tha Manastirliu.
Debate për mbylljen e rrjeteve sociale
Vendimi i shpallur nga Kryeministri Edi Rama për mbylljen e rrjetit TikTok në Shqipëri është pasuar nga reagimet e opozitës, të cilët e konsideruan atë si një censurë. "Të shfrytëzosh vrasjen e një 14 vjeçari për të zgjidhur hallet personale me rrjetet sociale që nuk kontrollon dot, është vrasje e dyfishtë dhe akt i rëndë ndaj lirisë”, u shpreh deputetja Ina Zhupa.
Ndërsa Belioza Çoku, drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë "Alo 116” në një intervistë dhënë për DW Shqip është shprehur se nuk e sheh zgjidhjen tek mbyllja e rrjeteve sociale. "Mendoni se fëmijët nuk do të gjejnë një platformë tjetër që do të bëhet popullore, ku ata do të kenë mundësi të zbrazin edhe disa devianca që janë ngarkuar nga mbyllja e këtyre dy të tjerave?! Të shikosh në këtë perspektivë zgjidhjen do të thotë që ne për të 1 miliontën herë si qeveri dhe si shoqëri duam që të zvogëlojmë problemin dhe të arnojmë pasojën”. – tha Çoku.
Qytetarë të ndryshëm kanë vijuar protestat përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar më shumë siguri në shkolla dhe dorëheqjen e ministres Manastirliu. Sipas tyre masat e rrepta ndaj rrjeteve sociale nuk janë zgjidhja e problemit.
Aktualisht disa shtete në Evropë, si Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë vendosur kufizime për përdorimin e mediave sociale nga fëmijët. Ky diskutim po shtrihet edhe në shtetet e rajonit të Ballkanit./DW
tik tok TIRANË- Qeveria shqiptare planifikon të bllokojë aksesin në TikTok për një vit pasi vrasja e një djali 14-vje&c...
TIRANË- Artistja e madhe shqiptare, Parashqevi Simaku do të rikthehet në Festivalin e Këngës në RTSH. Lajmin e bukur e ka bë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi sot mbylljen e rrjetit TikTok për të paktën 1 vit. Ndwrsa po sot kreu i Grupit Parlamentar të P...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi të shtunën se “do të mbyllë Tik Tok”, rrjetin social, përdorimi masiv i t&eum...
TIRANË- Prestigjozja britanike The Guardian i ka kushtuar një artikull vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri. Në artikullin...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar vendimin e DASH për shpalljen non grata të tij. I ftuar në podk...
KOSOVË- Pamjet e mëposhtme janë nga ligjvënësit e Partisë Socialiste gjatë vizitës së djeshme në Kosovë...
TIRANË- Platforma sociale TikTok do të mbyllet për një vit. Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me prindërit lajm&e...
TIRANA- I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, Durim Bami vijon të mbahet i arrestuar në Dubai prej më shumë...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë të ditur se PD ka nisur një epokë të re të bashk&eum...