Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
Dorajet Imeri, pedagog universitar dhe njohës i çështjeve ndërkombëtare, nga studioja e “Kafe Shqeto” këtë mëngjes ka dhënë një analizë të detajuar mbi zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike në rajon.
Ai është ndalur te pasojat që ka sjellë mungesa e një linje të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë në politikën e jashtme, duke theksuar se kjo qasje e gabuar po i jep avantazh Serbisë dhe po e vendos Kosovën në një pozitë të vështirë përballë Bashkimit Europian.
Sipas Dr. Imerit, vendosja e sanksioneve nga BE ndaj Kosovës, ndërkohë që Serbia kalon pa asnjë penalizim pavarësisht provave të shumta për shkelje të rënda, është tregues i qartë se diplomacia kosovare nuk është menaxhuar si duhet.
Ai ka kujtuar gjithashtu se vendimet e gabuara politike, si mbështetja e Shqipërisë për nismën “Open Balkan”, kanë treguar mungesë vizioni dhe kanë lënë Kosovën të ekspozuar në momente kritike.
"Ajo që ka ndodhur me “Open Balkan” është shembulli më klasik se si Shqipëria nuk e ka lexuar si duhet pozicionin e saj, pozicionin e Kosovës, duke na vendosur neve në një pikë sikur nuk jemi të gatshëm"- tha ndër të tjera Imeri.
Deklarata e tij:
"Shikoj që nuk ka lëvizje reale, ose më saktë nuk po duken rezultatet, por të kujt? Të politikës së jashtme, të lobistëve, dhe ka qenë interesante që Kosova i ka shkëputur kontratat me lobuesit për me i ruajtur të parët, dhe për këtë arsye ky avantazh që kemi ne sot, që pa diskutim është më i mirë se para dy vitesh, duhet të ishte arsyeja kryesore pse duhet të shkonim më tutje.
Megjithatë, sot kemi ardhur në pikën ku BE ka vendosur sanksione ndaj Kosovës me arsyetimin që nuk është menaxhuar si duhet, dhe nga ana tjetër asnjë sanksion nuk ka Serbia, e cila ka dëshmi e fakte, fotografi, video, e kalon sikur s’ka asgjë.
Është interesante diçka e përmendur në mbajtjen e një Konference në Kroaci, ku kryeministri tha: “Ne Europa e kaluam ngjarjen sikur të mos ishte, e Serbia e kaloi rrethanën pa një therje në këmbë, dhe kur e sheh këtë i bie sikur ka kaluar nëpër të, sepse Europa me gjasë nuk është e gatshme të merret me një konflikt, por mjaftohet me një paqe të brendshme e mbi të gjitha të menaxhueshme.”
Për ne kjo nuk është ajo që kërkojmë, pasi jemi në proces bërjeje dhe e kemi mbyllur çështjen e njohjes, dhe sikur presioni ka filluar të bëhet tek ne.
Ne nuk kemi arritur ta menaxhojmë si duhet çështjen e veriut të vendit, e Serbia në këtë moment që flasim (siç u dëshmua edhe dje në seancë e OKB-së) ku Vuçiç tha “Kosova është Serbi.”
Ne ende nuk po organizohemi si duhet, sikur nuk jemi në linjën e përbashkët sa i përket politikës së jashtme.
Kosova dhe Shqipëria nuk kanë politikë të jashtme të sinkronizuar. Shqipëria është shtet i pavarur e sovran, por duhet të kuptojë se nëse do të sillet si shtet që e mbart çështjen kombëtare, sikurse është dhe obligim kushtetues, duhet të kuptojë se pozicioni politik i Kosovës nuk mund të forcohet duke e marrë atë si peng të zhvillimeve të rajonit.
Ajo që ka ndodhur me “Open Balkan” është shembulli më klasik se si Shqipëria nuk e ka lexuar si duhet pozicionin e saj, pozicionin e Kosovës, duke na vendosur neve në një pikë sikur nuk jemi të gatshëm".
Sot në GJKKO mbahet seanca paraprake për Ilir Metën. Dosja do të shqyrtohet nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila do të vendosë në...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot, e enjte, në mesditë qeverinë. Në këtë mbledhje pritet të firmoset nga K&eu...
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Sesionit të 80-të të As...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka shprehet se opozita do ndjekë çdo rrugë për të kundërshtuar qeveri...
Një votim i këshillit bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt si kryetar bashkie ka sjellë në qendër të debatit një nga ...
Gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës për gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës. Në a2cnn, ai tha ...
Edi Rama e burgosi, urdhëroi Këshillin Bashkiak të Tiranës pak javë më parë në Asamblenë e Partisë Socialist...
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Ministren e Brendshme, Albana Koçiu, nga ku thekson...
Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, zhvilloi një vizitë zyrtare në selinë e NATO-s në Bruksel të...
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ nën drejtimin e Sonila Meço, Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, kritikoi fjalën...