Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Dy të rinj humbën jetën tragjikisht dje pasi u mbytën në det te ‘Rana e Hedhun’ si pasojë e dallgëve ...
Donald Trump ka nisur një sulm të ri ndaj gazetares së CNN , Caitlan Collins, të cilën me sa duket ai e do ta urrej&eu...
Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Anti...
Punonjësi i "Shqiponjave" që humbi jetën ne Maliq, Enea Mekolli Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashki...
Momente tensioni u regjistruan gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Izraelit, menjëherë pas golit të shënuar nga skuadra mike. F...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Një ngjarje e rëndë është raportuar në bashkinë e Maliq, në zonën e Lozhanit. Sipas informacioneve paraprake, gj...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit përmes një...
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.5 lekë. Ndërk...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të paprecedentë, ku ritmet e plakjes së popullsisë po tejkalojnë m...
Kryebashkiaku në largim i Nju Jorkut, Eric Adams pritet të vizitojë Shqipërinë me ftesë të Edi Ramës. Mediat amerikane e kanë tallur për shkak të historisë së skandaleve mbi shpinën e tij. “Ai nuk do të fluturojë me Turkish Airlines”, shkruan gazeta NY POST, duke iu referuar faktit se Adams u korruptua nga zyrtarët turq, duke paguar mes të tjerash edhe 35 mijë dollarë bileta udhëtimesh luksi me Turkish Airlines
Nga Matthew Fischetti dhe Matt Troutman, NY POST
Një “rosë e çalë” (red: politikan i dështuar në largim) mund të fluturojë përsëri — por jo me ndihmën e Turqisë.
Kryebashkiaku Eric Adams u nis drejt Shqipërisë për një udhëtim katër-ditor me shpenzimet e taksapaguesve të qytetit të Nju Jorkut, pak pasi hoqi dorë nga kandidimi për një mandat tjetër, thanë zyrtarët të hënën.
Udhëtimi — i raportuar fillimisht nga NBC4 — nuk është një udhëtim personal për Adams, i njohur për dashurinë ndaj udhëtimeve luksoze, por pjesë e detyrës së tij si kryebashkiak i një qyteti ndërkombëtar, theksoi zëdhënësja e bashkisë, Kayla Mamelak.
Udhëtimi erdhi me ftesë të kryeministrit shqiptar Edi Rama, thanë zyrtarët e qytetit.
“Gjatë disa ditëve të ardhshme, kryebashkiaku Adams do të udhëtojë në Shqipëri, ku do të takohet me kryeministrin, drejtues biznesesh dhe të teknologjisë, do të vizitojë fabrika dhe do të diskutojë mundësi të reja për të nxitur aktivitetin ekonomik dhe turizmin drejt Nju Jorkut,” tha Mamelak.
Thashethemet kanë qarkulluar javët e fundit se Adams mund të emërohej ambasador në administratën e Trump si shpërblim për tërheqjen e tij nga gara për kryebashkiak, për të ndihmuar në pengimin e zgjedhjes së socialistit Zohran Mamdani si kryebashkiak.
Udhëtimi zyrtar pritet të jetë një nga të fundit gjatë mandatit të tij të parë — dhe të vetëm — i cili u shënua nga një aktpadinë federal për përfitimin e 123,000 dollarëve nga udhëtime luksoze, duke përfshirë fluturime me Turkish Airlines me çmime të ulëta.
Adams mohoi përfshirjen në korrupsion dhe rasti i tij u mbyll në mënyrë kontroverse nga Departamenti i Drejtësisë i presidentit Trump. Zyrtarët e bashkisë, kur u pyetën për aventurën e Adams në Shqipëri, shtuan se ai nuk do të fluturojë me Turkish Airlines.
Adams udhëtoi me Lufthansa nga Nju Jorku të dielën, thanë zyrtarët. Si udhëtim zyrtar, disa nga shpenzimet e tij do të paguhen nga taksapaguesit e Nju Jorkut, ndërsa akomodimi dhe transporti tokësor i tij dhe ekipit të sigurisë do të mbulohen nga qeveria shqiptare, përkatësisht rreth 200 dhe 90 dollarë në ditë.
Ndërsa zyrtarët e bashkisë theksuan se udhëtimi është pjesë e detyrave të kryebashkiakut, ai ka edhe një lidhje personale jo të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Djali i tij, reperi Jordan Coleman, konkurrroi në ekuivalentin shqiptar të “American Idol” gjatë vitit 2022 dhe kohët e fundit ka nxjerrë pesë këngë “party” të frymëzuara nga udhëtimet në Europën Lindore.
Kryebashkiaku, ndërsa po shoqërohej me një prezantuese shqiptare gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, përmendi aventurën e djalit të tij dhe shprehu dëshirën për t’i ndjekur hapat: “Kam arritur shumë gjëra, por atë që nuk kam arritur — dhe jam xheloz për djalin tim, ai shkoi në Shqipëri dhe performoi atje,” tha ai.
“Këtu në Nju Jork, kjo është Shqipëria e Amerikës,” shtoi ai, duke përsëritur mantrën që përdor për të treguar miksimin e qytetit. Coleman nuk do të udhëtojë me Adams dhe nuk ishte i përfshirë në këtë udhëtim, thanë zyrtarët.
Edhe partia “Nisma” e drejtuar nga Endri Shabani ka vendosur të mbështetës publikisht kandidatin Florjan Binaj si kandidat për k...
Zyra e Bashkimit Evropian reagoi pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, krim i regjistruar pasditen e kësaj të hëne në Gjykatën e...
Kryeministri Edi Rama reagoi pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja, duke theksuar se agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim për...
Partia ''Lëvizja Shqipëria Bëhet'' dënon me forcë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës s&eum...
Gazmend Bardhi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se Partia Demokratike do të mbështesë kandidaturën Florjan Bi...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vrasjes së gjyqtarit, Astrit Kalaja në ambientet e gjykatës...
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu reagoi pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja duke theksuar se në vend ka rën&...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka shprehur mbështetjen për kandidaturën e Florian Binajt në garën për Bas...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar zyrtarisht zhvillimin e një interpelance urgjente me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ndiki...
Aktivisti shqiptar në Amerikë, Donald Dervishi shpreh mbështetjen e tij për aktorin dhe moderatorin e mirënjohur, Florian Binaj në...