
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e organizuara në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, ku kërkohet dorëheqja e tij.
Në një postim në Facebook, Rama kritikoi komentuesit duke nisur reagimin me një logo kllouni "?" , që siç tha ai përdorin gjuhë fyese dhe sulme personale në rrjetet sociale.
Rama u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë të drejtën e ambientalistëve, mbrojtësve të natyrës dhe qytetarëve të shqetësuar për të protestuar, ndërsa dënoi gjuhën e urrejtjes dhe fyerjet që, sipas tij, po dominojnë debatin publik.
“Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk”, shkruan Rama.
Postimin i Ramës:
"Dy llafe si fillim për revolucionarët që hyjnë këtu dhe nëpër faqet sociale të kujtdo që mendon ndryshe prej tyre. Meqë nuk bashkojnë dot katër fjali bashkë për të formuar një koncept e kompensojnë boshllëkun me fjali bërtitëse, ku spikasin sharjet dhe thirrjet njërrokëshe:
Lërini ambientalistët e vërtetë në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini mbrojtësit dhe dashamirët e vërtetë të natyrës në punën e në të drejtën e tyre të protestës, lërini në të drejtën e tyre edhe qytetarët e shqetësuar, po patjetër lërini në rehatin dhe ngjyrën e tyre edhe flamingot, e mos ua bëni puplat bojëkafe me llumin e gjuhës së rrugës!
Merruni me mua sa të doni, se mua vetëm shëndet dhe vullnet më bëhen sharjet e mallkimet tuaja, po boll e ndotët tërë mexhelisin shqipfolës të rrjeteve sociale me fjalorin tuaj me 40 fjalë ku 20 janë sharje e pisllëk!
Dhe tani një shembull tjetër?
Kur flitet për ligatina, laguna dhe zona të mbrojtura, shpesh krijohet përshtypja sikur mënyra e vetme për t’i mbrojtur është t’i shkëpusësh nga jeta ekonomike.
Por Camargue në Francë tregon një histori krejt tjetër.
E vendosur në deltën e lumit Rhône, Camargue është një nga ligatinat më të rëndësishme të Europës. Një peizazh i jashtëzakonshëm me laguna, këneta, dunat bregdetare, kripore, flamingo rozë, kuajt e bardhë të famshëm të Camargue dhe qindra lloje shpendësh.
Një parajsë e biodiversitetit. Por njëkohësisht edhe një motor ekonomik.
Sot Camargue është një destinacion ndërkombëtar me hotele butikë, restorante, marina, turizëm natyror, kalërim, vëzhgim shpendësh, prodhim tradicional të kripës dhe një ekonomi lokale që jeton pikërisht falë peizazhit që ka ruajtur.
Franca nuk e mbrojti Camargue duke e mbajtur qytetërimin larg saj.
E mbrojti duke e bërë të vlefshme për qytetërimin e saj.
Duke kuptuar se natyra nuk është domosdoshmërisht kundërshtare e zhvillimit. Madje ndonjëherë ajo është vetë zhvillimi.
Prandaj sot flamingot janë ende aty.
Biodiversiteti është ende aty.
Prandaj pyetja nuk është nëse natyra dhe ekonomia mund të bashkëjetojnë.
Pyetja është nëse kemi vizionin për ta kthyer natyrën në një aset të ekonomisë.
Sepse kur peizazhi bëhet pjesë e modelit ekonomik, njerëzit nuk janë më indiferentë dhe shpesh shkatërrues e ndotës të tij.
Kanë interes ta mbrojnë.
Dhe ky është mësimi i vërtetë i Camargue: Nuk zgjodhi mes natyrës dhe zhvillimit, por se gjeti mënyrën që të dyja të fitojnë bashkë."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 Qershor13:50
Zhupa: Mbështetje e plotë kërkesave të protestuesve; dokumentet flenë në Kuvend për të marr fund tradhtia e interesit publik
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka shprehur mbështetjen e saj për pesë kërkesat e protestuesve në Shqipëri dhe ...
POLITIKE
7 Qershor13:36
Sot protesta e tetë në Tiranë, thirrja e fortë: Shqipëria nuk shitet. Rama të japë dorëheqje!
Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kan&...
POLITIKE
7 Qershor12:55
Propozime të reja në Kuvend, PD: Gati paketa me ligjet për integrimin dhe 4 kërkesat e protestuesve
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka prezantuar një paketë të re nismash ligjore, të cilat sipas opozitës synojnë p&e...
POLITIKE
7 Qershor11:00
Genta Vangjeli: Banorët e Mamurrasit jetojnë pa ujë, qeveria propagandon investime dhe ‘suksese’
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, denoncoi at&eu...
Piranjat News
POLITIKE
7 Qershor10:41
Media greke: Rama po 'sekuestron asetet greke'! Cili është roli I Kushnerit?
Incidentet serioze që kanë ndodhur ditët e fundit në fshatrat greqishtfolës të Shqipërisë, Nartë dhe Zvërrne...
POLITIKE
7 Qershor10:21
Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama provokon: Mos ua prishni flamingove plazhin me kanoçe birre!
Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë në zonën e Nartës, duke i...
POLITIKE
7 Qershor09:11
“Përballë protestave dhe skandaleve qeveria fajëson Iranin”/ BIRN: “Lufta hibride” si alibi për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës
Kur qeveria përballet me protesta dhe skandale, zgjedh të fajësojë Iranin. Por alibia e luftës hibride nuk mbulon dot krizën e t...
POLITIKE
6 Qershor20:41
Rama reagim për mediat ndërkombëtare:Histeri digjitale, protesta nuk ka kaluar kurrë 8 mijë pjesëmarrës
Edi Rama ka reaguar ndaj protestave të zhvilluara ditët e fundit kundër projektit turistik në zonën e Nartës, duke tentuar të...
POLITIKE
6 Qershor18:48
Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!
Gjatë takimit me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, Berisha vlerësoi kontributin e Antonio L&oa...