Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Pjesa më e madhe e territorit sot do të karakterizohet nga mot i kthjellët dhe vranësira të pakta deri mesatare.Sipas parashikimit t&...
Dashi Një situatë që dukej e zgjidhur mund t'ju kërkojë ta shikoni edhe një herë. Mund të ketë ende hapësir...
Një parakalim i rrezikshëm në një segment rrugor me fushëpamje të kufizuar ka rrezikuar të kthehet në një aksident....
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që kompania Apple të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në “Lake America” në...
Protesta e 93-të para Kryeministrisë është shoqëruar me thirrje për përshkallëzim të aksionit qytetar dhe paralajm&...
Detaje të reja kanë dalë në dritë për një rrjeti të trafikut të drogës, pas operacionit të zhvilluar n&...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
Një tjetër video që dokumenton incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia po qarkullon, duke sjell&eum...
Qytetarët vijojnë për të 93-tën ditë radhazi protestën kundër qeverisë, duke përcjellë edhe sot mesazhe...
Kjo është një histori që ka bërë bujë gjatë kësaj vere në Francë. Biznesmeni shqiptar, Ermal Beqiri, u ar...
Gjithçka nisi me Zvërnecin.
Kundërshtimi ndaj ndërtimeve në këtë pasuri natyrore ngriti pyetje themelore mbi pronësinë, administrimin e territorit dhe të ardhmen e zonave të mbrojtura.
Pak ditë pas nisjes së protestave, më 5 qershor, Rama zhvilloi në Vlorë një takim me banorë, biznese dhe persona që pretendonin pronësi në Zvërnec. U tha se ende nuk kishte një projekt të miratuar për zonën dhe premtoi “transparencë dhe dialog të vazhdueshëm me komunitetin”.
Në javët që pasuan, Rama e lidhi disa herë konfliktin mes qeverisë dhe qytetarëve me mungesën ose shtrembërimin e informacionit. Ai e kornizoi çështjen jo vetëm si problem të mungesës së informacionit të vërtetë nga qytetarët, por mbi të gjitha si problem të mënyrës se si informacioni shkon te qytetarët.
Këtë lloj kornizimi të problemit ai e përforcoi javë më pas, më 21 korrik, duke folur për Paketën e Maleve, kur tha se njerëz të caktuar hynin në rrjetet e tij sociale “të painformuar” dhe dilnin po “të painformuar”.
Pra, për qeverinë, beteja tashmë nuk ishte më vetëm ajo e administrimit të shtetit. Ishte edhe administrimi i informacionit për shtetin.
Një muaj më pas, më 24 gusht, Rama shpalosi zgjidhjen e problemit të informimit, formulën që do të rindërtojë marrëdhënien mes qytetarit dhe shtetit. Në mënyrë romantiko-nacionaliste, formula u quajt “Besa”.
Më pas, Rama njoftoi edhe krijimin e platformës “Pasqyra Albania”, një dritare ku qytetari, sipas tij, mund të informohet në kohë reale për aktivitetin e qeverisë dhe të shtetit dhe të mësojnë mbi ecurinë e kërkesave të qytetarëve dhe statusin e projekteve publike.
Arsyetimi i kryeministrit është i thjeshtë: qytetarët nuk i besojnë mjaftueshëm qeverisë sepse qytetarët nuk informohen mjaftueshëm, prandaj qeveria duhet t’u flasë më shumë qytetarëve.
Dhe qeveria ka filluar të flasë më shumë.
Tani ministri nuk është më vetëm personi që merr një vendim, firmos një akt, paraqet një projektligj apo jep llogari për administratën që drejton.
Ministri tashmë duhet edhe të prodhojë përmbajtje për t’u publikuar e shpërndarë. Ai duhet të filmojë, të shkojë në terren i ndjekur nga kamerat. Në këto prodhime video ai duhet të tregojë çfarë po bën dhe, mbi të gjitha, në formatin që kërkojnë mediat sociale.
Dhe prej ditësh, me video, me selfie, me reels-a ministret dhe ministrat japin lajme të mira, shpjegojnë e informojnë se:
— sa është mërzitur ministrja nga rradha për regjistrimin në një universitet dhe si do e zgjidhë ajo problemin;
— si qeveria do informojë qytetarët ku të gjejnë çmime të lira për të bërë pazare;
— si të mbrohemi nga bombulat e gazit;
— si ecën çdo ditë numri i pasagjerëve në Rinas;
— si kamerat në shkolla do rrisin sigurine e nxënësve
— si Paketa e Maleve është shpëtim për zonat malore,
— si... me rradhe si këtu, edhe këtu, edhe këtu etj etj.
Kjo vazhdë ka nisur pas humbjes së “betejës” me algoritmin gjatë javëve të para të protestës.
Më 17 korrik, Kryeministri tha se qeveria do të zhvillonte “një fushatë të tërë informimi” sipas sektorëve dhe territoreve për të shpjeguar programin e saj.
Në këtë fushatë ai shpalli edhe një front të ri lufte: rrjetet sociale.
Qeveria do të komunikonte, tha ai, në territor, në media, në rrjetet sociale dhe madje edhe në rrugë, në mënyrë që njerëzit të shihnin ofertën e qeverisë.
Kjo mënyrë e propagandës nuk është e re për qeverinë Rama.
Më herët kemi parë që kamera e tij apo e ministrave pasqyron në rrjete sociale pamje pa asnjë lloj filtri, ministrat flasin pa asnjë lloj ballafaqimi, madje bëjnë sikur u japin intervista stafit të tyre, që hiqen si gazetarë duke mbajtur mikrofonat.
E gjitha kjo në mungesë të plotë të transparencës.
Por këtë herë, mënyra e propagandës ka ndryshuar.
Videot vertikale, komunikimi në vetën e parë, ministri përballë kamerës dhe shpjegimet e politikave publike të përshtatura për reels janë kthyer në objektivin e qeverisë për të kapur algoritmin.
Pra, tani nuk mjafton propaganda për të mbushur rrjetet sociale me idenë se ministrat po punojnë. Tashmë duhet që ministrat t’i përshtaten algoritmit të rrjeteve sociale për t’u bërë viralë, duke e sofistikuar kështu problemin e komunikimit të qeverisë në një sfidë viraliteti për t’iu imponuar rrjeteve sociale me propagandën e tyre.
Në vetvete nuk ka asgjë të gabuar që një ministër të përdorë Instagramin apo Facebook-un. Problemi fillon kur komunikimi bëhet për të zëvendësuar transparencën.
Të shohësh ministrin nuk do të thotë të shohësh shtetin.
Një video tregon se ministri ka vizituar një kantier. Transparenca tregon sa kushton kantieri.
Videoja tregon ministrin duke folur me një qytetar. Transparenca tregon vendimin që prek qytetarin.
Videoja mund të shpjegojë se një investim është i mirë për Shqipërinë. Transparenca tregon pronën ku ndërtohet, procedurën që është ndjekur, përfituesin, lejet, kontratat, detyrimet e investitorit dhe përgjegjësinë e institucioneve.
Ky ishte dhe mbetet ende edhe pas kaq muajsh problemi i investimeve në Zvërnec, që mblodhi qindra mijëra shqiptarë në shesh.
Njerëzit nuk dolën të kërkonin më shumë reels nga ministrat. Ata kërkonin të dinin çfarë po ndodhte me tokën ku jetonin, çfarë do të ndërtohej dhe kush do të ndërtonte.
Në këtë kuptim, beteja e shpallur qeveritare kundër keqinformimit dhe algoritmit po prodhon një paradoks të vogël.
Për të luftuar algoritmin, qeveria duhet të hyjë në algoritëm. Për të hyrë në algoritëm, ministri duhet të sillet siç kërkon algoritmi.
Duhet fytyrë. Duhet video. Duhet ritëm. Duhet emocion. Duhet vazhdimësi.
Dhe kështu, nga nevoja për më shumë transparencë, Shqipëria po zbulon një specie të re administrative: ministrin influencer. Ndoshta funksionon. /exit/
Janë mbyllur fjalimet para kryeministrisë dhe tashmë protestuesit do të nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës me thirrj...
Analisti Andi Bushati ka komentuar valën e protestave kundër qeverisë dhe e ka cilësuar atë si një shprehje të një pak&e...
Allison Guerriero, ish-e dashura e Charles McGonigal, ish-drejtorit të zyrës së kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, e cila ...
Qytetarët janë mbledhur sërish para Kryeministrisë në protestën e 93-të, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar ashpër pas një aktiviteti publik të zhvilluar në Finiq, ku u rikthye retorika e l...
Qytetarët vijojnë për të 93-tën ditë radhazi protestën kundër qeverisë, duke përcjellë edhe sot mesazhe...
Në nisje të protestës së 93-të radhazi, profesori i njohur Lush Susaj ka denoncuar zjarret e fundit që përfshinë P...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me konsensusin e arritur në Kosovës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pajisur me vizë amerikane dhe pritet të udhëtojë javën e ardhshme drejt S...
Zvarritjet e qëllimshme dhe shkeljet flagrante procedurale, po rrezikojnë të kthehen në një amnisti të heshtur për zyrtar&eum...