Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANË- Presidentit i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha nga qelia se 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor. Meta gjatë një interviste për “Ora News” me gazetarin Andi Kurti tha se të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra.
Meta gjithashtu u shpreh se asnjëherë nuk i është shmangur drejtësisë apo kurrë nuk ka tentuar të mbyll çështje me procedurë. Më tej presidenti i PL tha se personalisht ndihet shumë mirë si nga aspekti e shëndetit dhe parametrat fizikë.
Z.Meta po bëhen tre muaj që nga arrestimi i juaj dhe kanë mbetur më pak se 4 muaj nga 11 Maji, dita e zgjedhjeve. Si ndiheni dhe a nuk jeni i shqetësuar për fatin e Partisë së Lirisë në këto zgjedhje?
Personalisht ndihem shumë mirë si nga aspekti i shëndetit dhe parametrat fizikë dhe po kështu optimist për të ardhmen edhe pse ajo nuk është më ajo që ishte prej shumë vitesh që atëherë kur Kushtetuta e Shqipërisë u shndërrua në një dokument të parëndësishëm qëllimisht, pikërisht për t’i hapur rrugën realizimit gradual të një grushti shteti, produkti i të cilit është pikërisht instalimi i arbitraritetit dhe kleptokracisë, që e kanë shndërruar Shqipërinë në vendin më të korruptuar të Europës dhe të dytin në botë për ryshfetet.
Shqetësimi im kryesor është e ardhmja e vendit dhe 11 Maji është një ditë vendimtare sepse ka të bëjë me ekzistencën e kombit tonë, me forcimin apo zhbërjen e identitetit kombëtar e kulturor, me forcimin apo zhbërjen dhe degradimin e familjes shqiptare, në thellimin e luftës së re të klasave që zbaton “Rilindja” duke asgjesuar shtresën e mesme dhe varfëruar edhe më skajshëm shtresat më vulnerabël dhe të pambrojtura të shoqërisë tonë apo me rindërtimin e një kohezioni social dhe nisjen e një modeli të ri ekonomik që garanton jo vetëm ndalimin e shpopullimit, por edhe shndërrimin e Shqipërisë në një fuqi eksportuese të paktën në nivel rajonal.
Sa e dëmton Partinë e Lirisë burgosja juaj?
Kjo varet nga vetë Partia e Lirisë dhe lidershipi i saj të cilët janë përballë një sprove historike.
Është e qartë se rrëmbimi im banditesk u bë sipas një regjie mafioze të planifikuar prej kohësh që synonte asgjësimin e Partisë së Lirisë si një faktor politik i pavarur dhe me integritet që çdo vendim e merr në interes të vendit në radhë të parë dhe në mbrojtje të Kushtetutës dhe sovranitetit të tij. Të vërtetat që thoshte dhe thotë Partia e Lirisë janë të padurueshme nga regjimi kleptokratik në fuqi dhe tutorët e tij sepse ato u hapin sytë qytetarëve shqiptarë të cilët bombardohen me gënjeshtra, mashtrime dhe sigurisht edhe me taksa të reja gjithnjë e më shumë, si në nivel vendor dhe kombëtar. Po kështu beteja e Partisë së Lirisë për rikthimin e llogaridhënies është e papranueshme nga regjimi sepse ajo sjell përmbytjen e kleptokracisë e bashkë me të edhe ndëshkueshmërinë.
Kryeministri Rama, por edhe të tjerë thonë se arrestimi juaj apo ai i Berishës, tregojnë se ka iku koha e të paprekshmëve dhe se drejtësia më në fund po vepron
Kur kleptokrati Rama flet për paprekshmërinë time ka gjithmonë parasysh pashtantazhueshmërinë time nga regjimi i tij dhe tutorët e tij që e mbështesin për të plaçkitur copa Shqipërie. E theksoj këtë sepse unë gjithmonë kam qenë i hapur ndaj drejtësisë madje edhe Padrejtësisë, siç ka ndodhur nga tetori 1992 kur më është hequr imuniteti për herë të parë në moshën 23-vjeçare e deri tani që po ju përgjigjem ju nga qelia Nr.5. Asnjëherë nuk i jam shmangur drejtësisë apo kurrë nuk kam tentuar të mbyll çështje me procedurë.
Ndërsa Rama është varrmihësi i Reformës në Drejtësi duke e kapur atë për fyti me shkelje të rënda të Kushtetutës, siç unë e kam provuar botërisht edhe në Komisionin e Venecias kur isha President. Është kjo drejtësi e Ramës përgjegjëse për rritjen në progression gjeometrik të korrupsionit në Shqipëri sidomos që nga 2017 kur ky mori i vetëm edhe timonin edhe tepsinë. A ka gjë më të turpshme se fakti që nxënësit shqiptarë renditen të fundit në botë përsa i takon nivelit të kreativitetit? Ky është treguesi më ogurzi për të ardhmen e një vendi, shoqërie dhe kombi. Sepse diktaturave u duhet uniformiteti dhe jo kreativiteti. Ndaj duhet asgjesuar opozita dhe çdo mendim kritik, ndaj duhet blerë shoqëria civile, ndaj duhen blerë apo nënshtruar mediat dhe ndaj duhet politizuar në ekstrem sistemi arsimor dhe eleminuar liria akademike dhe autonomia universitare.
Ilir Meta TIRANË - Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mbrëmjen e sotme për zhvillimet e fundit politike në...
TIRANA- Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, komentoi sot edhe pamjet e arrestimit të kreut të PL-së Ilir Meta. Në një interv...
TIRANA- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi u pyet sot lidhur me transparencën e kërkuar për dhuratat e kryeministres Giorgia Meloni. Në...
Matteo Renzi TIRANË - Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i ftuar në Syri TV, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emi...
TIRANA- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka komentuar sot nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë mes Emirateve t&eu...
TIRANA- Ish-kryeministri italian Matteo Renzi ka komentuar sot momentin ku në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama u gjunjëzua dhe i dha homologes ...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka dalë me një vendim në lidhje me ankimimin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhënien ndaj ti...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, tha se mandatet e arrestit nga policia janë shndërruar në letra bixhozi që i p&...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, premtoi se brenda 18 muajsh Shqipëria do të dalë nga harta e kultivimit të kana...
TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka dhënë sot vendimin e saj lidhur me kërkesën e kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha p&eu...