U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Debati për filmimin me telefon gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve kaloi në përplasje verbale, pasi deputeti Olsi Komici përdori shprehjen “5 demokratë të qelbur”. Gent Strazimiri kërkoi që deklarata të shënohej në procesverbal dhe Komici të kërkonte falje.
Në fund, Komici kërkoi falje vetëm ndaj Mehdi Lekës.
Një debat për përdorimin e telefonit gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve përfundoi në një përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, pasi Olsi Komici iu drejtua disa prej demokratëve me shprehjen “5 demokratë të qelbur”.
Deklarata solli reagimin e menjëhershëm të deputetëve të opozitës.
“Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë”, iu drejtua një prej ligjvënëseve, Komicit.
Komici e lidhi reagimin e tij me filmimin e mbledhjes me telefon, duke e cilësuar atë “veprim të ulët”. Kryetari i komisionit, Ulsi Manja, ndërhyri disa herë për të ndërprerë replikat dhe për të rikthyer mbledhjen te rendi i ditës.
Manja sqaroi se mbledhja ishte e hapur dhe se deputetja mund të filmonte, por shtoi se, sipas tij, një veprim i tillë nuk ishte etik.
“Mbledhja është e hapur, ju mund të filmoni çdo gjë, por etikë nuk është. Vota jonë është publike, edhe votimi është i hapur”, tha Manja.
Në debat ndërhyri më pas Gent Strazimiri, i cili kundërshtoi pretendimin se filmimi përbënte problem etik dhe e zhvendosi debatin te fjalori i përdorur nga Komici.
“Problem etik nuk ka nëse mban telefonin hapur dhe filmon. Problem etik është që ky që kam unë përballë të thotë ‘5 demokratë të qelbur’”, tha Strazimiri.
Ai kërkoi publikisht që Komici të kërkonte falje dhe që deklarata të pasqyrohej në procesverbalin e mbledhjes.
“Pres të më kërkojnë falje për fyerjen që u bë, Ulsi. Të shënohet në procesverbal”, deklaroi Strazimiri.
Por Komici nuk u tërhoq nga qëndrimi ndaj deputetëve të tjerë. Kur mori sërish fjalën, ai deklaroi se kërkonte falje vetëm ndaj Mehdi Lekës.
“Në lidhje me sa u shpreha, i kërkoj falje vetëm zotit Mehdi Leka aty, bashkëpatriotit tim, se të tjerët nuk i njoh”, tha Komici.
Përplasja që nisi për një telefon dhe filmimin e votimit përfundoi kështu me një fyerje ndaj deputetëve demokratë, kërkesën e Strazimirit për falje publike dhe vendimin e Komicit për t'ia drejtuar faljen vetëm Mehdi Lekës.
Debati i plotë:
Ulsi Manja: O zoti Komici, po ç’rëndësi ka.
Olsi Komici: 5 demokratë të qelbur
Deputetja: Kujt i thua të qelbur ti?! Të kesh turp se je edhe deputet Kuvendi. Turp të të vijë.
Olsi Komici: Trup të të vijë, nxjerr telefonin e filmon aty (e dregon me telefonin e tij).
Deputetja: Turp të të vijë ty. Kryetar, e dëgjon fjalorin e këtij, që thotë “deputet i qelbur”? Asnjëri s’më nxjerr përjashta, aq më pak ti.
Olsi Komici: Del me telefon kështu.
Gjin Gjoni: Ç’ka problemi? Ti ke qëndrimin tat.
Olsi Komici: Veprim i ulët.
Ulsi Manja: Zoti Komici, ju lutem. A ka mundësi të më lini? Kthehuni në normalitet të seancës. Zoti Gjoni nuk kam nevojë për avokat.
Gjin Gjoni: A do drejtosh seancën? Ka filluar Parlamenti.
Ulsi Manja: Nëse ke orar për të shkuar në seancë, shko. Zonja deputete, mbledhja është e hapur, ju mund të filmoni çdo gjë, por etikë nuk është. Vota jonë është publike, edhe votimi është i hapur. Ti je deputete e Shqipërisë dhe ka ca rregulla bashkëjetese në komision, përtej forcave që përfaqëson.
Gent Strazimiri: Problem etik nuk ka nëse mban telefonin hapur dhe filmon. Problem etik është që ky që kam unë përballë të thotë “5 demokratë të qelbur”. O tani kërkohet falje publikisht për gjënë. Ja ku jemi të gjithë bashkë, ajo e çon ku të dojë telefonin dhe, nëse ti e ke problem, i dal unë për zot. Ty nuk të takon të flasësh ashtu me një zonjë. Ja ku jemi këtu, jemi të gjithë bashkë. Nuk provokon, një mashkull që ia mban telefonin një femre është provokim. Një femër që filmon votimin nuk është problem.
Dëgjohet nga Salla: Turp.
Gent Strazimiri: Turpi është i joti.
Dëgjohet nga Salla: S’ësht etike.
Gent Strazimiri: Ja aty i filmuar je, nëse ke turp, ndërroni votën më mirë. Pres të më kërkojnë falje për fyerjen që u bë, Ulsi. Të shënohet në proces-verbal. Klodiana hap telefonin filmo, fillo që tani.
Ulsi Manja: Të lutem, duro se do të ta jap fjalën. Nuk ju mbaj me zor këtu. Zoti Komici, fjalën e keni ju dhe pastaj kalojmë në votim.
Olsi Komici: në lidhje me sa u shpreha, i kërkoj falje vetëm zotit Mehdi Leka aty, bashkëpatriotit tim se të tjerët nuk i njoh, përveç disave me disa patrulla që nuk e di çfarë përfaqësojnë. Jam i denjë dhe kam aq burrni sa të përfaqësoj gjithësecilin prej tyre, që më ka votuar.
Protestuesit kanë nisur menjëherë të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi R...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë Rama se e ka deformuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri, duke e kthye...
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar në Kuvend nismën e qeverisë “Prania Besnike”, sipas së cilës deputetët ...
Për gazetarin Basir Çollaku, ndodhemi në fazën ku shqiptarët nuk kanë parë asgjë ende, në atë se çfar...
Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt është takuar ditën e sotme me Kryeprokurorin Klodian Braho dhe kreun e BKH, Jon Keta. P&...
Deputeti i Partisë Socialistë Ermal Pacaj ka kritikuar qeverisjen nga foltorja e Parlamentit, pasi në sallën e Kuvendit kishte një mung...
Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka folur për vitin e ri akademik dhe protestën e studentëve. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zh...
Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe Të Drejtat e Njeriut ka miratuar me votat e socialistëve projektligjin...
Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar socialistët se janë shndërruar në avokatë të Ergys Agasit duke shmangur debatin për ...
Një hetim i hapur nga prokuroria e Tiranës për ndryshimin në Gjendjen Civile të identiteteve të disa personave me precedent penale...