Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian dhe eurodeputeti rumun, Nicolae Ștefănuță, ka marrë pjesë në protestën e 30-të të qytetarëve shqiptarë të zhvilluar para Kryeministrisë në Tiranë, duke shprehur mbështetje të drejtpërdrejtë për protestuesit dhe duke lëshuar deklarata të forta kundër qeverisë.
I pranishëm me një qeleshe në kokë, eurodeputeti u shpreh se ndihej “si në shtëpi” në Shqipëri dhe e quajti vendin “motra jonë”, duke theksuar lidhjet historike dhe emocionale mes popujve të rajonit.
Në fjalën e tij, ai iu referua edhe përvojës historike të Rumanisë, duke kujtuar rrëzimin e regjimit të Nicolae Ceaușescu, ndërsa krahasoi zhvillimet në Evropën Lindore dhe Ballkan.
Në një pjesë të fjalimit të tij, Ștefănuță lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë, duke deklaruar:
“Mjaft me këtë korrupsion, mjaft me këtë tranzicion, mjaft me këtë diktaturë.”
Duke iu drejtuar protestuesve, ai solli shembuj nga protestat në Rumani, duke theksuar se lëvizjet qytetare mund të ndryshojnë realitetin politik, edhe kur fillimisht nënvlerësohen.
“Kur njerëzit janë të zemëruar, politikanët janë të vdekur,” tha ai, duke shtuar se qytetarët janë forca reale e ndryshimit.
Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi mungesën e kryeministrit në aktivitet, duke thënë:
“Pse Evropa është këtu dhe Edi Rama nuk është këtu? Ndoshta sepse është i frikësuar.”
Në përfundim, eurodeputeti i bëri thirrje qytetarëve të mos dorëzohen, duke theksuar se “fuqia e vërtetë jeni ju” dhe se ata “janë në anën e duhur të historisë”, ndërsa shtoi mesazhe me karakter moral dhe shpirtëror për qëndrueshmëri në protestë.
Unë jam zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, por jam edhe djali i një burri që rrit dele në Rumani. Ndihem këtu si në shtëpi. Shqipëria është motra jonë. Unë isha 9 vjeç kur pashë Çausheskun të rrëzohej, dhe ju pritët 30 vite derisa Enver Hoxha u rrëzua.
Por tani nuk keni pse të prisni sërish aq gjatë. Mjaft me këtë korrupsion, mjaft me këtë tranzicion, mjaft me këtë diktaturë.
Edhe në Rumani pati protesta për mjedisin që u quajtën të parëndësishme, por njerëzit reaguan, të gjithë erdhën dhe ata që nuk e besuan, edhe diaspora erdhi, sepse nuk ishte një çështje thjesht mjedisore, por ishte një çështje e madhe kombëtare. Për shpirtin e vendit tonë, për shpirtin e Evropës.
Ajo që dua t’ju them sot është se, kur ata t’ju thonë se energjia do të bjerë, njerëzit nuk do të vijnë, mos u besoni, sepse fuqia e vërtetë jeni ju. Kur njerëzit janë të zemëruar, politikanët janë të vdekur. Pse Evropa është këtu dhe Edi Rama nuk është këtu? Pse? Ndoshta sepse është i frikësuar.
Dhe nëse është kështu, ju duhet të keni kurajë ta rrisni frikën e tij. Rruga mund të jetë e gjatë, por ju jeni në anën e duhur të historisë. Zoti është me ju.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Qershor21:26
'Rama iu ul në gjunjë Melonit, por BE nuk pranon shërbëtorë'/ Eurodeputetja italiane: Kryeministri t'i gjunjëzohet vetëm popullit!
Eurodeputetja italiane Cristina Guarda iu bashkua protestuesve shqiptarë, të cilët prej 30 ditësh kërkojnë largimin e Edi Rama dhe...
POLITIKE
29 Qershor21:14
“Edi Rama, a po na dëgjon?” – Eurodeputetja holandeze i drejtohet kryeministrit: Kërkesat e protestuesve janë të qarta!
Eurodeputetja Anna Strolenberg ka vijuar mesazhet mbështetëse të ndërkombëtarëve në protestë, duke deklaruar se kër...
POLITIKE
29 Qershor20:57
'Shqiptarët janë gati për BE, Rama ende jo!’/ Eurodeputetja shuplakë Ramës: Dëgjo popullin, jo oligarkët!
Vizita e eurodeputetëve të grupit Gjelbër/EFA në Tiranë u shndërrua në një tjetër sinjal alarmi për qeverin&eu...
POLITIKE
29 Qershor20:51
“Shqiptarët meritojnë më shumë se qeveria e tyre”, eurodeputetja gjermane Paulus tregon emailin e Edi Ramës: Zëri i protestës do shkojë në Bruksel!
Në protestën masive përpara Kryeministrisë ka marrë fjalën edhe eurodeputetja gjermane, Jutta Paulus, e cila ka lëshuar akuza...
POLITIKE
29 Qershor20:47
Protesta/ Studentët shpalosin përsëri banderolën 'Ju erdhi fundi, Shqiperia nuk është në shitje'
Banderola ‘Ju erdhi fundi’ drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u rivendos në ballkonin e Universitetit.
Banderola fillimisht u h...
POLITIKE
29 Qershor20:21
Tension te Politekniku, policia heq pankartën "Ju erdhi fundi"; protestuesit futen brenda godinës
Një moment tensioni është shënuar gjatë protestës së ditës së 30-të, pasi policia ka ndërhyrë pë...
POLITIKE
29 Qershor20:20
Studentët “ndezin” Politeknikun! Banderolë gjigande dhe flakadanë kundër qeverisë: Ju erdhi fundi! Shqipëria nuk është në shitje
Ndërsa mijëra qytetarë protestonin para godinës së Kryeministrisë në protestën e 30-të kundër qeverisë,...
POLITIKE
29 Qershor20:13
“Rama jepe dorëheqjen”/ Berisha publikon videon: Plasi edhe në urbanët e Tiranës
“Plasi dhe në linjat e urbanit në Tiranë!” kështu shkruan kreu i PD-së Sali Berisha në një video të publikua...