Arjan Konomi kallëzon në polici kërcënimin: Më kontaktuan në emër të Linda Ramës!
Pas përplasjes së fundit publike me Edi Ramën, gazetari Arjan Konomi thotë se është kërcënuar përmes telefo...
Pas përplasjes së fundit publike me Edi Ramën, gazetari Arjan Konomi thotë se është kërcënuar përmes telefo...
Dy herë i mbijetoi një atentati për vrasje dhe tani mendonte se ishte i sigurt në apartamentin e tij në Aartselaar të Belgjik&eu...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News nga banorë të zonës së Valiasit, në rrugën “Kor...
Për arsye sigurie, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, i njoftuar se do të zhvillohej në selinë e PS-së, n...
Një tender me vlerë 330 milionë lekë ose rreth 3.6 milionë euro i Korporatës Elektronergjetike Shqiptare mban erën e nj&eum...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Libohovë, ku një i mitur me inicialet Y. I.5 vjeç, është rr&...
Një gjerdan i çmuar me qindra diamante, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga n...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin nuk do të sulmojë një vend të NATO-s, pas raporti...
Tragjedia në Malishevë merr një tjetër kthesë. Ndërron jetë edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas s&eu...
Një tragjedi e rëndë goditi një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës. Tre fëmijë humbën jetën ...

Një gjerdan i çmuar me qindra diamante, që dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, është vjedhur nga një muze në Vjenë, njoftoi të enjten policia austriake.
Bëhet fjalë për një bizhuteri të prodhuar nga shtëpia e njohur franceze Van Cleef & Arpels. Policia ka publikuar fotografi të gjerdanit dhe të dy personave të dyshuar për vjedhjen.
Muzeu i Arteve të Aplikuara (MAK) konfirmoi se grabitja ndodhi gjatë një ekspozite me bizhuteri, por nuk dha detaje të tjera mbi objektin e vjedhur. Institucioni bëri të ditur se nuk pati persona të lënduar dhe se nuk do të publikojë informacione të tjera për sa kohë vijojnë hetimet.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e muzeut, gjerdani mund të jetë një prej bizhuterive mbretërore të Mbretëreshës Nazli, i përbërë nga 673 diamante me një peshë totale prej më shumë se 200 karatësh.
Bizhuteri ishte pjesë e ekspozitës së organizuar nga MAK, e cila prej fillimit të qershorit prezantonte më shumë se 300 vepra nga koleksioni i Van Cleef & Arpels.
Një fotografi e publikuar nga muzeu tregon gjerdanin të vendosur pas një vitrine prej qelqi. Sipas përshkrimit të ekspozitës, ai dikur i përkiste Mbretëreshës Nazli të Egjiptit, e cila e kishte mbajtur në vitin 1939, gjatë dasmës së vajzës së saj, Fauzia, me Princin e atëhershëm të Kurorës së Iranit, Mohammad Reza Pahlavi, i cili më vonë u bë Shah i Iranit.
Vlera e bizhuterisë është e konsiderueshme. Gjerdani u shit për rreth 4.3 milionë dollarë në një ankand të zhvilluar nga Sotheby’s në Nju Jork në vitin 2015.
Sipas policisë austriake, dy persona të panjohur hynë me forcë në vitrinë ndërsa muzeu ishte i hapur, morën bizhuterinë dhe u larguan me vrap nga ambientet e muzeut.
Autoritetet kanë publikuar fotografi nga kamerat e sigurisë, ku shihen dy të dyshuar të veshur me të zeza brenda muzeut.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërsa gjerdani mbetet i zhdukur.
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin nuk do të sulmojë një vend të NATO-s, pas raporti...
Kancelari gjerman Friedrich Merz, i mbështetur nga krerët e qeverive të pesë shteteve të tjera kontribuese në Bashkimin Evropian...
Një shtetas franko-kolumbian, pjesëtar i Legjionit të Huaj Francez, është rrëmbyer në një zonë të Kolumbis&e...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka folur për trafikun diplomatik intensiv të kësaj jave në Moskë, duke hedhur dritë ...
Presidenti i Komitetit Olimpik Polak, Radosław Piesiewicz, është arrestuar nga autoritetet polake në kuadër të një hetimi pë...
Ish-prokurori i Hagës, Geoffrey Nice, thotë se nuk pati ndonjë mendim apo emocion veçanërisht të fortë pasi lexoi lajmin ...
Zbulimet e reja arkeologjike nën Kishën e Varrit të Shenjtë në Jerusalem kanë ngjashmëri t&eu...
Një pamje spektakolare u shfaq në Mekë kur një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe nj&e...
Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur veriun e Nepalit, pranë kufirit me Kinën, ku rrëshqitjet masive të dheut dh...
Qeveria e Japonisë dëshiron të krijojë një lloj kryeqyteti të dytë, pra të zgjedhë një qytet ku qeveria mund...