Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Në një mbledhje të kryesuar nga Edi Rama, kryetar i PS-së, u vendos që drejtimin e fushatës në njësinë 5 të Tiranës të mos e mbajë më Erion Braçe. Në këtë zonë, ku ai është zgjedhur deputet, fushatës do t’i bashkohen Taulant Balla dhe Niko Peleshi, ndërsa Delina Ibrahimaj do të largohet nga kjo njësi. Pas këtij ndryshimi, Braçe u reagoi bashkëpunëtorëve të tij me një mesazh të gjatë mbrëmjen e së premtes, duke e cilësuar lëvizjen fyese dhe të neveritshme.
“Akti i sotem eshte i padrejte ne raport me gjithe ckam bere si drejtues e deputet ne njesine 5, reflekton mjaftueshem dyshimin ndaj meje e sjelljes sime ne zgjedhje-e neveritshme kjo por e denje fiks per ate qe e ka bere dhe perversitetin ne raportet njerezore-po e le me kaq dhe po e kursej te verteten deri ne fund e qe eshte fyese pafund! Dua tu them qe une e refuzoj kete akt!” – thuhet në mesazhin që Braçe ka dërguar.
Revolta e tij është me drejtuesit e PS. Ai nuk përmend emra, por zhvendosja e tij nga Divjaka në Tiranë u bë me kërkesë të Belinda Ballukut. Tani që ajo do të drejtojë të gjithë fushatën e Tiranës duket se ka goditur sërish Braçen.
“Natyrisht, unë nuk kam për të bërë kurrë atë që ata bënë kundër meje. Është e thjeshtë: unë nuk jam si ata, unë jam socialist! Kjo do të thotë se do të vijoj të bëj fushatë cep më cep të Njësisë 5, ashtu siç di, rrugë më rrugë e sy më sy me socialistët dhe qytetarët, duke u dhënë dorën e duke luftuar për punët,” – deklaroi Braçe.
Edhe pse ishte një nga kandidatët më të votuar në listën e hapur atij nuk iu dha asnjë detyrë në qeverinë e re të PS duke e lënë një deputet të thjeshtë. Kjo ka bërë që edhe në faqen e tij në Facebook ai të prezantojë veten jo si deputet i PS, por: “TANI I LIRË!
Deputet i Tiranës, fitues me votë ne Bashkinë e madhe, Kamëz, Vorë, Kavajë e Rrogozhinë, posaçerisht në Diasporë”.
MESAZHI I PLOTË
MIRËMBRËMA!
Dua që të jeni mirë të gjithë!
E kisha të rëndësishme që të komunikoja me ju e disa fjalë t’ua thoja unë, duke mos i lënë hapësirë keqkuptimeve që fillojnë tani e bëjnë dëm;
Sot pasdite, u bë një mbledhje me natyrë organizative, në prag të zgjedhjeve të parakohshme për një mandat plotësues për kryetar të bashkisë së Tiranës!
Sipas kësaj mbledhjeje, unë – që drejtova fushatën për zgjedhjet politike në Njësinë 5 – nuk do të drejtoj më fushatën në këtë njësi; gjithashtu Delina, që ishte prej dy vitesh në këtë njësi dhe bashkë me mua në këto zgjedhje, nuk do të jetë më këtu duke krijuar një boshllëk të madh përfaqësimi, SI PËRHERË NDAJ NJËSISË 5.
Tani dua t’ju them disa fjalë:
Kur më larguan nga Divjaka – jo populli, por udhëheqësit në Tiranë – në pamundësi për të justifikuar ç’po bënin pa asnjë arsye parimore, por thjesht e vetëm si vullnet personal, më thanë: “kemi nevojë në Tiranë e veçanërisht në Njësinë 5”. I bindur që edhe kjo ishte një rrugëdalje kot, thashë: “nuk dua të jem deputet, do bëj fushatë në Njësinë 5 pa qenë në listë, ua kam detyrim socialistëve në atë njësi”; më thanë: “jo, se pa qenë në listë s’të mblidhet njeri”; thashë: “e provojmë, mblidhen socialistët apo jo”; më thanë: “shko atje, merr mandatin e pastaj bëj ç’të duash”!
Kur erdha mes jush njoha jo vetëm gjendjen por edhe çfarë u kishin bërë socialistëve në Njësinë 5 – gënjyer e mashtruar, abuzuar e harruar, dhunuar e përçmuar, ndarë e mbajtur qëllimisht kështu.
Bashkë me Delinën u munduam të kurojmë një nga plagët e hapura në trupin e Partisë Socialiste, ballë për ballë e sy më sy, madje duke vënë veton për të përzënë autoren e autorët e gjithë kësaj gjendjeje; jo vetëm mes socialistëve por edhe tek njerëzit pashë çlirim.
Punuam bashkë, ca më shumë e ca më pak, por bashkë dhe me një qëllim: FITOREN E PARTISË SOCIALISTE. Koha nuk ishte e mjaftueshme për gjithçka, por bëmë ç’mundëm dhe ja dolëm të thellonim diferencën me PD, partinë më të afërt rivale, e t’i hiqnim deputetin e dytë partisë BASHKË, e majta me bazë në Njësinë 5; me zemër dhe pa shpenzuar një qindarkë për të blerë e poshtëruar njerëzit me çmimin e ndyrë të një vote!
Nga kjo përfitova edhe unë, u rizgjodha deputet si më i votuari në bashkinë Tiranë, më i votuari në Shqipëri – pa Vorën – më i votuari në Diasporë. JU JAM SHUMË MIRËNJOHËS PËR KËTË, ÇDO SOCIALISTI DHE SOCIALISTEJE NË NJËSINË 5 DHE KUDO NË TIRANË. Unë jam i mbijetuar – më sollën këtu për të humbur e ju vetë e patë se sa e padrejtë dhe e pandershme u bë e gjitha me të gjithë kundër; unë jam sot deputet falë socialistëve.
Ndaj tyre jam në borxh!
Pikërisht për të shlyer këtë borxh, kam që në shkurt – kur nisëm punë para zgjedhjeve e deri sot – para pak, pas zgjedhjeve, T’I RIJ ZONËS MBI KOKË, të jem si në fushatë rrugë më rrugë, lagje më lagje, shesh më shesh, duke u marrë me ato që janë hallet e njerëzve – ujë, drita, rrugë, trotuare, plehra, hapësira publike, parkim, çerdhe, kopshte e shkolla – dhe duke i hapur telefonin gjithkujt ndër ju po e po, por edhe çdokujt tjetër që kemi banor në njësi apo edhe më gjerë në Tiranë.
Jam shumë krenar për këtë, mbi të gjitha që gjithë çfarë thamë e ndamë me njerëzit në fushatë për HAPËSIRAT PUBLIKE, u rrembye menjëherë, po zbatohet deri diku në territor dhe është në qendër të një përpjekjeje për ta kthyer në reformë.
Po ua them sot – mbase është dita – kam mbajtur mbi kurriz kërcënime serioze çdo ditë për çdo akt timin në korrigjim të sjelljes klienteliste, të pabarabartë e të korruptuar të inspektorëve të IMT në territor.
Po, pa problem, unë për këtë jam: të mbaj mbi kurriz edhe këto pa u ankuar kund.
Ndërkohë, për gjithçka tjetër, përfshi edhe gjëra banale si ato kosha në Selitë e deri tek gjëra të rëndësishme si legalizimet po në Selitë e kudo, kam gjetur përballë një mur të ngritur, dyer që mbyllen dhe përgjegjës gojë-mbyllur qëllimisht dhe të lidhur jo vetëm me kaosin në bashkinë Tiranë, shpërfilljen e fortë ndaj detyrës e Njësisë 5 kudo, por të lidhur edhe me mua. Në fushatë i kuptova: ishin urdhëruar “mos e ndihmoni atë”, por kjo pas zgjedhjeve është një sjellje e turpshme dhe në traditën e qëndrueshme të shpërfilljes së Njësisë 5, përfaqësuesve të saj!
Nejse, KUVENDI sa ka nisur dhe secili do kuptojë ç’do të thotë nder, respekt, punë në raport me votën e njerëzve; kush pengoi deri më sot e kush pengon në vijim do jetë shembull!
Në anë tjetër, akti i sotëm është i padrejtë në raport me gjithë ç’kam bërë si drejtues e deputet në Njësinë 5, reflekton mjaftueshëm dyshimin ndaj meje e sjelljes sime në zgjedhje – e neveritshme kjo, por e denjë fiks për atë që e ka bërë dhe perversitetin në raportet njerëzore. Po e lë me kaq dhe po e kursej të vërtetën deri në fund e që është fyese pa fund!
Dua t’ju them që unë e refuzoj këtë akt!
Natyrisht, unë s’ka gjasë të bëj atë që këta bënë kundër meje. E thjeshtë: UNË NUK JAM KËTA, UNË JAM SOCIALIST!
Do të thotë: DO BËJ FUSHATË CEP E MË CEP TË NJËSISË 5, ASHTU SIÇ DI, RRUGË MË RRUGË E SY MË SY ME SOCIALISTËT E NJERËZIT, DUKE SHTRËNGUAR DUART E DUKE LUFTUAR PËR PUNËT!
Sepse për mua nuk kanë rëndësi emrat, MJAFTON QË NË GARË ËSHTË PARTIA SOCIALISTE – pavarësisht kush flet në emër të saj – DHE SA KOHË AJO DO VLEJË PËR NJERËZIT!
NATËN E MIRË TË GJITHËVE DHE SHIHEMI NË RRUGË!!
Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka nxjerrë emrin e preferuar për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. ...
Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me situatën e ish-kryebashkiakut të Tiranës, ...
Mandati i katërt është nyja që vendos për të ardhmen e Partisë Socialiste: a do të mbijetojë dhe të avancoj&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se nesër pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, pritet t&eu...
TIRANË- Në një konferencë për shtyp të premten, ku prezantoi legjislacionin ekzistues mbi ndërtimet dhe menaxhimin e territ...
“Të rinjtë shqiptarë duhet të shohin me shpresë te PD. Diktaturat nuk largohen me zgjedhje farsë, por me protesta të fu...
Publikimi i fotos së Edi Ramës me kryeagjentin e diskredituar të FBI-së, Charles McGonigal, ka bërë shumë bujë në m...
Analisti Andi Bushati i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, përballë moderatores Armela Ferko ka shpjeguar edhe arsyen se,...
Gjatë një takimi me struktura të Partisë Socialiste në Tiranë, Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ka komentuar edhe shkar...
Nga Nick Dunning, GB News Shikoni si shpërthen në zemërim parlamenti i Shqipërisë dhe si hidhen letra, ndërsa kryeministri i k&eu...