Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, parashikimi i motit për sot
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...
Mijëra studentë, mësues dhe punonjës të administratës publike kanë dalë në protestë në Athinë, Selan...
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit,...
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur që dita e shtunë, 26 prill, të shpallet ditë zie kombëtare në shenjë respekti për Papa Françeskun. Qeveria ka vendosur që në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002, “Për formën dhe përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
Shpalljen ditë zie kombëtare ditën e shtunë, datë 26.4.2025, në shenjë dhimbjeje, respekti e mirënjohjeje për Atin e Shenjtë, Papa Françesku, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë.
Ftohen të gjitha stacionet radiotelevizive, publike dhe private që gjatë ditës së zisë kombëtare të transmetojnë muzikë funebër.
Ngarkohen të gjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Papa Françesku ndërroi jetë më 21 prill në moshën 88-vjeçare. Papa, i cili ishte peshkop i Romës dhe kreu i Kishës Katolike, u bë Papë në vitin 2013 pasi paraardhësi i tij Benedikti XVI dha dorëheqjen. Arkëmorti i Papa Françeskut është i vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Besimtarët dje, sot dhe nesër do të mund të nderojnë trupin e papës së ndjerë deri në mesnatë, ndërsa të premten do të lejohet prania e besimtarëve katolikë në kishë deri në orën 19.00.
Të shtunën, menjëherë pas funeralit, trupi i papës argjentinase do të varroset në kishën e Santa Maria Maggiore, pranë stacionit qendror të trenit të Romës, në përputhje me dëshirën e shprehur nga vetë "papa i të varfërve" në testamentin e tij. Duhet theksuar se shumë besimtarë që ndodheshin në sheshin e Shën Pjetrit, duke folur para gazetarëve shprehën dëshirën që procesi i kanonizimit të Françeskut të nisë sa më shpejt. Siç kishte ndodhur, pra pas vdekjes së Gjon Palit II, pikërisht njëzet vjet më parë.
Papa Françesku do të jetë Papa i parë në më shumë se një shekull që nuk do të varroset në Vatikan, në kriptin e Bazilikës së Shën Pjetrit, por në vend të kësaj do të vendoset të prehet në Bazilikën e Shën Marisë Major të Romës. Papa kërkoi gjithashtu që të varrosej në një arkivol të thjeshtë prej druri, ndryshe nga paraardhësit e tij që u varrosën në tre arkivole tradicionale të bëra nga selvi, plumbi dhe lisi.
TIRANË- Kryedmeokrati Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk do t'i gëzoj grabitjen e pronave në Gjipe. Nga Hirama ku...
HIMARË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi një takim elektoral ditën e sotme në Himarë ku prezantoi kandidat&e...
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi ti kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas seancës së sotme në GJ...
HIMARË- Kryedemokrati Sali Berisha po zhvillon ditën e sotme takimin elektoral në Himarë, ku do të prezantojë kandidatë...
TIRANË- Seanca e parë e padisë për shpifje ndaj kreut të Partisë "Mundësia", Agron Shehajt është shtyrë...
foto ilustruese ELBASAN- Në njërin prej lokaleve të shumta të Elbasanit, ku një kafe kushton ende 50 lekë, zëri i ...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se Altin Dumani është bërë i njohur se në drejtimin e tij, Prokuroria e Posa&c...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë Edi Rama u përball sërish sot me kritika lidhur me përdorimin e fjalës "çyryk" n...
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha sot se kundërshtarët politikë të PS-së nuk e duan Prokurorinë e Posa&cce...
TIRANË- Gjykata e Apelit të Posaçëm në seancën e zhvilluar ditën e sotme ka rrëzuar kërkesën e kryeba...