Rama
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi emrat e ministrave pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Rama zëvendësoi tre prej ministrave aktualë si dhe propozoi Kryetaren e re të Kuvendit të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi të dielën (28.07.) emrat e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar. Në përmbyllje të fjalimit të tij, të mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, Rama zëvendësoi tre prej ministrave aktualë si dhe propozoi Kryetaren e re të Kuvendit të Shqipërisë.
Emrat e rinj të qeverisë – jo figura politike
Taulant Balla, i emëruar në Ministrinë e Brendshme vetëm në korrik të vitit të kaluar do të zëvendësohet nga Ervin Hoxha, që ka mbajtur deri tani postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, IKMT. Ish ministrit Balla ju besua posti i ministrit të Shtetit pa portofol për Marrëdhënien me Parlamentin, karrige të cilin e mbante Elisa Spiropali.
Edhe ministri i Financave Ervin Mete, i cili e mori postin në shtator të vitit të kaluar do të pasohet nga Petrit Malaj, Drejtori aktual i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore. Një tjetër emër u zgjodh në krye të Ministrisë së Mbrojtjes. Pas Niko Peleshit, që e mban këtë post prej rreth 4 vitesh, kjo ministri iu besua Pirro Vengut, Drejtorit të Portit të Durrësit. Vetë Peleshi do të marrë kryesimin e grupit parlamentar socialist.
Ndryshimet në kabinetin qeveritar vijnë një vit përpara zgjedhjeve, që do të mbahen në pranverën e vitit 2025. Kryeministri Rama nuk dha ndonje sqarim mbi këto ndyshime, por gjatë fjalës së tij në Kongres theksoi rëndësinë e figurave të reja për zgjedhjet e ardhshme. "Do t'ju duhen dijet, aftësitë, dëshira e të rinjve që do të afrojmë medoemos për sprovat e mëdha të mandatit të katërt” – u shpreh kryeministri.
Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet sërish nga një grua
Elisa Spiropali do të drejtojë Kuvendin e Shqipërisë, duke zëvendesuar Lindita Nikollën, e cila njoftoi dorëheqjen nga ky post disa ditë më parë. "Mbyllet shërbimi im trevjeçar në krye të Kuvendit, si rezultat i një situate personale shëndetësore” bëri të ditur ish kryetarja e Kuvendit. Propozimi i Spiropalit për drejtimin e këtij institucioni erdhi nga kryeministri Edi Rama gjatë asamblesë së të dielës, ndërsa pritet të votohet gjatë seancës plenare të së martës (30 korrik). Spiropali aktualisht mban postin e ministrit të Shtetit pa portofol, për Marrëdhënien me Parlamentin. Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e socialistëve do të jetë Bledi Çuçi, i cili deri tani ka drejtuar grupin parlamentar socialist.
Berisha për ndryshimet qeveritare: "Ekziton vetëm njëshi”
Vendimi i Edi Ramës për të ndryshuar disa nga imazhet e kabinetit qeveritar solli reagimin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. Nga ballkoni i banesës së tij, Berisha tha se kongresi sanksionoi se në Partinë Socialiste "nuk ekziston asnjë forum tjetër, asnjë anëtar forumesh të tjera, por ekziston vetëm njishi”. "Në këtë kontekst, mund ta vlerësojmë kongresin si aktin politik të metamorfozës së Rilindjes, metamorfozës së plotë të Rilindjes” shtoi më tej Berisha. I pakursyer në etiketime ai u tregua edhe në lidhje me emërimet e reja në qeverinë "Rama”, teksa tha se u emëruan "hajdutë, interesaxhinj, antipopullorë dhe çdo epitet tjetër”.
Fill pas përfundimit të Kongresit, kryeministri Edi Rama dorëzoi në Presidencë dekretet për ndryshimet e reja, të cilat presin miratimin e Presidentit Bajram Begaj./ DW
kuvend rama ndryshime ne qeveri
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
29 Korrik13:16
Konferencë me homologun boshnjak, Hasani: Shqipëria, bashkë-sponsorizuese e rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë!
Hasani
TIRANË- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mbajtur ditën e sotme një konferencë të përbashkët me homologun e...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik11:49
"Berisha i burgosur politik", Argita Malltezi: Po mbahet në arrest me argumentin e rrezikut të ikjes, hetimi pasuror ndaj tij ka 4 vjet që nisur
argita malltezi
TIRANË- Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berishës ka organizuar një konferencë për me...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik11:34
Kritika për deputetët dhe sqarimi i vendimeve të marra në Kongres, zbardhen detaje nga diskutimet në mbledhjen e kryesisë së PS
edi rama
TIRANË- Paraditen e sotme grupi parlamentar i Partisë Socialise ka zhvilluar një mbledhje të kryesisë. Mbledhja vjen nj&e...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:53
"Rama po bën çmos të mos ketë surpriza zgjedhore", Kathimerini: Beleri nuk po lirohet që të mos bëjë fushatë në Himarë për Gjikurinë
fredi beleri
GREQI- Media greke "Kathimerini" ka shkruar një artikull për ish-kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe ...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:23
Kërkon lirimin me kusht/ Shtyhet seanca për Fredi Belerin, shkak mungesa e dokumentacionit
fredi beleri
FIER- Është shtyrë seanca në Gjykatën e Fierit për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirimin me kusht nga q...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik10:10
Kërkon lirimin me kusht, mbahet në gjykatën e Fierit seanca për Fredi Belerin
fredi beleri
FIER- Në Gjykatën e Fierit mbahet sot seanca për Fredi Belerin, i cili ka kërkuar lirim me kusht. Beleri ka mbërritu...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik09:30
Ndryshimet në qeveri/ Shtyhet për nesër seanca e posaçme plenare për betimin e ministrave të rinj dhe kryetares së Kuvendit
kuvendi
TIRANË- Është shtyrë për nesër seanca e posaçme plenare për ndryshimet në qeveri. Deputetët so...
r.ll
POLITIKE
29 Korrik08:04
Largimet dhe emërimet e reja në qeveri, mbahet sot në Kuvendë seancë e jashtëzakonshme plenare
kuvendi
TIRANË- Pasditen e sotme në orën 18:00 do të mbahet seancë e jashtëzakonshme plenare. Kjo seancë plenare d...
n.f
POLITIKE
28 Korrik22:13
Berisha: Piro kokaina u emërua ministër Mbrojtje, sepse Sinaloa kërkon të sjellë në portet tona, nëndetëset e drogës
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbrëmjen e sotme fjalimin e tij para mbështetësve t&...