POLITIKE

“Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa: Qeveria betonizon zonat e mbrojtura dhe faturon qytetarët. 5 fish rritja e tarifave!

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Gusht 2026, 11:04

“Më pak mbrojtje, më shumë tarifa”, Ina Zhupa:

Kryetarja e komisionit parlamentar për kulturën, turizmin dhe diasporën, Ina Zhupa, ka kundërshtuar rritjen e propozuar të tarifave për aksesin në zonat e mbrojtura, duke e cilësuar atë si një tjetër barrë për qytetarët dhe turistët.

Zhupa thekson se tarifat në disa raste rriten 4-5 herë, ndërsa nuk ka një rritje të dukshme të shërbimeve, investimeve, mirëmbajtjes apo infrastrukturës për vizitorët.

Ajo ngre gjithashtu shqetësimin për komunitetet lokale, të cilat, sipas saj, nuk duhet të trajtohen si turistë në territorin ku jetojnë dhe duhet të kenë akses falas ose të privilegjuar në këto zona.

“Kjo nuk është politikë mjedisore! Është taksim i natyrës dhe kthim i zonave të mbrojtura në burim të ardhurash për qeverinë dhe në ‘zona të ndaluara’ për qytetarët”, shprehet Zhupa.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës:

Rritje tarifash në zonat e mbrojtura si “zona të ndaluara për qytetarin”

Zonat e mbrojtura që do mbijetojnë betonizimin, ministria e mjedisit propozon të rrisë tarifat për aksesin e qytetarëve në disa raste me 4-5 herë. Hyrja në parqe nga 50 lekë shkon në 200 lekë. Kampingu deri në 3 persona nga 150 në 700 lekë, ndërsa çadrat mbi 4 persona nga 300 në 1,000 lekë. Edhe rulota shkon nga 500 në 1,500-2,500 lekë në ditë.

Por ka disa pyetje të thjeshta kur merren këto vendime:

Çfarë shërbimi të ri po merr vizitori që duhet të paguajë katër apo pesë herë më shumë?
A janë shtuar shtigjet?
A janë përmirësuar sinjalistika dhe qendrat e vizitorëve?
A ka më shumë roje dhe mirëmbajtje?
A janë investuar më shumë para për pastrimin, biodiversitetin dhe mbrojtjen e territorit?

Sepse qartësisht nuk ka asnjë përmirësim, pse qytetari duhet të paguajë më shumë?

Nga ana tjetër në vend që të vendosin tarifa arbitrare, të sqarojnë pse komunitetet lokal duhet të paguajnë për të hyrë në pasurinë natyrore të territorit ku jeton? Sepse ka edhe një parim që kjo qeveri e ka harruar, pikërisht atë që komuniteti lokal nuk duhet të trajtohet si turist në territorin e vet.

Në shumë praktika europiane, banorët e zonave përreth parqeve dhe zonave të mbrojtura përfitojnë akses falas ose të privilegjuar, pikërisht sepse këto zona janë pjesë e territorit ku ata jetojnë dhe sepse komuniteti lokal është partneri kryesor në mbrojtjen e tyre.

Këtu po ndodh e kundërta. Qeveria heq mbrojtjen e zonave të mbrojtura, lehtëson ndërhyrjet dhe ndërtimet në to dhe pastaj rrit faturën për këdo që kërkon t’i vizitojë.

Kjo nuk është politikë mjedisore! Është taksim i natyrës dhe kthim i zonave të mbrojtura në burim të ardhurash për qeverinë dhe si “zonë e ndaluar” për qytetarët

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës