POLITIKE

Kur e pranon edhe vetë pushteti/ Tirana është bërë e pajetueshme

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Tetor 2025, 12:44
Kur e pranon edhe vetë pushteti/ Tirana është bërë e

Duket se edhe vetë kandidatja e Partisë Socialiste për kryebashkiake të Tiranës, Ogerta Manastirliu, nuk po e fsheh të vërtetën me mënyrën si është shndërruar kryeqyteti nën drejtimin e Erion Veliajt.

 Në dy postimet e saj të fundit, ajo flet për “nevojën për ta bërë Tiranën më të jetueshme”, për “përmirësimin e infrastrukturës, transportit dhe shërbimeve publike”  fraza që tingëllojnë më shumë si akuza të fshehta sesa si vazhdim i një “suksesi” të pretenduar nga bashkia aktuale.

“Në zonën e Selitës, në Njësinë 13, vijojmë takimet në çdo skaj të Tiranës, për të folur me banorët e për të parë nga afër nevojat e komunitetit, që nga përmirësimi i infrastrukturës dhe aksesit me qendrën e qytetit, transportit dhe shërbimeve sociale, për ta bërë Tiranën një qytet më të mirë e më të jetueshëm për të gjithë.”


“Bashkërisht mund ta bëjmë Tiranën një qytet më të jetueshëm me punët që kemi nisur dhe shumë të tjera që kemi në plan. Mbi 1500 hapësira publike janë çliruar tashmë dhe do të vijojmë t’i kthejmë qytetit më shumë gjelbërim, kënde lojërash për fëmijët dhe hapësira çlodhëse për të moshuarit. Me konceptin e super blloqeve dhe modernizimin e transportit publik , do të përmirësojmë jetën e përditshme për qytetarët e Tiranës.”

Por kujt i flet Ogerta?

Ajo ka qenë për vite me radhë pjesë e të njëjtit ekip që e përqafoi modelin e betonit, të kullave pa fund, të zhurmës dhe ndotjes, të shkatërrimit të gjelbërimit urban në emër të “modernizimit”.

Në Tiranën e Veliajt, fryma e qytetit është zëvendësuar me pluhuri, hapësirat publike janë bërë mall për ndërtimtarët e preferuar të pushtetit.

Jo më larg se para 2 vitesh kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, aso kohe dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, u takuan me banorët e Njësisë 9, në vijim të fushatës së gjelbër për zgjedhjet e 14 Majit.

Sipas Veliajt, Partia Socialiste ishte një forcë që mbështetet tek secili prej anëtarëve të saj, si një familje, ndërsa në kampin kundërshtar fiton ai që gënjen më shumë.

“Hera e fundit që ishim këtu, unë mbështesja Ogertën si kandidate për deputete të Partisë Socialiste dhe patëm një rezultat të jashtëzakonshëm në Njësinë 9. Sot rikthehemi dhe është Ogerta që po më mbështet mua. Në PS kështu funksionon: Ne ndihmojmë njëri-tjetrin, bëhemi krah për njëri-tjetrin dhe e mbështesim njëri-tjetrin. Familja jonë politike është normale. Por, nuk ndodh kështu për të gjithë. Shikoni te ana tjetër. Edhe atje ishin dy shokë shkolle, që kandidonin në primare. Njëri u diplomua, i bëri të pesë vitet e shkollës. Tjetri nuk e mbaroi shkollën. E patë kush fitoi? Te partia e humbësve fitoi ai që gënjeu, që mashtroi, që e la punën përgjysmë, që shiti shokët, që e braktisi detyrën dhe vazhdon gënjen,” u shpreh ai.

Kurse Manastirliu tha se Njësia 9 në këto vite ka ndryshuar tërësisht sikurse ka ndryshuar dhe është transformuar gjithë Tirana.

“Nga kilometri zero, që është sheshi “Skënderbej”, me Bulevardin “Zogu i Parë”, me Bulevardin e Ri që hap tashmë një tjetër arterie të zhvillimit të qytetit për Tiranën dhe gjithë komunitetin e banorëve të Njësisë 9, duke përfshirë këtu çfarë investimesh kanë ndodhur, të cilat realisht kanë përmirësuar cilësinë e jetës nga fëmijët deri tek të moshuarit. Ndaj, jam krenare të them me sa shumë punë vijmë ne këtu përpara jush. Ajo që ka ndodhur me Tiranën është një model suksesi. Kjo nuk ka ardhur në një ditë, ka ardhur për arsye se ne kemi një kryetar, shokun tim Erionin dhe jam krenar për këtë, që i mban premtimet. Bën atë që thotë,” u shpreh ajo.

Ndërsa banorët ankohen për mungesë ajri, për mungesë parkimesh, për rrugë të mbushura me pluhur dhe për çmime që s’përputhen më me jetesën, Manastirliu del tani e thotë: “Do ta bëjmë Tiranën më të jetueshme.”

Kjo tingëllon si një pranim i heshtur se Tirana sot nuk është e jetueshme, pra, dështimi është aty, në sy të të gjithëve. Dhe ky dështim mban firmën e atyre që për vite me radhë e kanë duarëtrokitur Veliajn, e kanë mbrojtur nga çdo kritikë dhe e kanë mbajtur si “modelin e suksesit socialist”.

Sot Manastirliu flet për “super blloqe”, për “gjelbërim”, për “kënde lojërash” dhe “hapësira çlodhëse”, por harron se për çdo pemë të mbjellë, në Tiranë janë prerë dhjetë. Për çdo shesh të hapur, janë ngritur tri kulla. Për çdo rrugë të rregulluar, janë prishur dhjetë lagje.

E gjithë kjo ndodhi teksa ajo vetë ishte në qeveri, pjesë e një sistemi që i dha dritën jeshile çdo lejeje ndërtimi që betonizoi zemrën e kryeqytetit.

Tani, kur është koha për të kërkuar vota, Ogerta e sheh të udhës të flasë për “një qytet më të jetueshëm”. Por në fakt, ajo nuk po flet për një ëndërr të re  po përpiqet të distancohet nga një realitet që vetë e ka ndihmuar të krijohet.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan