I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e Komisionit Rregullator në KQZ pa miratimin e projektvendimit për organizimin e zgjedhjeve në Himarë.
Anëtarët votuan 3 pro dhe 2 kundër miratimit në parim. Kryetarja mbylli mbledhjen pasi për miratimin e projektvendimit duhej një shumicë votash 4 me 1.
Debatet nuk kanë munguar në mbledhje, ku anëtari i Komisionit Rregullator Muharrem Çakaj u shpreh se vendimmarrja e KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Belerit është e pavlefshme. Çakaj deklaroi se edhe dekreti i presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve më datë 4 gusht është i pavlefshëm pasi duhej pritur të kalonte afati për ankimin e vendimmarrjes së KQZ.
Çakaj: Lidhur me aktin që është sjell para komisionit rregullator për zgjedhjet e pjesshme të Himarës që zhvillohen më datë 4 gusht, siç e theksova dhe më parë dhe pasi ma konfirmoi sekretarja e KQZ, më rezulton që akti iniciues që ka çelur siparin e kërkesës së Këshillit të Ministrave dhe dekretit të Presidentit të jetë marrë në mungesë të kompetencës për të shqyrtuar pavlefshmërinë e mandatit për një kandidat. Baza ligjore e përdorur nga KQZ është ligji për dekriminalizimin, ndërkohë që ligji për dekriminalzimin bën fjalë për ngjarje dhe situata juridike që do duhet të kenë ndodhur para kandidimit dhe kandidati për bashkinë e Himarës ose si ka bërë të ditura, ose ka qenë në kushtet e ndalimit. Vendimmarrja është e pavlefshme. Akti që ka iniciuar këtë proces është i pavlefshëm. Pavarësisht kësaj, edhe në hipotezën se ky akt do vlerësohet nga gjykatat, në pikën 3 të këtij akti ne kemi të parashikuar që mund të bëhen ankim në KAS. Po ditën që është marrë vendimi i KQZ, kemi një vendimmarrje me një shpejtësi të rrufeshme gjithë institucionet kanë caktuar datën, që ishte e paracaktuar, datën 4 gushte për zhvillimin e zgjedhjeve në Himarë. Akti është i pavlefshëm dhe gjithë pasojat nuk qëndrojnë. Nuk është respektuar afti 30 ditor. Duhet të presim vendimin e Gjykatës para se të miratojmë këtë akt.
Në përgjigje ndaj tij përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji tha se Komisioni rregullator po tejkalon kompetencat duke gjykuar një vendim të KQZ për heqjen e mandatit dhe dekretin e Presidentit për shpalljen e zgjedhjeve, duke thënë se janë në kufijtë e shpërdorimit të detyrës. Sipas Salianjit, po pengohet procesi zgjedhor.
Çakaj tha se ky është intimidim dhe kërcënim dhe kërkoi nga kryetarja të merren masa për Salianji.
Salianji: Me atë çka ne gjykojmë, që ka të bëjë me llogaritjen e afateve, jeni jashtë objektit dhe kompetencës që të gjykohet një vendim i komsionerit, jemi në tejkalim të kompetencave. Po diskutojmë afatet, të drejtën e këtij komisioni për të rregulluar organizmin e zgjedhjeve, ku organ s’ka punë fare me diskutim për ligjin e dekriminalizimit. Diskutohet dekreti i Presidentit, atë e bën gjykata. Nuk pengohen zgjedhjet, kjo që miratoni ju është kalendar, zgjedhjet i bën kodi zgjedhor, kjo është që ju të ndihmoni procesin, doni ta pengoni, pengojeni por nuk është kjo rruga. Po shkelni ligjit, mund të diskutoni vetëm afatet, por mund të merrni një vendimmarrje që s’ka lidhje me ju ta hidhni në tavolinë. Tentoni të merrni kompetencat e institucioneve të tjera. S’mund të pengoni procesin zgjedhor jashtë kompetencave.
Çakaj: Ajo që sapo tha Salianji, ishte intimidim dhe kërcënim. E ftoj të ruajë qetësinë dhe ta përdorë jashtë kësaj salle. Jeni të lirë të thoni çfarë të doni, nuk funksionon në këtë sallë. Sapo përmendi shpërdorim detyre, e ftoj ti thotë, por jashtë kësaj salle. Atë qasje është i lirë ta përdorë jashtë kësaj salle. S’mund të përdorë shprehje intimiduese apo kërcënuese. Nëse ne e kapërcejmë kompetencën ka një organ tjetër që shprehet, jo juve. Më bën çudi se si paskeni lëvizur ju nga qëndrimi, kur në këtë sallë, në 2019, ju keni mbështetur një ish kolegun tonë të asaj kohe, që e ka quajtur nul dekretin e presidentit. Pikërisht se po pezullimi në gjykatë i efekteve të dekreteve, përsëris që ky akt është i nxituar. Nuk cenon njeri procesin, por duhet që gjërat ti marrim brenda ligjshmërisë. Kemi nja 8 muaj që i kemi bërë me dije KQZ për uzurpim kërkesash dhe ankesat tona kanë rënë në vesh të shurdhër. Ruani etikën.
Salianji: Nuk e di ku e pa intimidimin, nuk imtimidova.
Çakaj: Kanë zgjedhur të bëjnë teatër këtu, 4 gusht data e zgjedhjeve, dhe e marrin vendimin me 5 gusht, refuzoj të kem këtë qasje për zbatimin e kodit zgjedhor, refuzoj të kem çfarëdolloj presioni, inditimdimi, shantazhi nga çdo lloj përfaqësues. Merrni masa për atë çfarë deklaroi Salianji këtu, përndryshe e kemi shkelur rregulloren.
Më 5 korrik KQZ vendosi t'i heqë mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Belerit. Atë ditë, Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra. Por sipas kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, vendimi mbështetej në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë, Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.
mbledhja e kqz TIRANË- Në KQZ po zhvillohet mbledhja e Komisionit Rregullator lidhur me datën e zgjedhjeve të shpallura në Himar&e...
pamje nga mbledhja GREQI- Në mbledhjen e eurodeputetëve grekë të organizuar me iniciativën e Delegacionit të Pë...
erion veliaj TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar përmes një videoje në "Tik Tok" lidhur me aludimet pas mbyl...
sali berisha dhe jamarber malltezi TIRANË- Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën ku do të shqyr...
Belida Balluku TIRANA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ...
Edi Rama, Jared Kushner dhe Ivanka Trump TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë në një prononcim të shkurtër për “...
Elisa Spiropali TIRANA- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pas dakordësinë me opozitë...
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj duket se i ka shkëputur marrëdhëniet me rrjetin social 'Instagram'. Nga dita e djeshme, Veliaj, ka mbyl...
Foto ilustruese TIRANA- PS dhe PD mbështesin propozimin e PDIU për rezolutë ndaj Greqisë për heqjen e ligjit të luftës. ...
Klevis Balliu TIRANA- Koordinatori i rajonit të Tiranës për Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka folur sot për gjendjen e s...