Horoskopi/ Dashuria, financat dhe surprizat e ditës, çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tirana ...

DURRËS- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia teksa thotë se pasi u procedua me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” vijon të pyes se përse është në burg.
Veliaj thotë se 3 janë faktorët që duhet të parasysh kur cakton një masë sigurie si ajo ndaj tij: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore. Ai shton se gjyqtari Bani arsyeton se meqë prokurori Ols Dado e akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg, Veliaj do të largohej nga Shqipëria.
"Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen. Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”", thotë Veliaj.
Kryebashkiaku thotë se ishte në Gjermani në ditën e "bastisjes" dhe u ktheva menjëherë. Më pas thotë se udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 janar dhe u kthye sërish. Sipas tij, mjaftonte mbajtja e pasaportës.
Postimi:
Mirëdita dhe agjërim të lehtë të gjithë vëllezërve dhe motrave.
Duke qenë se e keqja as nuk agjëron, as nuk pushon, por ushqehet përditë me ligësi dhe mashtrim, lipset që edhe unë, edhe ne, ta luftojmë përditë haramin që na rrethon. Pasi u procedova me letrën anonime të Nesti Angonit, pasi u shpalla “i dënuar” që në faqe të parë, dhe pasi u parashtruan “krimet” që variojnë nga lodrat e djalit, te fushata në Rrogozhinë e Kavajë, dhe nga statuset e Facebook-ut tek ato në Instagram, lind pyetja: Po në burg pse jam?
Thosh edhe Kafka te “Procesi”, mirë që jam fajtor pa faje e pa fakte, po dënimin pa gjyq pse? Tre janë faktorët që duhet të ketë parasysh Gjykata: rreziku i ikjes, prishja e provave dhe rrezikshmëria shoqërore. T’i marrim me rradhë: Rreziku i ikjes
Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria. Po, po, ja lexojeni:
“Mund të arrihet në përfundimin logjik ligjor në formën e mundësisë së arsyeshme, mbi mundësinë reale të ikjes nëse nuk ndërhyhet për të caktuar një masë shtrënguese për këtë shtetas”.
Dyshohem nga Ols Dado se kam konsumuar 9 herë veprën penale të “Korrupsionit Pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurëve vendor”, kryer në bashkëpunim, duke filluar që nga viti 2004, në moshën 25 vjeçare, bashkëpunim me persona që as i kam njohur atëherë dhe as kam parashikuar që do i njihja në të ardhmen. Dyshohem nga Ols Dado se kam kryer më shumë se një herë veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose vemprimtari kriminale”.
E kuptuat? Meqë Olsi do kërkojë 27 plus vite burg, më duhet të burgosem që pa nisur gjyqi fare. Po unë isha në Gjermani në ditën e bastisjes dhe u ktheva menjëherë! Udhëtova edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe 20 Janar dhe u ktheva sërish. Ku është rreziku? Ku është arratisja? A nuk do mjaftonte masa e mbajtjes së pasaportës, që edhe ikja nga Olsi e Bani të mos cënohej, por edhe unë të vazhdoja punët për Tiranën, që s’duhet ndalur asnjë moment?
Por, siç komentonte Kafka për përndjekësit e tij tek “Procesi”: “Unë as e mendoj të iki nga këta dy përndjekës kaq shembullorë, të cilët më janë qepur pas me kaq zell dhe pasion, sa thuajse më dhimbsen t’i lë vetëm në gjykatë”.
Kjo për rrezikun e ikjes, nesër e pasnesër do të flasim për rrezikshmërinë time të lartë shoqërore. Ju dua të gjithëve!
Bufi TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë ironitë ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sal...
Sali Berisha TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar emigrantët shqiptarë të regjistrohen në zgjedhjet...
Sali Berisha TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se ata që nuk janë futur në primare, do e kenë shumë të vë...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se aleatët në zgjedhje i kanë kërkuar që të kenë ven...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se nuk ka ngecje të negociatave me aleatët në zgjedhje. Ai tha se negociatat ...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se gara e Primareve nuk ishte për të qenë në listë të sig...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha shprehu sërish sot bindjen se ndryshimi do të vijë në zgjedhje nga vota e diaspo...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se viti 2025 shpallet viti i diasporës. Berisha tha se diktaturën e parë...
Kryemadhi TIRANË - Deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambjentet e Prokurorisë së Posaçme ku u paraqit në zbatim të...