POLITIKE

"Mashtrimet e Ramës me rikonstruksionin e spitalit të Dibrës", PD: Të hetohet titullarja e Autoritetit Kontraktor, Irini Shehu

r.ll Përditësimi i fundit 21 Tetor 2024, 12:56
"Mashtrimet e Ramës me rikonstruksionin e spitalit të
genta vangjeli

TIRANË- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat ka folur lidhur me rikonstruktimin e spitalit rajonal në Dibër. 

Vangjeli tha se në periudhën e zgjedhjeve të 14 Majit ministri lajmëroi rikonstruksionin e spitalit duke u shprehur se projekti ishte gati dhe shumë shpejt do të niste puna për rehabilitimin e plotë të tij. Ajo thotë më tej se rikonstruktimi u u anulua për shkak të vendimit të KPP. 

Vangjeli shprehet se edhe pse KPP ka udhëruar për herë të dytë anulimin e procedurës me shkelje, nuk ka asnjë reagim zyrtar për penalizmin e përgjegjësve. Lidhur me këtë Vangjeli ka kërkuar në emër të PD-së të hetohet titullarja e Autoritetit kontraktor Irini Shehu njëherësh kryetare e këshillit bashkiak Dibër, e cila sipas saj vijon të lejojë shkeljen e ligjit.

Deklarata e zëdhënëses së antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

PR false e qeverisë Rama u demaskua edhe njëherë tjetër …

Në periudhën e zgjedhjeve të 14 Majit të vitit të shkuar ministria reklamonte rikonstruksionin e spitalit rajonal të Dibrës duke u shprehur se projekti ishte gati  dhe shumë shpejt do të niste puna për rehabilitimin e plotë të tij..

Por në fakt sot pas 18 muajsh, jo vetëm puna nuk filloi por dështoi për një afat të pacaktuar…

Kështu, në datën 19 Prill 2023 AK Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër shpalli procedurën me objekt: “Rikonstruksion i Spitalit Rajonal Dibër “Rrahim Xhika”, me fond 3.2 mil euro. Kjo procedurë RIKONSTRUKSIONI me fond limit me diferencë shumë të vogël me çmimin e referencës për metër katror të ndërtimeve të reja në këtë zonë, u anulua për shkak të vendimit të KPP nr.716, datë 3.8.2023 i cili konstatoi  ndër të tjera:

Se autoriteti kontraktor nëpërmjet veprimeve të tij, ka vepruar në kundërshtim të plotë me rregullat e prokurimit publik, por në funksion të uljes së konkurrencës, ndaj ka vendosur t`i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e hetimit administrativ për të gjithë zyrtarët përgjegjës.

Në datën 06 Shtator 2023 AK Drejtoria e Spitalit Rajonal Dibër rishpalli këtë procedurë për të cilën morën pjesë 10 ofertues dhe pasi u skualifikua oferta më e ulët, u shpall fitues një bashkim operatorësh që kishte një diferencë në çmim prej 268 mijë eurosh (me tvsh) me ofertën më të ulët. Kjo procedurë u anulua përsëri për të dytën herë me vendimin e KPP nr. 238/ 2024 Prot, date 06.03.2024 i cili vendosi përveç anulimit edhe:

6. T’i propozojë Agjencisë së Prokurimit Publik, nisjen e hetimit administrativ, për shkeljet e kryera nga të gjithë zyrtarët përgjegjës.

7. Kopja e këtij vendimi, t`i dërgohet për njoftim Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrisë së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, si dhe Rrjetit të Koordinatorëve Kundër Korrupsionit.

Edhe pse KPP ka udhëruar për herë të dytë anulimin e procedurës me shkelje të shkruara e zeza mbi të bardhë, të përsëritura, vetëm për faj të zyrtarëve shtetërorë, nuk ka asnjë reagim zyrtar për penalizmin e përgjegjësve..

Titullarja e Autoritetit kontraktor Irini Shehu njëherësh kryetare e këshillit bashkiak Dibër, vijon me arrogancë të lejojë shkeljen e ligjit.

Kush mban përgjegjësi që nuk po kryhen punimet në Spitalin Rajonal Dibër, kjo vepër publike e domosdoshme për qytetarët e cila edhe pse u premtua të nisë punimet që në zgjedhjet lokale të Maj 2023, ka 18 muaj vonesë për faj zyrtarëve shtetërorë dhe nuk dihet sa do vijojë kjo vonesë?

Ligji i prokurimit publik neni 21 pika 5 si dhe VKM respektive neni 73, ngarkon me përgjegjësi direkte Irini Shehun nga planifikimi deri te zbatimi i kontratës përfshirë keqmenaxhimin e fondeve publike.

Autoriteti ose enti kontraktor ka detyrimin të mirëplanifikojë në cilësi dhe në kohë fondet publike e nevojat e tij dhe të prokurojë e të zbatojë kontratën në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga prokuroria të nisë hetimin për Irini Shehun dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të përfshirë në procesin e prokurimit dhe gjetur në shkelje nga Komisioni i Prokurimit Publik për:

Hartim të dosjes dhe vendosje të kritereve kualifikuese dhe specifikimeve teknike dhe jo në funksion të procedurës së prokurimit duke kufizuar me kast konkurrencën si dhe mosgarantimin e parimeve të detyrueshme në zhvillimin e procedurave të prokurimit publik..

genta vangjeli rikonstruktoimi i spitalit te dibres

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan