Korreshi ironizon Lamallarin: Po të ishte për të do të ‘arrestonte’ pulat që bëjnë vezë
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar nga Kuvendi për situatën e krijuar gjatë protestës ...
Ujë me piper, ujë me presion dhe gaz lotsjellës është përdorur nga policia në drejtim të protestuesve. Ndërkoh&e...
Një moment i tensionuar është regjistuar gjatë protestës para Kuvendit, ku policia ka përdorur ujë me piper në drejtim t...
Protesta para Kuvendit ka vijuar me tensione, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime polit...
Ambasada amerikane ka publikuar një paralajmërim për protestën e sotme përpara Kuvendit. Ndërkohë ata kanë paralajm&eum...
Ka nisur mbërritja e deputetëve të parë në Kuvend, ku edhe do të mbahet seanca e fundit për këtë sesion parlament...
Deputeti i opozitës Tedi Blushi u shpreh se SPAK ka kryer, një mashtrim të qëllimshëm dhe zyrtar ndaj Departamentit të Drejtësisë në SHBA, duke pretenduar në një letër-porosi të firmosur nga tre prokurorë se Ilir Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane.
Ai theksoi se kjo është një “provë imagjinare”, pasi sipas tij Meta nuk ka përdorur kurrë asnjë kartë bankare, as në Shqipëri dhe as jashtë saj. Blushi deklaroi se mungojnë plotësisht faktet, provat dhe çdo komunikim që ta implikojë Metën në veprimtari të paligjshme. Sipas tij, kjo çështje është pjesë e një dosjeje të ndërtuar mbi manipulime dhe sajesa, duke e cilësuar procesin ndaj Metës si politik dhe të montuar.
Pjesë nga deklarata: Sot kemi bërë publike, ose më saktë kemi çmontuar, tre nga akuzat apo pretendimet e pabazuara në asnjë provë dhe në asnjë fakt të SPAK-ut. Jemi ndalur kryesisht te ky mashtrim i qëllimshëm, zyrtar, i kryer nga SPAK-u në një letër-porosi të dërguar në Departamentin e Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tre prokurorë të SPAK-ut, jo një, por tre, pra janë tre firma të hedhura në këtë letër-porosi, pretendojnë se është e provuar që zoti Meta ka përdorur tre karta bankare amerikane. Bëhet fjalë për prokurorët Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja.
Është edhe më e rëndë. Ata pretendojnë se kanë provuar që zoti Meta i ka përdorur këto karta, kur ndërkohë është fakt që zoti Meta kurrë, e theksoj kurrë, në jetën e tij nuk ka përdorur një kartë bankare shqiptare, jo më amerikane apo evropiane. Në të kundërt, kjo provë do të ishte bërë publike, por ajo nuk ekziston; është thjesht dhe vetëm një “provë” imagjinare. Me këtë rast kemi të bëjmë jo me një mashtrim ordiner, por me një mashtrim të kryer me vetëdije dhe me qëllim ndaj autoriteteve amerikane, konkretisht ndaj Departamentit të Drejtësisë në SHBA. Ky fakt dhe kjo provë nuk ekzistojnë; nuk ka asnjë kartë bankare të përdorur nga zoti Meta gjatë gjithë jetës së tij.
E gjithë dosja, siç kemi denoncuar që në fillim, nuk përbëhet thjesht nga sajesa, por nga mashtrime ordinere dhe manipulime të nivelit më të lartë. Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë. Kemi theksuar që në krye të herës se standardet e atij rrëmbimi mafioz, që tashmë i kanë parë të gjithë shqiptarët, janë njëherazi edhe standardet e hetimit dhe të paraburgimit të zotit Meta, i cili prej më shumë se 19 muajsh vijon të qëndrojë në izolim ekstrem politik, pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë. Me zero vendime të paligjshme të firmosura prej tij, me zero qindarkë të paligjshme të sekuestruar, me zero metra katrorë pasuri të paligjshme të sekuestruara, me zero mesazhe apo komunikime telefonike që provojnë ndikim për veprimtari të paligjshme. Zero, zero, zero.
Për këtë arsye, ne kemi vijuar dhe do të vijojmë edhe në ditët në vijim t’i çmontojmë të gjitha akuzat, fund e krye politike.
Nuk jemi thjesht në kufi, por përtej çdo kufiri. Janë tejkaluar çdo kufi logjik dhe, aq më tepër, juridik. Si mund të pretendohet se është provuar një vepër penale që nuk ka ndodhur kurrë? Zoti Meta, e theksoj, nuk ka përdorur kurrë gjatë gjithë jetës së tij asnjë kartë bankare të asnjë lloji dhe të asnjë shteti. Pra, shqiptare jo, amerikane jo, evropiane jo. Asnjë kartë, zero.
Ndërkohë, tre prokurorë, që presupozohet të jenë elita e hetimit në këtë vend, jo vetëm që nuk kanë asnjë provë, por kanë kryer një mashtrim zyrtar përmes një letër-porosie zyrtare. Të tilla janë të gjitha letër-porositë që ata kanë dërguar në SHBA dhe gjetkë. Ky është një mashtrim i qëllimshëm dhe kriminal. Nuk kemi të bëjmë me një deklaratë për shtyp që mund të përgënjeshtrohet, por me një dokument zyrtar të arkivuar në Departamentin e Drejtësisë, ku tre prokurorë, me firmë dhe vulë, mashtrojnë zyrtarisht.
A ka akt më të rëndë sesa mashtrimi zyrtar i qëllimshëm ndaj një institucioni si Departamenti i Drejtësisë, i kryer nga funksionarë publikë? Nuk ka asnjë provë, jo vetëm në këtë rast, por edhe në të gjitha rastet e tjera.
Nëse ndalemi edhe te çështja tjetër, ajo që lidhet me kompaninë PLUS, kemi sërish një rast flagrant, që dëshmon standardin e hetimit ndaj zotit Meta. Ky është një standard që, në fakt, shpjegon edhe justifikimin e pretenduar për arrestimin e tij më 21 tetor 2024 dhe vijimin e mbajtjes së tij me argumentin se po prishen provat. Cilat prova? Nuk ka asnjë provë. Pretendimi se zoti Meta ka përdorur tre karta është i pabazë, pasi nuk ka asnjë kartë të përdorur prej tij.
E gjithë dosja mbështetet mbi manipulime, mashtrime, spekulime dhe fshehje faktesh. Nuk ka asnjë provë kundër zotit Meta, madje nuk ka as edhe një dëshmitar që të ketë dëshmuar kundër tij. Pra, zero prova, zero fakte, zero akte, zero dëshmitarë.
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka paralajmëruar me shkrim gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se rrezikojnë që...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kundërshtoi Sekretarin e tij të Energjisë, Chris Wright, i cili kishte paralajmëruar se mund të...
“Tendencat nacionaliste ndonjëherë mund të shfaqen shpejt, shpesh duke reflektuar mungesë pjekurie”, kështu deklaron Edi ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku së bashku me kryetarin e Grupit Parlamentar të PD dhe anëtarët e komisionit te Drejtav...
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar me një shënim në faqen e tij në facebook ku shpjegon tentativat e SPAK ...
Partia Demokratike ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, lidh...
Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në një deklaratë për mediat u pyet nëse ka një vendimmarrje për Elisa Spiropa...
Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Ramën të dëshmojë në GJKKO për dosjen “Partizani” “Përballja e...
Kreu i PD-së, Sali Berisha nga jashtë SPAK teksa foli për mediat deklaroi se autor i parë i trillimit të çështjes Partiza...
Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një postim në rrjetet sociale ka denoncuar situatën alarmante në ...