Shqipëria vijon të digjet, 25 vatra zjarri në 24 orë, 5 mbeten aktive
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
25 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të j...
Zjarri në zonën e Drenies në Mallakastër është riaktivizuar gjatë ditës së sotme, kryesisht në pjesën v...
Deputetja e Reform UK, Sarah Pochin, ka kërkuar që qeveria britanike t’i vendosë Shqipërisë një ultimatum për të...
Kurora e gjelbër e qytetit të Pukës është rrezikuar seriozisht mëngjesin e kësaj të marte, pasi një vatër zj...
Me flokët e saj të kuq të çrregullt, sytë e gjelbër plot gjallëri dhe pamjen joshëse, 23-vjeçarja Anna Chapma...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka firmosur një urdhër që kërkon reduktimin e numrit të vaksinave të rekomanduara p&eum...
Kruja vijon të përballet me flakët, ndërsa gjatë gjithë natës ka vijuar lufta për shuarjen e zjarrit mbi Zidoll dhe n&...
Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbi...
Presidenti amerikan Donald Trump u transportua fshehurazi larg samitit të NATO-s muajin e kaluar në Ankara të Turqis&e...
Spitalet vijojnë të kenë mangësi në pajisje, përveç mungesëa së konstatuar dhe të ngritur si problematik&e...

Zjarri është gjithmonë më i shpejtë se burokracia. Nëse institucionet vazhdojnë të reagojnë vetëm pasi flakët të kenë bërë gjithçka shkrumb e hi, çdo verë do të na gjejë duke bërë të njëjtën pyetje: kush do t’i fikë zjarret?
Vera e nxehtë riktheu probleme të vjetra. Temperaturat u ngritën dhe, bashkë me to, u ndezën sërish edhe dobësitë e një sistemi që funksionon si një kashtë e tharë: mjafton një shkëndijë që gjithçka të dalë jashtë kontrollit.
Vatrat e zjarrit po njoftohen gjithnjë e më shpesh, në pyje, kullota, pranë zonave të banuara, por edhe brenda qyteteve. Disa lindin nga pakujdesia, nga djegia e mbeturinave ose pastrimi i tokave bujqësore; të tjera dyshohet se janë të qëllimshme.
Vetëm gjatë qershorit dhe dy javëve të para të korrikut 2026, Policia identifikoi 29 persona të dyshuar për zjarrvënie. Në vitin 2025, autoritetet raportuan 137 autorë të dyshuar, prej të cilëve 46 u arrestuan dhe 91 u proceduan penalisht.
Por, si gjithmonë, institucionet kujtohen për zjarrin kur pylli është bërë i zi, shtëpitë janë djegur dhe banorët janë larguar me nxitim. Atëherë vijnë helikopterët, deklaratat, inspektimet dhe premtimet.
Më pas, flakët shuhen dhe bashkë me to, edhe urgjenca institucionale.
Rasti i Delvinës, një vit më parë, duhej të shërbente si kambanë alarmi. Zjarret pranë fshatrave të zonës sollën evakuime, dëme në banesa dhe një operacion të gjerë ndërhyrjeje.
Në të gjithë sezonin e vitit 2025, Shqipëria u përball me 193 zjarre në shkallë të gjerë dhe 1,354 operacione kundër flakëve, ndërsa Forcat e Armatosura kryen 120 ndërhyrje ajrore.
Çfarë ka ndryshuar pas Delvinës? A janë shtuar mjetet zjarrfikëse në bashkitë e vogla? A janë ngritur pika të përhershme vrojtimi në zonat me rrezik?
A ka harta të përditësuara të territorit, rrugëve të aksesit dhe burimeve ujore? A është rritur numri i efektivëve? A janë kryer trajnime para sezonit të verës, apo presim që zjarrfikësit të mësojnë në terren, mes flakëve?
Raporti i Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin tregoi se në vitin 2025 u regjistruan 10,532 raste zjarri, 306 më shumë se një vit më parë.
Sezoni ishte më intensiv dhe më i gjatë, me shpejtësi më të madhe të përhapjes së flakëve dhe me shumë ndërhyrje gjatë muajve të verës.
Vetë raporti kërkon shtim të kapaciteteve njerëzore dhe logjistike, ndërsa pranon se efekti parandalues i inspektimeve mbetet i kufizuar.
Por kush duhet t’i sigurojë këto kapacitete?
Që prej Reformës Territoriale të vitit 2015, shërbimi zjarrfikës u transferua te bashkitë, pa u shoqëruar gjithmonë me fondet, mjetet dhe strukturat e nevojshme. Bashki të vogla si Delvina, Gramshi dhe Tepelena administrojnë territore të mëdha pyjore, por kanë mundësi të kufizuara financiare.
Disa prej tyre u detyruan ta ngrinin shërbimin nga e para, ndërsa pagat e ulëta vazhdojnë ta bëjnë të vështirë tërheqjen e të rinjve të përgatitur fizikisht dhe profesionalisht.
Pra, përgjegjësia është vendore, gradat janë qendrore, fondet janë të pamjaftueshme dhe zjarri nuk njeh kufij administrativë. Në këtë mjegull kompetencash, pyetja mbetet: kush komandon kur digjen njëkohësisht disa bashki?
Kush garanton mjete të unifikuara, komunikim, furnizim me ujë, ndërhyrje ajrore dhe personel rezervë? Kush mban përgjegjësi kur zjarri nuk fiket në vatër, por lejohet të bëhet front?
Problemi nuk mbaron te zjarret në natyrë. Flakët kanë hyrë edhe në pallate, ambiente biznesi, apo godina të tjera. Zjarri i para disa muajve në një pallat shumëkatësh në Tiranë tregoi se rreziku nuk lidhet vetëm me reagimin e zjarrfikësve, por me mënyrën si ndërtojmë, projektojmë, certifikojmë dhe kontrollojmë ndërtesat.
Shqipëria po ndërton kulla gjithnjë e më të larta dhe komplekse të mëdha turistike, por ende nuk ka adoptuar plotësisht Eurokodet për mbrojtjen nga zjarri dhe tërmetet.
Ekspertët kanë paralajmëruar se sistemet antizjarr shpesh projektohen dhe kontrollohen nga struktura pa ekspertizën e nevojshme, ndërsa përdorimi i materialeve të certifikuara shmanget për të kursyer kosto.
Atëherë lindin pyetje të tjera. Si marrin leje përdorimi godinat pa një testim real të sistemeve antizjarr? Kush verifikon nëse daljet e emergjencës janë të lira, nëse pompat funksionojnë dhe nëse fasadat nuk shndërrohen në përçues të flakëve?
A mund të arrihen katet e larta me mjetet që kanë sot shërbimet zjarrfikëse? A janë administratorët e pallateve të detyruar të kryejnë kontrolle periodike? Pse Eurokodet vazhdojnë të trajtohen si një çështje teknike që mund të presë, kur qytetet po ngrihen vertikalisht?
Zjarri është gjithmonë më i shpejtë se burokracia. Nëse institucionet vazhdojnë të reagojnë vetëm pasi flakët të kenë bërë gjithçka shkrumb e hi, çdo verë do të na gjejë duke bërë të njëjtën pyetje: kush do t’i fikë zjarret?
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja ka vazhduar denoncimet në lidhje me zjarret në këtë zonë. Ai th...
Banorë të shumtë të Cërrikut janë mbledhur pasditen e sotme në sheshin kryesor të qytetit, ku kanë firmosur një...
Kryeministri Edi Rama dhe familja e tij po shijojnë pushimet në vilën qeveritare në Dhërmi. Një video ekskluzive e siguruar nga Pi...
Me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, në ditën e 7...
Bashkëshortja e poetit të ndjerë disident Havzi Nela, i cili më 10 gusht 1988, u dënua me vdekje nga regjimi komunist, duke u varur n&e...
Në protestën që vijon prej tre muajsh në Tiranë, qytetarët kanë përdorur edhe sot pankarta me mesazhe ironizuese ndaj kr...
Protesta qytetare në Tiranë vijon edhe këtë të hënë, duke shënuar ditën e 72-të radhazi të mobilizimit ku...
Nga Fabio Nacci*/ Një urdhër-arresti për pastrim parash të lidhur me trafikun e kokainës, i lëshuar në një vend kan...
DIMAL- Bashkia Dimal ka zhvilluar këtë të hënë një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ishte pro...
Këto byro do të jenë biznese private në formën e shoqërive aksionere dhe do të kenë akses jo vetëm në të ...