“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...

GREQIA- Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters. Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.
Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re. Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.
Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.
"Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës", tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.
Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t'i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.
Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm. Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim.
Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE.
"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike", tha Gerapetritis./ REL
TIRANA- Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Michel Tarran, ka zhvilluar sot një takim me Grupin Ndërkombëtar të Pun&e...
BRUKSEL- Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian takohen sot në Bruksel me kolegët e tyre nga Ballkani Perëndimor në...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është takuar në Bruksel me Komisionere e BE për Fqinjësinjë dhe Negociatat pë...
Ish-zv/kryeministri Artan Grubi shpallet në kërkim ndërkombëtar SHKUP- Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut publikuan ...
pamje nga mbledhja TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike po zhvillon mbledhje sot në selinë blu. Kreu i grupit, Gazment Bard...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-s&e...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së....
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në forumin "Të drejtat e shkelura" të organizuar nga PD tha se ...
pamje nga nenshkrimi i marreveshjes BRUKSEL- Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se sot në Bruksel është nënshkruar Marr&e...
foto e meparshme e lidereve BRUKSEL- Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe ato të Bashkimit Europian do të takohen ditën e sotme n&eu...