POLITIKE

Narrativa anti-Soros në Europën Juglindore dhe Shqipëria si rast i veçantë

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2025, 20:50

Narrativa anti-Soros në Europën Juglindore dhe Shqipëria si rast

Oligarku bullgar me ndikim në vendin e tij Delian Peevski do të kishte dashur prej kohësh të shihte një hetim parlamentar mbi aktivitetet e miliarderit amerikan të bursës dhe filantropit George Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur (OSF) në Bullgari. Por prej vitesh ka munguar shumica e nevojshme parlamentare për një hap të tillë. Ndërsa javën e kaluar, më në fund kjo shumicë u arrit.

Një komision i Parlamentit Bullgar i quajtur "Komisioni Ad-hoc për të shqyrtuar aktivitetet e George dhe Alexander Soros dhe fondacioneve të tyre në territorin e Bullgarisë" do të fillojë së shpejti punën e tij.

Komisioni do të raportojë se cilët individë dhe organizata mbështeten nga babai dhe i biri Sorosit dhe kush ka marrë para nga fondacioni i tyre OSF.

Aktualisht nuk janë parashikuar pasoja ligjore kundër individëve dhe organizatave të lidhura me Sorosin dhe fondacionet e tij.

Megjithatë parlamenti bullgar ndonjëherë - sipas modelit të ligjit rus "kundër agjentëve të huaj" vendosur në vitin 2012 - mund të ndërmarrë një përpjekje të tillë. Në shkurt 2025 pati një përpjekje, por për projektligjin nuk u arrit të krijohet shumica e nevojshme për ta kaluar atë në parlament. Derisa për këtë të ketë një shumicë, përpjekje të tilla do të mbeten një lloj propagande dhe demaskimi publik: Fjala është që të mund të denigrohet si "Sorosoid" - kjo është fjala fyese në bullgarisht - kushdo që me gjasë apo faktikisht ka pasur të bëjë me filantropin liberal.

Iniciatori i këtij projektligji, Deljan Peevski, që prej 20 vjetësh është ndër figurat më të spikatura të përfshira në skandale në historinë postkomuniste të Bullgarisë dhe emri i tij lidhet me një sërë pështjellimesh ndërmjet kriminalitetit të organizuar dhe politikës së nivelit të lartë. SHBA-ja dhe Britania e Madhe e kanë sanksionuar biznesmenin dhe manjatin e medias dhe kanë sekuestruar një pjesë të pasurisë së tij jashtë vendit. Por pavarësisht kësaj në Bullgari që është vend anëtar i BE-së Peevski vazhdon të ketë ndikim të fuqishëm në politikë. Në debatin për komisionin hetimor në parlament ai tha: "Ka ardhur koha për një betejë vendimtare. Bota e rreme e Sorosit dhe e Sorosoidëve duhet të shkatërrohet."

Hungaria vendi i origjinës

Ideja, që akuzat e korrupsionit dhe kriminalitetit kundër tij të përdoren në drrejtimin e kundërt ndaj të gjithë atyre që i kundërvihen, duke i cilësuar si "agjentë të Sorosit" nuk është e Peevskit. Kjo ide ka lindur në Hungarinë e Viktor Orbanit.Atje mediet e afërta me qeverinë për herë të parë në vitin 2013 filluan të listojnë në mënyrë sistematike, se sa para dhe kur kanë marrë organizata të pavarura civle dhe persona kritikë ndaj qeverisë prej fondacionit OSF.

Që nga kriza e migracionit më 2015 qeveria e kryeministrit Orban për herë të parë ushtroi një fushatë të madhe shtetërore kundër Sorosit, gjatë së cilës është përdorur narrativa antisemitiste dhe ekstremiste e djathë. Në vendlindjen e George Sorosit kjo lë një shije veçanërisht të hidhur: Miliarderi i bursës ka prejardhje hungarezo-hebreje dhe i ka mbijetuar si i ri Holokasutit në Budapest. Nga qeveria Orban ai u akuzua, se po planifikon shkëmbimin e popullsisë në Europë ose se mishëron babëzinë ndërkombëtare, dmth. të kapitalit financiar hebre, që zhvat shtetet kombëtare. 

Narrativa anti-Soros në Europën Juglindore dhe Shqipëria si rast

Ligji i azilit i qeverisë së Viktor Orbanit në Hungari nën moton "Stop Sorosin" u gjykua nga Komisioni Europian si shkelje e së drejtës së BE-së.Fotografi: Pablo Gorondi/AP/dpa/picture alliance

Fushatat impenjative të Orbanit kundër Sorosit u kurorëzuan në disa ligje, ndër to edhe i ashtuquajturi "Stop-Soros-Paket" më 2018, përmes të cilit personat kritikë ndaj Orbanit dhe organizatat e pavarura u shkatërruan financiarisht për t'i bërë që të heshtnin. Më vonë ato u shpallën pa përjashtim si antiligjore nga Gjykata Europiane. Por efekti i tyre propagandistik ka mbetur.

Në Hungari megjithatë duket se është konsumuar damkimi i Sorosit si figura e armikut. Në vend të miliaderit të bursës ndërkohë propaganda e Orbanit po përdor Ukrainën si vatrën e re të së keqes. Sidoqoftë fushtatat hungareze kundër Sorosit janë përhapur si model sot pothuajse në të gjitha vendet e Europës Juglindore.

Maqedonia e Veriut

Një ndër vendet e para europiano-lindore, që mori modelin e fuhatës kundër Sorosit pas Hungarisë, ishte Maqedonia (që nga shkurti 2019 e emërtuar Maqedonia e Veriut). Në fillim të vitit 2017 atje u themelua lëvizja  "Stop-Operacionin-Soros", përfaqësuesit e së cilës ishin pranë kryetarit të partisë nacionaliste të djathtë VMRO-DPMNE dhe dorës së fortë në Maqedoninë e atëhershme, Nikola Gruevski. 

Ky i fundit një vit më parë (2016) ishte detyruar të hiqte dorë nga posti nën presionin e lëvizjes masive civile për reforma dhe kundër korrupsionit. Ai i akuzonte protestuesit kundër qeverisjes së tij si të "drejtuar nga Sorosi".

Polonia

Edhe në Poloni në vitet 2015 deri më 2023 partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) kopjoi fushatën e Viktor Orbanit kundër Sorosit. Në vitet 2017/18 PiS nisi fushtatat kundër "organizatave kriminale jo qeveritare", që sipas saj "komandoheshin së largu nga Sorosi dhe Rusia", pavarësisht mospërputhjes nisur nga fakti që Soros edhe në Rusi ishte stilizuar ndërkohë si figura e armikut.

Në fushtat elektorale 2019 dhe 2023 narrativa anti-Soros e PiS dhe të tjerave parti nacionaliste të djathta luajti një rol të madh. "Rrjeti Soros", pra organizatat civile dhe mediet  "e blera nga Sorosi" po kërcënojnë kombin dhe po destabilizojnë shoqërinë polake, thuhej.

Edhe presidenti polak i zgjedhur në qershor 2025 Karol Navrocki përdor narrativën anti-Soros. Ai akuzoi p.sh. kundërshtarin e tij në fushatën elektorale Rafal Trzaskovski, se "paguhet nga fondacionet gjermane dhe nga Sorosi" duke e paraqitur veten si "mbrojtës të sigurisë së Polonisë".

Serbi

Në Serbi presidenti Aleksandar Vuçiq, përfaqësues të partisë së tij në pushtet SNS dhe mediat pro-qeveritare prej vitesh ndjekin narrativën, se organizatat e pavarura joqeveritare, personat kritikë ndaj qeverisë dhe lëvizjet civile të protestës nxiten nga "agjentë huaj" dhe "financohen nga Sorosi".

Në protestat aktuale, që po vazhdojnë prej një viti kundër qeverisjes së tij Vuçiq nuk flet vet në mënyrë eksplicite për Sorosin si nxitësi në prapaskenë, por konsideron se "shërbimet e huaja sekrete" dhe "fondet nga jashtë" janë financues të "revolucionit të ngjyrave".

Në mediat besnike ndaj Vuçiqit, si gazeta bulevardeske Informer, herë pas here botohen kryeartikuj të tillë si: "Sekreti i Sorosit' Loja! Dora e përgjakur vjen nga Shqipëria në Beograd: Protestat në Serbi janë vetëm fillimi i destabilizimit të Ballkanit".

Sllovakia

Në Sllovakikryeministri Robert Fico, i cili në tetor 2023 mori mandatin e katërt, ndoqi një shembull në legjsliacion nga vendi fqinj Hungaria. Që nga qershori  2025 ka hyrë në fuqi ligji i iniciuar nga qeveria e tij, që i detyron organizatat joqeveritare për  "raporte transparence". Përpara nismës ligjore Fico dhe përfaqësues qeverisë dhe partisë së tij Drejtimi-Socialdemokracia (SMER-SD) akuzuan Sorosin dhe "agjentët e huaj" se vazhdimisht influencojnë në Sllovaki.

Fico vet e akuzoi lëvizjen e protestëts, që më 2018 çoi ndër të tjera në dorëheqjen e tij, se është "financuar nga rrjeti i Sorosit". Duke argumentuar ligjin e tij në fuqi që nga qershori "ligji i transparencës" ai thotë, se "të gjithë në Sllovaki duhet ta dinë, se cilën këngë këndon secila organizatë joqeveritare".

Edhe në vende si Çekia, Rumania, Kroacia dhe Mali i Zi ka pasur në të shkuarën vazhdimisht fushata të politikanëve nacionalistë të djathtë dhe populistë kundër Sorosit dhe rrjetit të tij. Por ligje kundër organizatave joqeveritare si në Hungari dhe Sllovaki nuk janë miratuar.

Shqipëria rast i veçantë

Një rast i veçantë në narrativën anti-Soros në Europën Juglindore është prej kohëshShqipëria. Këtë narrativë e përdor opozita, por jo qeveria. Opozita e përdor këtë narrativë si kritikë ndaj kryeministrit Edi Rama (PS), i cili është në këtë post që nga viti 2013 dhe shpesh preferon të përdorë metoda të qeverisjes autoritare. Partia demokratike nacional-konservatore (PD) e akuzon Ramën, se është një "fanar ndriçues i Sorosizmit".

George Soros dhe djali i tij Alexander, sipas opozitës, që nga viti 2013 bashkë me Ramën kanë zbatuar një plan sekret, për të qendruar në pushtet në Shqipëri afatgjatë përmes reformës në drejtësi, kushtuese dhe elektorale. /DW

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan