POLITIKE

"Ligji për pezullimet, mënyra si Rama mbron veten", Alimehmeti: Qytetarët të mobilizuar për protestën e sotme

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2026, 17:42
"Ligji për pezullimet, mënyra si Rama mbron veten",

I ftuar në intervistën e pasdites në Syri TV, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, deklaroi se ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale nga Kryeministri Edi Rama nuk përfaqësojnë një reformë në interes të shtetit ligjor, por një manovër të dëshpëruar për të mbrojtur veten nga drejtësia.

Sipas tij, në momentin kur “laku po i shtrëngohet gjithnjë e më ngushtë”, kreu i qeverisë po tenton të ndryshojë rregullat për të pamundësuar pezullimin e zyrtarëve të lartë.

Alimehmeti theksoi se kjo nismë nuk synon mbrojtjen e institucioneve, por krijimin e një mburoje politike për kryeministrin, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi kohën dhe motivet e ndërhyrjes ligjore.

Ai vuri në dukje se situata përkon me thirrjen e opozitës për protestë që do të mbahet sot, më 20 shkurt, një datë me simbolikë historike, duke nënvizuar rëndësinë e reagimit qytetar ndaj një lëvizjeje që, sipas tij, synon të minojë llogaridhënien e qeverisë.

Pjesë nga deklarata:

Duke parë Edi Rama problematikën që i ka ardhur tek vetja, pra lakun që po i shtrëngohet rreth e rrotull gjithmonë e më ngushtë, atëherë bën një manovër të dëshpëruar, siç është pikërisht kjo: të ndryshojë Kodi i Procedurës Penale, pikërisht që të mos lejojë pezullimin. Në fakt, ta kuptojmë që këtë ai e bën vetëm për veten e vet, nuk është se e bën për njerëz të tjerë. Sepse, po të jetë për njerëz të tjerë, ai gjithmonë mund ta shkarkojë një ministër me radhë dhe ta vërë para përgjegjësisë. Vetëm ai nuk mund të shkarkohet dot.

Kështu që ai këtë e ka situatë të dëshpëruar dhe them sërish të dëshpëruar. Pse? Sepse ka kuptuar që nuk ka zgjidhje tjetër dhe, po të kishte qenë se ai ishte me të drejtën, pra mendonte realisht që kjo gjë duhet të ishte bërë, pse zgjodhi vitin e 13-të, 14-të të regjimit të tij për ta bërë këtë, apo jo? Pra, po të kishte qenë se kjo ishte një normë që na duhej që në fillim, do ta kishte bërë që në 2013-14-ën. Pse e propozon në 2026-ën? Pse gjithë kjo vonesë e madhe? Sepse nuk ka qenë e atillë. Kjo është qartësisht një lëvizje e tillë për t’u shmangur nga drejtësia.

Dhe kjo është arsyeja pse ne, një orë e më parë, duhet të kemi një qeveri tranzitore, kalimtare, kujdestare, teknike, quajeni si ta doni emrin, por që të garantojë nga njëra anë zgjedhje të lira dhe të ndershme, nga krahu tjetër të garantojë që figurat qeveritare të mos përdorin postin, që është publik dhe shërben për interesat e publikut, për të mbrojtur veten e tyre për problemet që ata kanë vetë me drejtësinë.

Kështu që, në këtë aspekt, është shumë e qartë përpjekja e dëshpëruar e Edi Ramës. Nuk është thjesht çështje numrash kjo në Parlament, pra “i kam unë kartonët dhe e bëj”. Kjo do të jetë me një kosto tejet të madhe edhe në faktorin ndërkombëtar, por edhe në faktorin brenda Shqipërisë, sepse sado që ne kemi një tendencë, le të themi, populli shqiptar ka një tendencë të reagojë më pak ndaj këtyre elementeve, patjetër në terren diskutimi është i qartë dhe njerëzit e kanë kuptuar shumë qartë që kjo s’po bëhet për askënd tjetër, me përjashtim të vetë Edi Ramës.

Dhe në këtë aspekt nuk ka kërkush se si të jetë dakord, sepse kjo i bie që t’i japësh mandat kryeministrit, këtij apo kujtdo tjetër se krijohet precedent pastaj ky që mund të vjedhësh sa të duash, sepse pastaj drejtësia nuk të ndalon dot. Pra, kjo e thënë me fjalë të thjeshta është diçka absolutisht kundër njerëzve dhe në favor vetëm të një njeriu, që ta themi dhe në një drejtim tjetër. Është një mburojë e rreme, një mburojë e kotë, një hap i cili kapërcehet shumë lehtë, sepse ajo që po mundohet Edi Rama të servirë publikut është t’i thotë: çohet prokuroria dhe rrëzon apo kërkon shkarkimin e këtij apo atij ministri.

Në fakt, kjo nuk është e vërtetë. Prokuroria maksimumi ngre akuzën, por ajo që vendos është gjykata. Pra, është një gjykatë ajo që ka kërkuar Ballukut pezullimin. Pra, është GJKKO-ja që e ka kërkuar, nuk është prokuroria. Përdoret me qëllim kjo nga Edi Rama për të bërë diversion në opinionin publik dhe për të futur, si gjithmonë, kur i ka fajet ai vetë, një shtresë tjetër që e ka fajin. Kur keqmenaxhon shëndetësinë, për shembull, fajin e kanë gjithmonë mjekët dhe infermierët, kurrë nuk e ka ai apo ministrja e Shëndetësisë. E njëjta gjë me arsimin: e kanë fajin mësuesit apo kushdo tjetër, por kurrë ai dhe ministrja e Arsimit; apo me krimin, e kanë gjithmonë fajin elementë të tjerë, por kurrë ai dhe ministri i Brendshëm.

Kështu që, në këtë aspekt, ai vazhdon edhe godet. Ju patë edhe gjyqtarët për çështjen e rritjes së rrogave, i goditi. Godet tashmë pjesën e prokurorisë me këtë lloj ligji dhe me këtë lloj anatemimi. Problemi është një dhe vetëm një. Nyja gordiane është Edi Rama. Pra, me largimin e Edi Ramës, gjithë këto probleme çuditërisht do të zgjidhen vetvetiu. Por të jemi shumë të qartë: nuk e bën për kërkënd tjetër. Këdo të përmendë aty, ai po e bën vetëm për veten e vet. Ta kishte pasur të drejtën morale, do ta kishte bërë me kohë. E bën tani, sepse tani është në hall.

Po, shumë e drejtë. Patjetër, datë simbolike. Unë, njëjtë si ju, jam i datëlindjes ’79, kështu që nuk është se mund të kisha një rol më të madh në atë lloj eventi. Por nuk mund ta harrojmë dot, sepse na e tregon brezi para nesh. Na i tregojnë ata që ishin aty. Dhe një gjë që na kanë treguar, unë besoj që tani i shkon në vëmendje gjithkujt, ishte që ndjenja e frikës, ndjenja e pasigurisë, mosbindja pra në kuptimin a do t’ia dilnin apo s’do t’ia dilnin dot, apo do të kishte një kthesë tragjike — ishte diçka shumë reale, shumë konkrete aso kohe dhe ishte tejet më e rëndë se sa është sot.

Pra, po ta shohim ne, sot mund të ngrihesh pa asnjë lloj problemi, mund të shohësh shumë qartë, sepse aso kohe nuk ekzistonte interneti, nuk ekzistonin mediat e huaja, kishte shumë pak informacion. Sot ke informacion shumë të qartë mbi një qeveri që është në rrëzim, qartësisht; një qeveri që do thjesht të duket si e fortë, kur në fakt nuk është. Pra, është në momentet dhe në hapat e fundit të saj.

Kështu që, në këtë aspekt, patjetër data përkon dhe është simbolike, por kushtet e zhvillimit janë më ndryshe. Nuk ekziston e njëjta lloj pasigurie për të ardhmen siç ishte tre dekada e gjysmë përpara. Sot kemi shumë qartë që përballë të keqes nuk mund të qëndrosh pa zë. Përballë të keqes duhet të qëndrosh, duhet t’i bësh opozitë në çdo lloj forme dhe mënyre, sepse me këtë lloj sekti që është vendosur në Shqipëri, këtë sektin e Rilindjes, patjetër të kryesuar nga Edi Rama, nuk ka rrugë tjetër përveçse të qëndrosh përballë.

Në fund të fundit, unë mendoj që gjithsecili nga ne, qoftë apo mos qoftë në protestë, edhe nëse është duke na dëgjuar në këtë moment, duhet të vendosë me veten e vet moralisht ku qëndron: përballë kësaj të keqeje apo në krah të saj?

Po qëndrove përballë kësaj të keqeje, atëherë duhet të jesh me ne në shesh. Nëse s’mundesh dot fizikisht për dhjetëra arsye nga më të ndryshmet, qëndron në parim dhe në mbështetje kudo ku ndodhesh, sepse fjala e thënë në çdo tavolinë, në çdo rrugicë, në çdo shtëpi ka një vlerë tejet të madhe. Sepse e drejta është e drejtë, nuk mund të mohohet dot.

Ne jemi në një situatë ku ose largojmë këta që kemi në qeveri, ose do largohen gjithë shqiptarët, sepse po e shohim axhendën e tyre. Axhenda e tyre është njëjtë si pushtuesi: nuk e do vendin për popullin, por për tokën, për burimet natyrore, për pasuritë që ka. Njerëzit ose i dëbon, ose i kthen argat. Dhe kjo po u ndodh shqiptarëve.

Shqiptarët po dëbohen nga vendet e tyre të lindjes, ku kanë qenë me shekuj, dhe tani po largohen jashtë Shqipërisë, apo po përdoren nga Edi Rama, i cili pastaj përdor propagandën për ta paraqitur këtë si diçka të bukur. Por çdo njeri e di shumë mirë realitetin në shtëpinë e vet.

Nëse nuk e dinë, i ftoj të pyesin një familjar që ka ikur: pse ike? Do t’ua thotë pse iku. Sepse i është mbyllur Shqipëria dhe nuk ka shpresë për fëmijët e vet në këtë vend. Sot po ikin familje të tëra.

Kemi pasur emigracion edhe më parë. Ikën burra të rinj, punonin, dërgonin remitanca dhe më pas shumë prej tyre u kthyen pas viteve 2005-2006 për të investuar dhe për ta ndërtuar të ardhmen këtu. Sot po ikin familje të tëra me fëmijë të vegjël. Shumë prej tyre thonë se ikin për t’u dhënë shkollë fëmijëve, apo sepse një problem shëndetësor nuk mund të trajtohet këtu.

Pra, po ikin për mungesë shteti, sepse shteti nuk po u jep atë që ata paguajnë me taksat e tyre.

Dhe këta kanë dy axhenda: sekti i Rilindjes ka dy axhenda shpopullimin, një; dhe abuzimin me pasuritë publike, dy", tha ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan