
Deputeti Luan Baçi ngre shqetësimin për ndryshimet e propozuara në ligjin për nxitjen e punësimit, duke i cilësuar diskriminuese ndaj invalidëve të punës dhe personave me aftësi të kufizuara.
Baçi u bën thirrje deputetëve të mazhorancës të ndalojnë miratimin e tyre, ndërsa thekson se ulja e kuotave të punësimit dhe e detyrimeve për punëdhënësit përbën regres për këtë kategori.
Reagimi i plotë:
Po e postoj shqetësimin serioz për invalidët dhe PAK, ashtu siç ma kanë dërguar!
Ju bëj thirrje deputetëve të mazhorancës të ndalojnë në marrëzitë e tyre!
Më poshtë, SMS-ja e dërguar nga kategoria e vuajtur dhe e lënë pas dore, si dhe kategoritë e tjera nga kjo mazhorancë: “Ne qoftë se këto ndryshime do të miratohen, zoti Luan, kërko një shtesë kur shteti të na nxjerrë një ligj që të na vrasin, që të mos vuajmë, por të vdesim me dinjitet, se mbase ky shtet dhe ju të gjithë si ligjvënës e keni më të lehtë këtë gjë, meqë nuk keni mundësi që të na e bëni më të lehtë jetën për të jetuar.”
“Të nderuar kolegë, invalidë të punës!
Të nderuar persona me aftësi të kufizuara!
Ministria e Ekonomisë ka ditë që ka nxjerrë një projektligj për diskutim publik, që cenon dhe prek drejtpërdrejt interesat e invalidëve të punës dhe të PAK. Projektligji i propozuar nga Ministria e Ekonomisë: ‘Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 15/2019, “Për nxitjen e punësimit”’.
Ne e kemi diskutuar projektligjin me të gjithë ekspertët e shoqatës dhe ekspertë të cilët dikur kanë punuar në këto institucione, por sot janë në pension. Po kështu, jemi konsultuar edhe me kolegët tanë evropianë. Si përfundim, ky ndryshim është një diskriminim për invalidët dhe PAK.
Në projektligj, në nenin 18, ‘Dispozita tranzitore’ (në fakt, që këtu fillon padrejtësia), propozohet që punëdhënësi, për çdo 125 punonjës, duhet të punësojë një invalid pune dhe një invalid me gjendje shëndetësore më të rënduar.
Ka qenë më përpara: punëdhënësi, për çdo 24 punonjës, duhet të punësojë një invalid pune dhe, për çdo 25 punonjës, një invalid me gjendje shëndetësore më të rënduar. Aktualisht, në nenin 20, përcaktohet: punëdhënësi, për çdo 25 punonjës, duhet të punësojë një invalid pune dhe, për çdo 50 punonjës, një invalid me gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ndryshimet e propozuara mohojnë të drejtat elementare të invalidëve të punës dhe të PAK. Kujtojmë se edhe në vitin 2019 është dashur ndërhyrja e Kryeministrit për t’i thënë jo diskriminimit të invalidëve.
Ndryshime të tilla na çojnë në regres të madh, si në bazë rajoni, pa llogaritur vendet evropiane. Ne sot kemi mbi 13 000 invalidë pune të pjesshëm (me të drejtë pune), me 6 orë dhe 8 orë punë të lehtë.
Ministria duhet të merrte një nismë për t’i punësuar këta invalidë, ku do të integroheshin në shoqëri, do të sillnin të mira financiare në familje, por edhe do të kontribuonin në fondin e sigurimeve. Ky do të ishte progres dhe jo regres. Ndryshimi i ligjit duhet të ishte në këtë drejtim.
Po kështu, në pikën 2 të këtij neni thuhet: ‘Punëdhënësi që nuk punëson kuotat e përcaktuara më lart detyrohet të derdhë në fondin social 50% të pagës minimale.’
Aktualisht është: ‘Punëdhënësi, nëse nuk punëson numrin e invalidëve sipas ligjit, do të derdhë në fondin social pagën minimale çdo muaj.’
Edhe këtu, Ministria e Ekonomisë ka gabuar.
Ju informojmë se ndryshimet e bëra në këtë ligj nuk mbështesin invalidët, por i diskriminojnë ata me ligje. Ndryshimet e bëra bien ndesh me disa ligje të tjera dhe, mbi të gjitha, me Konventën e OKB-së për PAK.
Ne do ta kontestojmë me të gjitha rrugët demokratike.
Me shumë keqardhje u drejtohem këtyre hartuesve: Kujt i intereson të krijojë pakënaqësi me veprime artificiale?”
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
1 Shtator12:33
Zhupa: Bashkëshorti i Kumbaros merrte honorare nga AADF kur hartohej ligji për Trashëgiminë!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes familjes së ish-ministres së Kulturë...
POLITIKE
1 Shtator11:40
Kalaja para SPAK: 41 refuzime për sekuestrimin e Teatrit, prova të reja për Tirana DC dhe Maznikun
Avokatja Adriana Kalaja, deklaroi para SPAK se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar informacion mbi fazën procedurale të hetimeve p&...
POLITIKE
1 Shtator07:37
94 protesta kundër qeverisë, qytetarët: Nuk largohemi pa dorëheqjen e Edi Ramës!
Qytetarët do të zhvillojnë sot protestën e 94-të kundër qeverisë, duke vijuar një aksion proteste që tashmë ...
POLITIKE
31 Gusht22:34
'Divjaka bashki!' Banorët protestë në ditën e 32-të
32 ditë në protestë kanë shënuar banorët e Divjakës. Protesta vijon të sjellë në shesh qytetarë që p...
POLITIKE
31 Gusht22:05
Protesta në ditën e 93-të, aktivistja: Mund të përshkallëzohen mënyrat sesi qytetarët kërkojnë të drejtën e tyre
Duke folur nga sheshi i protestës aktivistja Edlira Çepani tha se mund të kemi edhe përshkallëzim të mënyrave sesi qytetar&...
POLITIKE
31 Gusht21:43
Propagandë në vend të transparencës/ Si Rama po i kthen ministrat në influencerë
Gjithçka nisi me Zvërnecin.
Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në këtë pasuri natyrore ngriti pyetje themelore mbi pronësin...
POLITIKE
31 Gusht21:36
'Edi Rama o legen gjithë Shqipëria të urren' 93 ditë protestë dhe marshim kundër qeverisë
Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit do të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrj...
POLITIKE
31 Gusht21:34
“Me këtë regjim nuk shtyhet më”, Bushati: Në Shqipëri ka pakënaqësi ekstreme
Analisti Andi Bushati ka komentuar valën e protestave kundër qeverisë dhe e ka cilësuar atë si një shprehje të një pak&e...
POLITIKE
31 Gusht20:51
Gjendet e vdekur ish-e dashura e Charls McGonigal, denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
POLITIKE
31 Gusht20:39
Luçiana Kokaj paralajmëron Ramën: Në shtator do të jemi më shumë
Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në protestën e 93-të, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama ...