POLITIKE

Ministri i Bujqësisë refuzon interpelancën në Kuvend, Alizoti: Vërini drynin këtij institucioni…

Piranjat Përditësimi i fundit 23 Prill 2026, 11:51

Ministri i Bujqësisë refuzon interpelancën në Kuvend,

Deputeti Tomor Alizoti kritikoi ashpër refuzimin e ministrit të Bujqësisë Andis Salla për t’u paraqitur në një interpelancë me deputetët. Nga foltorja e Kuvendit, Alizoti e cilësoi këtë akt si një mungesë totale të konceptit politik dhe një shmangie nga përgjegjësia thelbësore e një zyrtari të lartë.

“Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën, kjo nuk ka sens politik,” deklaroi Alizoti. Ai argumentoi se posti i ministrit është thelbësisht politik dhe kërkon përballje e llogaridhënie.

Sipas tij, një ministër duhet të jetë i gatshëm të mbrojë “tezën e tij politike” dhe skemat e qeverisjes, veçanërisht për një sektor jetik si bujqësia, të cilin e përshkroi si “një hallkë të rëndësishme të ekonomisë shqiptare”.

Deputeti vuri në pikëpyetje vetë funksionin e parlamentit nëse ministrat mund t’i shmangen pyetjeve.  “Atëherë ç’kuptim ka parlamenti? Vëreni drynin dhe lereni,” tha ai në mënyrë retorike, duke theksuar se detyra e legjislativit është debati dhe kërkesa për llogari.

“Tani të jesh ministër në një qeveri është post i rëndësishëm dhe është post politik që shumë deputetë gjatë procesit të tyre politik e kanë sfidë kryesore. Të jesh ministër dhe të refuzosh interpelancën, kjo nuk ka sens politik dhe të hedhësh, të hedhësh dhe në votim refuzimin e një interpelance, kjo mund të bazohet në rregullore, po vetëm koncept politik nuk ka. Politika është përballje dhe ai që është ministër duhet të japë tezën e tij politike, skemën e tij politike për bujqësinë, e cila është hallkë e rëndësishme e ekonomisë shqiptare. Edhe nëse ligji e paska parashikuar, që unë e dyshoj këtë gjë, që ai është në hetim dhe nuk duhet dhe nuk mund të flasi, gjeni një ministër tjetër që t’i përgjigjet shqiptarëve për hallin e bujqësisë.

Po po gjeni një që ai të diskutojë, se njerëzit për bujqësinë do e pyesin. Për kë do e pyesin? Janë të gjithë, Shqipëria është një vend që bujqësinë e ka shumë të rëndësishme. Kush do japë një përgjigje për këtë pyetje? Atëherë ç’kuptim ka parlamenti? Vëreni drynin dhe lereni. Parlamenti është debat, është pyetje. Ne duam ta pyesim, ata që përfaqësojnë votuesit e tyre, dhe janë shumë votues në Shqipëri, si të majtë e të djathtë, çfarë të duan të jenë ata, që duan të dinë për bujqësinë. Duan të dinë për këtë pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Ai nuk vjen. Gjeni një ministër që di të flasi more zotërinj. Që di ç’është bujqësia. Nuk qëndron as koncept politik. Nuk ka parlament në botë që hedh votimin që mos të pyetet ministri. Ministri duhet ta ketë sfidë personale të dali këtu dhe të hartojë, të shpalli të gjithë tezat e tij politike. Kjo është sfida e tij politike. Prandaj është bërë ministër. Ka shumë të tjerë në rangun tuaj, në partinë tuaj që duhet të jenë ministër. Jepeni mundësinë atyre që të vijnë, të artikulojnë, të shpjegojnë, të japin tezat politike mbi bujqësinë. Si mund të votohet kjo? Ne votojmë që ai mos flasë. Kjo nuk ju bën mirë politikisht, po me rregulla merreni gjithë ditën. Dhe, dhe e falenderoj nga zemra që përfundimisht, ministrja e Shëndetësisë bëri, po zhvillon një vizitë në parlamentin e Republikës së Shqipërisë.”- tha Alizoti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë