Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha tha se pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe u provua një mashtrim i madh. Ai shtoi se pensionet nuk u indeksuan, por sipas indeksimit të fundit pensionet janë të paktën 15 përqind më të ulëta. Berisha tha se rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë vij këtu sot për të diskutuar me ju problemet jetike të shoqërisë sonë, gjendjen në të cilën ai ka zhytur shoqërinë shqiptare, para së gjithash me këtë vjedhje të madhe që u bëhet fondeve dhe pasurive publike dhe këtë varfërim të pamëshirë në rritje nga viti në vit. Ju e keni të qartë që në një ekonomi tregu që funksionon në mënyrë normale, varfëria nuk rritet, por ulet progresivisht.
Pasuria nuk përqendrohet, por shpërndahet progresivisht. Kurse këtu në Shqipëri, nga viti 2013 gjer në vitin 2024, varfëria është rritur në mënyrën më të frikshme, është shndërruar në një tiran të vërtetë për qytetarët shqiptarë. Në vitin 2013, me një përpjekje shumë të madhe, nga viti 2005, ne dolëm në krye të rajonit për rrogat dhe pensionet, e hoqëm atë vulën e më të varfërve, sepse ajo vulë ishte shumë e pamerituar për ne, sepse ne jemi një vend me pasuri përrallore. Nuk ka një vend të dytë, jo në rajon, por askund me pasuritë që ka Shqipëria.
Ajo që ne trashëguam, më të varfrit e të varfërve, aty u shkëputëm nga ajo kohë. Në vitin 2013 kishim paga dhe pensione më të lartat se 6 vendet e rajonit, plus Buljgaria dhe Rumania. Kjo ishte në radhë të parë vullnet politik. Shqiptarët duhet të dilnin shpejt nga varfëria. Nuk dolëm, por bëmë hapa shumë të mëdhenj përpara. Kaluam nga grupi i kombeve me të ardhura të ulëta, në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta. Kjo ishte, dhe aty e dorëzuam pushtetin, humbëm zgjedhjet, bëmë rotacionin. Çfarë ndodhi? Ndodhi një dukuri që nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të Europës.
Për 12 vite u ngrinë rrogat në një politikë absolutisht kriminale, rrogat u ngrinë, çmimet u rritën trokthi.
Pensionet u shpallën se do indeksoheshin dhe ai u provua një mashtrim i madh. Pensionet absolutisht nuk u indeksuan, por nëse marrim indeksimin e fundit, që nuk ishte as 4 përqind, pensionet sot, 160 mijë lekë pensioni mesatar me 143 mijë që ishte pensioni në vitin 2013. Po të zbresësh inflacionin, janë të paktën 15 përqind më të ulëta. Kjo në pamje të parë sepse inflacioni llogaritet duke marrë për bazë çmimet e dhjetëra artikujve. Mirëpo për pensionistin, 60 përqind e tyre nuk kanë asnjë vlerë, as nuk i blen, as nuk i shet. Pensionisti ka në radhë të parë produktet bazë dhe ilaçet.
Këtu ndalemi. Në qoftë se i referohemi inflacionit të këtyre produkteve, ky inflacion, kjo rritje është 3.7 herë më e lartë se sa e rritja e inflacionit të përgjithshëm, për të cilin janë indeksuar pensionistët. Rritja e çmimeve të shportës dhe ilaçeve është pra 3.7 herë më e lartë se sa rritja në tërësi e të gjithë produkteve. Ky është pra një mashtrim i madh që u bëhet pensionistëve, një mashtrim cinik, i pashpirt.
ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha t...
Vokshi BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shi...
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është një vend i si...
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në S...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Za&cce...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harresë dhe v...
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh me tone kritike ndaj qeverisë aktuale dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore. Ai vuri në d...
Ministri Hoxha FIER- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ditën e sotme para mediave në lidhje me plagosjen e 17-vjeçarit në F...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...