
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në diskutimet e mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, teksa diskutohej për projektbuxhetin.
Teksa PD ka kërkuar zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, Bardhi tha se mazhoranca ka sjellë një buxhet që ka si qëllim vjedhjen.
Ndërsa po diskutonte për këtë çështje, Bardhi u kujtoi kolegëve të mazhorancës se vetëm me një firmë, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku vodhi 50 milionë euro.
‘Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur’, theksoi ligjvënësi demokrat.
Bardhi kërkoi nga kryetari i Konferencës së Kryetarëve, Niko Peleshi, respektimin e të drejtave të opozitës, në të kundërt paralajmëroi braktisjen e mbledhjes.
‘Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë’, është shprehur Bardhi.
Bardhi: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që agjendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në agjendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë.
Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët.
Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha.
Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
17 Nëntor10:18
Debatet në Konferencën e Kryetarëve/ Gaz Bardhi: Paketa fiskale duhet të kishte ardhur bashkë buxhetin
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve se pa...
POLITIKE
17 Nëntor10:04
“Jemi shumicë si në kohërat komuniste”, Rama: Maria e kuptoi se s’i shpëton dot Shqipërisë. Duan të na heqin qafe
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët me zyrtarë të lartë të BE-së, pohoi...
POLITIKE
17 Nëntor09:55
Tortë më numrin 6/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, ja cila ishte simbolika e numrit
Kryeministri Edi Rama ka surprizuar zyrtarët e BE-së duke u dhuruar nga një verë autentike shqiptare. Më pas ata kanë fryrë...
POLITIKE
17 Nëntor09:45
Rama në Bruksel: Sprapsjet dhe grushtat në stomak na bënë më të fortë!
Kryeministri Edi Rama tha në konferencën e përbashkët për mediat në Bruksel Shqipëria ka bërë hapa të jasht&...
POLITIKE
16 Nëntor21:53
Protesta e opozitës, Gjokutaj: Bojkoti i demokratëve i shërben vetëm qeverisë, jo kauzës
Avokati Genci Gjokutaj ka bërë një thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme para Kryeministrisë, duke e cil...
POLITIKE
16 Nëntor14:50
Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne
Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve t...
POLITIKE
16 Nëntor14:13
PL bashkohet me PD në protestën e të hënës, Tedi Blushi: Të bashkohemi për të mbrojtur familjen nga ligje çnjerëzore
Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar se PL-ja do të bashkohet të hënën në protestat e PD-...
POLITIKE
16 Nëntor13:33
Berisha: Regjimi i Ramës po tenton t'i shuajë zërin opozitës
Partia Demokratike do të nisë pasditen e së hënës protestat përpara kryeministrisë.
Përmes një postimi në r...
POLITIKE
16 Nëntor11:55
Karikimi i mjeteve elektrike, Rama sqaron si do të jetë çmimi
Në podcastin e fundjavës, kryeministri Edi Rama iu rikthye edhe njëherë çështjes së karikimit të mjeteve elektrike, ...
POLITIKE
16 Nëntor11:29
Protesta e opozitës/ Berisha: Nesër nisim platformën parlamentare, para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se nga e hëna opozita do të nisë “platformën parlamentare”.
Përme...