POLITIKE

Mbledhja e opozitës, Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë të mirë nga PD dhe aleatët!

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Janar 2026, 13:44

Mbledhja e opozitës, Hasimja: Gjetëm gadishmëri shumë

“Kemi gjetur vullnet të përbashkët… Jemi në rrugën e duhur.’ Kjo është deklarata e Ermal Hasimes një ndër themeluesit e "Forumit për Dialog Politik" pas takimit të mbajtur sot në mesditë në selinë e PD-së ku ishin të pranishëm përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatë të opozitës.

“Gjetëm gatishmëri të plotë për pjesëmarrjen në tryezë dhe për angazhimin në një dialog përgjithshëm opozitar, nga ana e Partisë Demokratike edhe partive të tjera aleate tradicionalisht me me Partinë Demokratike që ishin të të pranishme aty"

Hasimja tha se nuk pati kushte përkundrazi pati interes të madh të arrihet një mirëkuptim i madh. 

"Për të qenë i sinqertë, kemi gjetur një gatishmëri shumë të mirë nga ana e Partisë Demokratike dhe aleatëve, kuptohet, edhe një mirëkuptim shumë të madh. Nuk ka pasur kushte. Përkundrazi, ka një interes të madh që kjo të të zhvillohet dhe që të arrihet në një në një aksion të përbashkët, në një mirëkuptim të përbashkët, qoftë përsa i përket atyre pikave që ne i kemi treguar. Si asaj kornizës që ne kemi vënë paraprakisht, pra çështjes së Kodit Zgjedhor, çështjes së mbështetjes dhe inkurajimit të një drejtësie funksionale dhe kushtetuese që godet krimin e organizuar në dhe korrupsionin në Shqipëri.

Kështu që mendoj që jemi në rrugën e duhur, edhe me bisedimet që kemi bërë më më përpara. Është e qartë që secila parti ka pritshmëritë e veta, ka ka meraqet e veta natyrisht, sepse në fund të fundit janë dhe parti që mund të bashkëpunojnë për një qëllim madhor, por të mos harrojmë që janë edhe parti konkurente dhe brenda kategorisë së tyre" 

Cili është mesazhi i tij për ato forca politike të cilat deri më tani janë shprehur kundër këtij bashkëpunimi?

"Kemi vetëm dy raste të tilla. Nga ana tjetër shohim një bashkëpunim të plotë, edhe nga parti të cilat në fakt, ose nga lëvizje, s'dua t'ju vë emra, por kemi gjetur vullnet bashkëpunimi dhe pranimin e pjesëmarrjes në tryezë edhe nga parti që jo domosdoshmërisht kanë pasur marrëdhënie të mira, për shembull, me Partinë Demokratike ose me aleatët e vet.

Kështu që, në pikën ku jemi, besoj që tryeza po merr formën e vet. Domethënë kemi rënë dakord në në parim me me këto parti me të cilat kemi diskutuar tani. Domethënë është Partia Demokratike me me aleatët e vet tradicionalë, 'Shqipëria Bëhet' me zotin Lapaj, kemi folur dhe diskutuar me përfaqësuesit e tyre. Kanë pasur disa propozime, disa kërkesa. Ja u kemi paraqitur, se ky është roli jonë i ndërmjetësit, lehtësuesit.

Ja u kemi paraqitur dhe Partisë Demokratike dhe aleatëve të vet. Në parim kanë rënë dakord për kërkesat që që kanë patur. Natyrisht, mund të mos vijnë dakord 100% për gjërat, por ky është një lloj procesi në të cilin secila palë negocion, diskuton.

Me zotin Dash Shehi gjithashtu, kemi diskutuar dje. Ai është gjithashtu i gatshëm që të të bashkëpunojë, të jetë i hapur ndaj një lloj bashkëpunimi të të opozitës. Gjithashtu, diskutime kemi pasur dhe me lëvizjen Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Në fakt, një nga anëtarët e tyre është dhe pjesë e grupit, kështu që themi që në parim edhe ata janë pjesë e e kësaj. Dhe nga ana tjetër, në përpjekjen tonë do të përpiqemi që përtej tryezës së partive, të përfshijmë në këtë lloj procesi dhe një pjesë të mirë të shoqërisë civile, ata që kanë një lloj ëh, angazhimi, që kanë diçka për të thënë dhe një lloj kontributi për të për të dhënë." 

Hasimja tha se është shumë pranë mbledhjes së një tryeze ku përfaqësimet bëhen zakonisht nga drejtues të lartë, por të nivelit të dytë

"Mos prisni që të jetë një tryezë në të cilën futemi brenda dhe dalim mbas çerek ore për të folur me gazetarët. Kjo është një tryezë në të cilën do të diskutohet, do të paraqiten, supozojmë, dy, tre versione të ndryshme të propozuara për Kodin Zgjedhor. Partitë do të diskutojnë, do të paraqesin argumentet e tyre dhe në fund pastaj do të bien dakord për diçka. Por mund të jetë një tryezë e parë fillestare për paraqitjen e qëndrimeve, një e dytë pastaj për për punë pak më teknike, derisa të arrihet pastaj në një në një gjë të përbashkët, në një nismë të përbashkët" tha Hasimja. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?