POLITIKE

“Kush ka sy, le të shohë”, Koka: Mesazhi i Rubios dhe artikulli i Washington Examiner tregojnë krizën e thellë të qeverisë Rama me SHBA

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 18:03
“Kush ka sy, le të shohë”, Koka: Mesazhi i Rubios dhe

Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në studion e emisionit Task Force në Syri Tv, komentoi reagimet e fundit nga SHBA, duke theksuar se artikulli i publikuar në Washington Examiner për Shqipërinë dhe lidhjet me grupet kriminale përbën një paralajmërim të rëndësishëm politik.

Sipas Kokës, Washington Examiner është një media e rëndësishme amerikane, e ndjekur nga vendimmarrës të djathtë në SHBA. Ai nënvizoi se ky artikull vjen menjëherë pas mesazhit të sekretarit amerikan të shtetit, Marco Rubio, më 28 nëntor, ku u theksuan qartë shqetësimet për aktivitetet kriminale dhe trafikun e drogës në Shqipëri.

Koka rikujtoi se vetëm një javë para këtij mesazhi, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “non-grata” figura shqiptare për lidhje me kartelin meksikan Sinaloa – persona që, sipas tij, janë pritur publikisht edhe nga kryeministri Rama për promovime librash.

“E gjitha kjo është pjesë e një puzzle-i që po formëzohet. Kush ka sy, le të shohë,” u shpreh Koka, duke theksuar se këto sinjale nuk janë të drejtuara ndaj qytetarëve shqiptarë, por ndaj qeverisë.

Ai vijoi duke analizuar edhe qasjen e administratës Trump ndaj karteleve të drogës, duke thënë se lufta kundër tyre është shpallur si prioritet kombëtar i SHBA-së:
“Në momentin që Trump ka përcaktuar luftën ndaj karteleve si kryesore për interesat amerikane, është e pamundur që administrata të bëjë ‘një sy qorr’ ndaj atyre që i trajtojnë anëtarët e Sinaloas si investitorë strategjikë,” tha Koka, duke aluduar për politikat e qeverisë Rama.

Gazetari kritikoi ashpër censurimin e lajmeve nga mediat kombëtare, sipas tij të kontrolluara nga qeveria, të cilat nuk raportuan vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për personazhet e sanksionuara.
“Kur vjen fjala për turizmin, i reklamojnë me zell artikujt e huaj. Por kur SHBA shpall non-grata një person që ka qenë në zyrën e kryeministrit, atëherë heshtin. Kjo është çmendi,” u shpreh Koka.

Duke e cilësuar situatën si një moment të rëndësishëm politik, ai paralajmëroi se SHBA nuk do të tolerojë aleancat me struktura kriminale, sidomos nën një administratë të rikthyer Trump.

Koka e vijoi analizën duke kujtuar se mesazhi i Rubio-s për Ditën e Pavarësisë, i pari i këtij lloji në 32 vitet e fundit, theksonte se SHBA nuk do t’i besojë qeverisë shqiptare për këtë betejë, por strukturave të posaçme kundër krimit, “ashtu siç ndodh në të gjithë botën”.

Koka:

Washington Examiner është një media e cila lexohet sidomos nga, po themi vendimmarrësit e djathtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në qoftë se mesazhi i sekretarit amerikan të shtetit zotit Rubio, në 28 nëntor, ishte një mesazh, po themi, që fliste qartë, por që ndoshta shumë njerëz nuk e kanë lexuar siç duhet. Ky artikull që vjen pas atij mesazhi të zotit Rubio, i cili fliste në ditën e pavarësisë së Shqipërisë, për problemin që paska vendi ynë me grupet kriminale, trafikun të drogës, dhe që ky mesazh vjen mbasi një javë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit sanksionoi si non grata për shkak të lidhjeve të tyre kriminale me kartelin Sinaloas, ata që zoti Rama i takonte për publikimin e librave. Pra e gjitha kjo është një puzzle i cili po formëzohet dhe kush ka sy, le të shohë. Në këtë rast, apeli është për Ramën, se qytetarët shqiptarë nuk kanë bërë gjë.

Sigurisht që kjo e gjitha për Ramën dhe sigurisht dhe ky artikulli i sotëm i Washington Examiner vjen në këtë kontekst, në lëmin e informacioneve që qarkullojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që qarkullojnë në kanalet zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që si me thënë, vjen edhe për lexuesin një dhe vjen edhe për, për qeverinë dy. Kështu që mendoj që e gjitha kjo është një moment shumë i rëndësishëm.

Nga mënyra se si e ka ndërtuar pyetjen, artikullin dhe nga mënyra se si e ka, si e ka ndërtuar edhe titullin, sigurisht që kjo jo. Kjo e kundërta do të ndodhi. Pra në momentin që, zoti Trump e ka përcaktuar luftën ndaj karteleve të drogës si një nga luftat më të rëndësishme që ka për të zhvilluar për momentin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesat e saj, jo për interesat e globit, dhe ne e dimë se sa rigoroz është zoti Trump ose presidenca apo presidentët e Amerikës kur bëhet fjalë për interesin e Amerikës dhe kushdo që i del në, këtë rrugë, mjerë ai pastaj. Sigurisht që ky është lajmi i keq, pa diskutim për ata që i trajtojnë anëtarët e Sinaloas dhe kartelës Sinaloas si organizata dhe si investitorë strategjikë, madje japin , edhe leje, liçenca e të tjerë e të tjerë, dhe akoma më shumë kur ata besojnë se, mendojnë dhe besojnë se duke i kontrolluar mediat e tyre, duke e censuruar lajmin për këto njerëz, këtu ka ndodhur çmenduria.

Pra media kombëtare që censurojnë një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit për një personazh i cili është shqiptar. Këta që s'lenë gjë pa bërë kur bëhet, kur vjen puna për Shqipërinë deri dhe artikujt fundorë për turizmin dhe shumë mirë bëjnë që i reklajmojnë. Po kur vjen puna pastaj që flitet për një personazh i cili është ka shkuar dhe është pranuar publikisht nga vetë kryeministri që e ka pasur në zyrë, e censurojnë.

Këta thjesht besojnë se mund ta gënjejnë për momentin veten, por problemi është që nuk e kanë problemin me propagandën brenda. Kanë problemin shumë më të madh dhe shpresojmë që të zgjidhet siç e zgjidh , polici i botës këtë çështje, dhe artikulli paralajmëron pikërisht këtë. Pra, me mënyrën se si ka vepruar zoti Trump deri tani, administrata e tij, sidomos në raport me kartelet e drogës dhe ata që janë aleatë të këtyre karteleve, është e pamundur që Trump apo administrata të, kthejë një sy, të bëjë një sy qorr në këtë rast. Dhe këtu pastaj, mbas para këtij artikulli, e thashë edhe një herë, është ai mesazh që s'ka ndodhur ndonjëherë në 32 vitet e fundit, madje as në '97-ën, kur sekretari amerikan i shtetit uron Shqipërinë për pavarësinë dhe i kujton që ky vend ka probleme me grupet kriminale dhe këtë betejë ai nuk angazhohet ta bëjë me qeverinë, por me strukturat e posaçme që në gjithë botën.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan