POLITIKE

Kush do të jetë Kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet? Berisha: Unë kam qenë dhe në ato vite kam patur të metat e mia, por...

M.B. Përditësimi i fundit 8 Maj 2025, 21:36

Kush do të jetë Kryeministër nëse PD fiton zgjedhjet?

TIRANA- Kryeministri Sali Berisha u pyet sot se kush do të ishte kryeministër nëse koalicioni i tij fiton zgjedhjet. I ftuar në emisionin "Opinion" Berisha tha se ai ka qenë dhe unë në ato vite ka patur të metat e tij, por shtoi se ka lënë gjëra të mëdha. Kryedemokrati foli edhe për mundësinë që SHBA të heqë statusin "non grata" ndaj tij.

Berisha tha se njerëz të cilët janë marrë me çështjen e tij dhe pa asnjë kërkesë nga ai janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë, shtoi ai, janë në funksione të rëndësishme. Gjithashtu Berisha shtoi se kjo nuk do të thotë se ai i ka takuar ata dhe i ka njohur.

Pjesë nga biseda në studio:

Gazetari: Sa pranë administratës së Trumpit jeni ju sot me njerëzit tuaj dhe studion e lobimit?

Sali Berisha: Presidenti Donald Trump qëndrimet ndaj meje i ka marrë vesh para se të bëhet President.

Gazetari: Është informuar për këtë çështje?

Gazetari: Ka pasur një reagim ndaj kësaj?

Sali Berisha: Kaq e kam mundësinë për të folur në këtë çështje.

Gazetari: Në administratën e sotme keni ju akses në njerëzit pranë tij?

Sali Berisha: Njerëz të cilët janë marrë me çështjen time dhe pa asnjë kërkesë nga unë janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë janë në funksione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se unë i kam takuar ata dhe i kam njohur.

Gazetari: A ju ndihmon kjo ju në zgjedhje?

Sali Berisha: Shqiptarët kuptuan të vërtetën më të madhe se pse qëndroi Sali Berisha. Edhe shqiptari i fundit që mund të ketë patur rezervën më të vogël, kur e dëgjon nga DASH se ky ka qenë vendim politik kundër opozitës shqiptare, e ka të qartë se unë mbrojtja interesat e tij dhe jo të miat.

Gazetari: Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.

Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.

Gazetari: Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?

Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh.

Gazetari: Vetëm Zoti jo nga vota?

Sali Berisha: Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin.

Gazetari: Këlliçi këtu në studio 2 javë më parë deklaroi që ne nuk po luftojmë për të bërë Sali Berishën Kryeministër të Shqipërisë. Nuk do jeni ju Kryeministër po fituat?

Sali Berisha: Jo po luftojmë për misionin, edhe të gjithë këta po luftojnë për një mision. Ky është misioni.

Gazetari: Po fituat zgjedhjet, kush do jetë Kryeministër i koalicionit për Shqipërinë Madhështore?

Sali Berisha: Unë kam qenë Kryeministër dhe unë në ato vite kam patur të metat e mia, por kam lënë gjëra të mëdha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë