
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka ironizuar kryeministri Edi Rama për deklaratat e tij në lidhje me përmbytjet masive që kanë prekur qytetin e Durrësit dhe disa zona të tjera.
Në një reagim në rrjete sociale, Meta ironizon teksa thotë se hidrovorët, për të cilët Rama tha se funksionojnë të plotë, punojnë njësoj si inceneratorët.
Reagimi i plote:
Hidrovorët që “punojnë” si inceneratorët.
Kreu i Organizatës Kriminale, i cili u kujtua të mblidhte Komitetin e Emergjencës Civile vetëm 4 ditë pas përmbytjeve që shkaktoi korrupsioni skizofrenik i Qeverisë dhe bashkive të tij, mori në mbrojtje korrupsionin (hidrovorët) e tij.
Në kundërshtim me banorët e përmbytur dhe specialistët e hidrologjisë, ai me pacipësinë që e dallon, ia vuri fajin “qametit” por edhe popullit që flak qese plastike.
Ndërsa administrata e tij e dyfishuar nuk ka asnjë faj pse nuk pastron kanalet në verë apo jep leje ndërtimi mbi kolektorë.
Veçanërisht përmbytja e Gjirokastrës është një “arritje” historike që vetëm Edi Rama mund ta realizonte, ndërkohë që sasia e reshjeve ishte nën mesataren mujore.
Sepse Edi Rama, në vend që të marrë masa në verë për të parandaluar përmbytjet në dimër, apo të përgatitet në dimër për të parandaluar zjarret në verë, ka vendosur të mbrojë pa i’u dridhur qerpiku korrupsionin e tij edhe me hidrovorët.
Sepse për të, hidrovorët punojnë po aq mirë sa inceneratorët që nuk ekzistojnë, me të vetmin ndryshim që hidrovorët ekzistojnë për të na treguar që Edi Rama nuk bën vepra publike në shërbim të qytetarëve, por vetëm për të justifikuar grabitjen e fondeve publike.
Me 19 milionë euro mund të ishin bërë 5 hidrovorë efektive dhe funksionalë.
Megjithatë, rëndësi ka që hidrovorët “punojnë” si inceneratorët që nuk ekzistojnë.
Këtu turpi nuk ka më turp nga turpi.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Janar14:44
'Intervista e Ahmetajt', Berisha: Aktakuza më e rëndë për sistemin e kapur të drejtësisë!
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi deklaratën e zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj si aktakuzën më të rë...
POLITIKE
10 Janar14:41
ZYRTARE/ Më 24 janar Partia Demokratike do të mbajë protestën e radhës kombëtare
Partia Demokratike ka zyrtarizuar datën e protestës së ardhshme kombëtare. Kryesia e PD-së vendosi sot që protesta të zhvil...
POLITIKE
10 Janar14:25
Berisha: Fronti opozitar nuk ka synim dominimin e një partie, por krijimin e një fryme për largimin e këtij regjimi
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shprehur bindjen se Fronti Opozitar nuk ka për qëllim dominimin e asnjë partie, por krijimin e një fry...
POLITIKE
10 Janar14:18
“Nuk mund të presim që amerikanët të heqin Ramën”/ Berisha: Ata që duhet t’i përvishen janë qytetarët!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha theksoi se nuk duhet që të presin që drejtësia amerikane të veprojë kundë...
POLITIKE
10 Janar14:11
Berisha: Balluku vetëm në tri dosje, ka vjedhur 1.2 miliardë euro!
Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike i ka bërë thirrje sërish qytetarë...
POLITIKE
10 Janar13:51
Djegia e tregut te “5 Maji”, Berisha: Mafia e betonit i vuri flakën për të ndërtuar kulla!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër lidhur me djegien e bizneseve në tregun e “5 Majit”, duke e cil&eum...
POLITIKE
10 Janar13:42
Berisha: Rama e çoi Ballukun te ura e Mifolit, njësoj si të çosh litarin te shtëpia e të varurit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, ka akuzuar sërish kryeministr...
POLITIKE
10 Janar13:32
Berisha: Rama fshihet pas vjedhjeve të Ballukut, pengon heqjen e imunitetit të saj
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes me kryesinë, hodhi akuza ndaj Edi Ramës se fshihet pas aferave korruptive t&e...
POLITIKE
10 Janar11:47
Hoxha: PS 13 vite mungesë investimevesh në Vlorë, fajësojnë PD-në dhe Berishën
Kryetari i Grupit të PD në Këshillin Bashkiak Vlorë, Atird Hoxha ka reaguar ndaj deklaratave të një deputetit të Partis&eum...
POLITIKE
10 Janar10:36
Berisha: Kryengritësit iranianë drejt fitores mbi diktaturën teokratike të Teheranit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, publikoi një qëndrim të PD në lidhje me situatën në Iran.
Në deklarat&e...