U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Edison Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg për "kallëzim të rremë", ka reagua lidhur me hapjen e grup-kapitullit të parë të negociatave me BE-në. Salianji shkruan se lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë, sipas tij, dhe në qelitë e të burgosurve politikë.
Ai shton se lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, është një hap më shumë drejt Brukselit, në gjithë atmosferën mbytëse, sipas tij, në Shqipëri. Salianji shkruan kryeministri Edi Rama e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara.
Ish-deputeti thotë se sa më afër BE-së jemi, aq më i madh është ekspozimi i qeverisjes së keqe, dhe aq më e dukshme është fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë. Salianji i jep merita dhe opozitës lidhur me procesin e integrimit teksa shkruan se kanë luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë. Ai shton se sakrificë është këndi nga ku po shkruhet ky shënim, me laps e me letër duke iu referuar dënimit të tij. Salianji përfundon duke shkruar se kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë.
POSTIMI I PLOTË I SALIANJIT:
Kënd nga qelia nr.6
Për Shqipërinë në BE.
Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.
Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, serish e ne çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë. Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe levdatat. Janë thjesht kortezia e protokollit. Eshtë shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.
Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qendrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perendimit, se sa udhëheqësit e tyre. Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qënë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.
Po nëse qendrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Eshtë Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks. Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar” Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.
Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shenim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak. Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime me emra me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin. Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit.
Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit. Nga kjo pikpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Europën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Eshtë shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perendimi. Eshtë dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa. Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më antieuropiane që ka Shqipëria.
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë në podcastin e tij "Flasim" se po punohet që Shqipëria të ketë sistemin e par&e...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur në episodin e radhës së podcastit të tij"Flasim" për hapjen e grup-kapitullit të par...
SHBA- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Amerikë duke rinis...
TIRANA- Partia Demokratike ka dalë me një njoftim zyrtar pas zhvillimit të mbledhjes së sotme me drejtuesit politikë të qar...
SHBA- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Times Square, ku është vendosur logo e eventit të takimit me ...
TIRANA- Pasditen e sotme krerët e qarqeve të Partisë Demokratike u mblodhën në selinë blu ku në fokus të diskutim...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje Monika Kryemadhit, të tregojë të gjitha informacionet q&eum...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që në datë 29 tetor t’i bashko...
TIRANA- Arrestimi i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vijon të marrë vëmendje në mediat ndërkomb&...
GJEORGJI- Gjeorgjianët do të votojnë të shtunën në një zgjedhje kritike që mund të përcaktojë nëse...