selia e pd
TIRANË- Partia Demokratike ka përshëndetur mesazhin e zyrtarit të DASH, Samuel Samson, i cili u publikua një ditë më parë nga ambasada amerikane në Tiranë në rrjete sociale.
Në deklaratë thuhet se kauzat e PD-së, "të ripërmbledhura nga Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë", janë një denoncim për qeverisjen aktuale. Më tej PD thekson nevojën që sipas tyre shpreh edhe rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira.
DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE:
Partia Demokratike përshëndet mesazhin e Këshilltarit të Lartë në Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punën (DRL) në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, z. Samuel Samson, të përcjellë nga Ambasada e SHBA në Tiranë.
Në këtë mesazh, qendrimi i Shteteve të Bashkuara për liritë e individit, i shprehur qartë si nga Presidenti Trump, nga Zv. Presidenti JD Vance dhe nga Sekretari Rubio, rezonon fuqishëm me kauzat e Partisë Demokratike dhe me gjendjen e Shqipërisë.
Të ripërmbledhura nga z. Samson dhe të ritheksuara nga Ambasada e SHBA për rastin e Shqipërisë, janë një denoncim për narkoregjimin e Edi Ramës. Kjo, sepse është fakt i pamohueshëm se në të katër kolonat e mesazhit- “Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale” - mbështetet narko-regjimi i Edi Ramës dhe qeverisë së tij, përmes bashkëpunimit me patronazhistët dhe kartelët e drogës.
Ato kërcënojnë opozitën, demokracinë, vetë shoqërinë në tërësi dhe, siç me të drejtë vëren z. Samson, “vetë themelet e partneritetit transatlantik.”
Partia Demokratike, duke qenë mirënjohëse për kohën dhe dinjitetin universal të mesazhit të Departamentit të Shtetit, thekson nevojën që shpreh edhe Rezoluta e sapomiratuar e IDC-CDI: një qeveri teknike për zgjedhje të lira. Ajo u garanton partnerëve tanë se mbetet e vendosur për rikthimin e shtetit ligjor dhe të zgjedhjeve të lira në Shqipëri.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ndau dje në rrjetet sociale një shkrim të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit. Shkrimi që ka autor Samuel Samson, i cili është këshilltar i Lartë për Byronë për Demokraci, të Drejtat e Njeriut dhe Punë, përcjell një mesazh për marrëdhënien dhe aleancën mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Evropës. Ai shprehet se partneriteti mes SHBA dhe Evropës duhet të bazohet në trashëgiminë e përbashkët dhe jo në konformizmin globalist. Ambasada e ka shoqëruar ripostimin e shkrimit të Samson me fjalët: "Shtypja e fjalës, lehtësimi i emigrimit masiv, shënjestrimi i shprehjes së besimit dhe minimi i zgjedhjes elektorale kërcënojnë vetë themelet e partneritetit transatlantik."
Artikuj te sugjeruar
E.D
POLITIKE
31 Maj21:07
"Vota e emigrantëve përdoret si instrument manipulimi"/ Topalli: Autokratët kapin administratën zgjedhore...
TIRANË- Drejtuese politike e Partisë Demokratike për diasporën, Jozefina Topalli, ka denoncuar manipulimet dhe vjedhjen e zgjedhjeve t&eum...
E.D
POLITIKE
31 Maj20:37
Kurti viziton trupat amerikane në kuadër të “Defender Europe 25”: FSK-ja po dëshmon gatishmëri të nivelit të NATO-s
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar komandën e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Us...
r.ll
POLITIKE
31 Maj18:04
Rezoluta e IDC-CDI, Meta: 108 parti rrëzuan farsën elektorale të 11 Majit! Pa votë të lirë, nuk ka integrim në BE
ilir meta
TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një reagimi ka përshëndetur rezolutën e IDC...
E.D
POLITIKE
31 Maj17:53
Nuk u zgjodh kryetare e Kuvendit për të 24-ën herë/ Albulena Haxhiu: Po presim vendimin e Kushtetueses për votimin e fshehtë
KOSOVË- Kandidatja e LVV-së për kryetare të Kuvendit të Kosovës, deputetja Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga partitë q&e...
r.ll
POLITIKE
31 Maj16:12
Sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Rama kryeministër i braktisur në Europë
Antonio Lopez Istruiz
TIRANË- Eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i ICD-CDI, n...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Ilir Meta është një i burgosur politik! ASHM ishte një aleancë për zgjedhjet e 11 majit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë konferencës së sotme ka komentuar arrestimin e presidentit të PL-së,...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:56
Berisha: Kandidatët tanë janë keqkuptuar, ankesat e tyre duhet t’i paraqesin pranë përfaqësuesve tanë në KQZ
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferenc ë për mediat u shpreh se kandidat&eu...
n.f
POLITIKE
31 Maj13:55
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI që rrëzon ‘11 Majin’: Të krijohet urgjentisht një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhjet e reja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët lexoi rezolutën e IDC-CDI që sipas tij rr...