U plagos nga trafikanti i drogës, përkeqësohet gjendja e policit Adri
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...
Teksa vizitoi Edison Adrin, efektivin e plagosur rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, kryepolici Skënder Hita bëri e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Në fjalën e saj në Kuvend Ina Zhupa ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë Rama. Zhupa theksoi se ësht&e...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se firmosja e marrëveshjes mes “TEDA Tiranë”, Zona e Lirë Ekonomike e Bashkisë së Tiranës, dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”, e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael.
Rama u shpreh gjatë fjalës së tij se kompania e Izraelit do të sjellë në Tiranë, bazën më të madhe e të dhënave digjitale dhe do të ofrojë një platformë për kompanitë në fushën digjitale. Ai shtoi se kjo do të hapë mundësi punësimi për vajzat dhe djemtë. Sipas kryeministrit, për Shqipërinë është bekim të shfrytëzohet teknologjia digjitale për të ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.
Rama shtoi se edhe kjo marrëveshje është pjesë e përpjekjeve për të përmbushur kriteret për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian. Sipas tij, procesi i integrimit po ecën me shpejtësi, jo vetëm falë reformave të vendit, por edhe për shkak të interesit të BE-së për zgjerimin.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishin të pranishëm dhe nënkryetarja e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe.
Rama: Të mirëpresim dhe firmosjen e kësaj marrëveshje, që e ka zanafillën disa vite më parë në një vizitë në Izrael. Kompania është jashtëzakonisht e kënaqur me ketë marrëveshje që të firmoset. E them këtë jo vetë në marrëdhëniet që e kanë zanafillën me popullin hebre, por sepse pavarësisht numrit të vogël të popullsisë, është frymëzuese se dallimin nuk e bën se çfarë ke, po çfarë di. Thënë këtu shembullin e ujit, Izraeli nuk ka burime ujore, si Shqipëria, por ka furnizimet e jashtëzakonshme të ujit në një tokë që nuk është pjellore. Izraeli ka zhvilluar bujqësinë dhe është transformim i dijes. Ne jemi në një fazë që jemi duke projektuar dhe këtu dua ti bëj një falenderim ambasadores së Izraelit. Kjo ka një rëndësi të veçantë, sepse kjo shton energjinë dhe forcën për të bërë më shumë në vendin ku është. Ne jemi duke diskutuar shumë, sepse çdo kontribut që mund të vijë nga Izraeli në Shqipëri është i mirëpritur. Kompania e Izraelit do të sjellë në Tiranë, bazën më të madhe e të dhënave digjitale dhe do të ofrojë një platformë për kompanitë në fushën digjitale.
Do të krijojë mundësinë për të gjithë të rinjtë e këtij vendi për të pasur një punë të mirëpaguar në Tiranë. Pagat nuk bëjnë dallim, përkundrazi nuk është çështja sa do të paguhet forca e punës, por sa cilësore është forca e punës. Ky është lajm i mirë për të rinjtë që janë investuar në dije në fushën e teknologjisë. Jetojmë në një kohë kapërcimi epokal në Shqipëri, por për ne Shqipërinë është bekim të shfrytëzojmë teknologjinë digjitale për të fituar kohën e pafundme që kemi humbur dhe për të ngushtuar hendekun me vendet e zhvilluara.
Falë teknologjisë kemi një instrument të krijuar vetë në bashkëpunim me Microsoft për të bërë një përshpejtim të procesit të negociatave duke transferuar në një kohë reale të gjithë trupin e ligjeve të BE që duhet të adaptohen në legjislacionin tonë, Jo vetëm kemi garantuar që kohën fizike të nevojshme që për Kroacinë, që është një nga shembujt më të shkëlqyer të procesit të integrimit ishte 7 vite, ta reduktojnë brenda kornizës për të mbyllur negociatat në 2025, por përmes këtij instrumenti të kemi një sërë elementësh në dispozicion
Është moment historik për Shqipërinë sepse është hapur një dritare e një mundësie që nuk vjen dy herë për tu bërë pjesë e BE duke shfrytëzuar një hapësirë kohore të shkurtër. Shpejtësia e procesit që po përparojmë në këtë kornizë është më e larta ndonjëherë krahasuar me të gjithë vendet, jo sepse ne po bëjmë shumë mirë detyrën tonë, por sepse BE është shumë i interesuar për shpejtësia.
Është moment historik i përputhjes së rrethanave tona të brendshme me ato të BE, janë po aq të dëshiruar sa ne Shqipëria të bëhet pjesë e BE. Kemi detyrim që të mos humbin këtë mundësi, të mos humbnim asnjë ditë sepse nëse nuk e realizojmë këtë kapërcim epokal në këtë hapësirë kohore, dritarja mund të mbyllet, shumë e thjeshtë dhe historia fillon nga e para, ku nuk ishte kjo përputhje e interesave dhe ku pavarësisht se bënim detyrën tonë dilte një vend dhe thoshte “Jo”. Shqipëria bllokohej nga një veto, ky është momenti kur pritshmëria jonë shekullore mund të bëhet realitet. Por duhet të jemi fokusuar dhe nuk duhet të humbin asnjë ditë, jo më muaj dhe pastaj vite të tjera. Të gjitha këto procese, edhe kjo marrëveshje janë pjesë e kësaj përpjekje.
TIRANË- Ambasadori gjerman në Tiranë Karl Bergner ka deklaruar se mbështet pa rezerva procesin e zgjerimit të BE-së. N...
TIRANË- Shefi i Seksionit Politik në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Andre Rizzo ka deklaruar se zgjerimi i unionit ës...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikësn "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale. Rama i është përgj...
TIRANË- Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, ka ngritur akuza se drejtësia në vend është e kapur. Në një lidhje dir...
TIRANË- Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka folur këtë të enjte për zhvillimet më të fundit politike në vendin ton&e...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shpreh i emocionuar për mbledhjen e stafit të tij nga ana e kryeministrit Edi Rama në ...
TIRANA- Kreybashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha sot se janë "qepur" pas tij dhe familjes së tij teksa foli për arrestimin. Në n...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi lidhur me akuzat se agjentët e Byrosë Kombëtare të...
TIRANA- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj deklaroi sot se nuk po sulmon drejtësinë me reagimet e tij. Veliaj tha në një inter...
Erion Veliaj TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka mbajtur të njëjtin qëndrin ndaj prokurorit të...