Shisnin kokainë në Burrel, arrestohen tre persona
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...
Parlamenti grek ka miratuar një ligj që ndalon përdorimin e platformave të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15 vj...
Nën sloganin "Asnjë shkurtim", dhjetëra mijëra studentë demonstruan në qendër të Vjenës të enjten, duke prot...
Sot në orën 10:00 Sekretariati i Etikës në Kuvend do të mblidhet online për të shqyrtuar kërkesën e një grup...
Diplomatë të nivelit të lartë nga Evropa dhe Lindja e Mesme pritet të takohen sot në Stamboll për të diskutuar një...
Edi Rama ka përsëritur për të katërtën ditë radhazi ftesën për dialog për protestuesit. Këtë m&eu...
Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim për plagosjen me armë zjarri të një 22-vjeçari dhe vjedhjen e automjetit t...
Pedagogët kanë njoftuar një tjetër protestë ditën e sotme në mbështetje të studentëve, të cilët vi...
Në fund të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se telefoni celular nuk mund të trajtohej më si një derë e hapur p...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të...

Pas një mungese tre mujore për shkak të përjashtimit, deputeti i opozitës, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të ashpër në seancën parlamentare, duke akuzuar drejtuesin e seancës dhe mazhorancën për sjellje "absurde" dhe "të turpshme".
Në fjalën e tij, deputeti akuzoi drejtuesin e seancës për radikalizim. Ai e lidhi këtë sjellje me nismën e Partisë Socialiste për të ndryshuar rregulloren e Kuvendit dhe për të përgjysmuar kohën e fjalës së deputetëve.
Sipas Këlliçit Kuvendi është shndërruar në një "mburojë të korrupsionit".
"Unë jam përjashtuar sepse kam kërkuar pikërisht të zbatohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për masën e sigurisë për zëvendëskryeministren", deklaroi ai.
Ai denoncoi një standard të dyfishtë, ku sipas tij, kreu i grupit parlamentar socialist fyen opozitën pa pasur pasoja, ndërkohë që vërejtjet i tërhiqen kreut të grupit të PD-së.
Belind Këlliçi: Duke qenë se rikthehem pas tre muajsh, mendova se kishe reflektuar edhe i kishe marrë parasysh të gjitha shqetësimet e partnerëve, edhe takimet që ke bërë, se je nga të paktët politikanë që je pritur edhe në Amerikë. Por me sa duket, largimi i ministres së Jashtme, si pjesë e klubit të anglishtfolësve në PS, të ka detyruar të radikalizohesh nga ndonjë merak i brendshëm që mund të kesh.
E nise me zotin Balliu, tre muaj edhe ai i përjashtuar, i hoqe fjalën. E tentove, me zonjën Zhupa, e vazhdove me kreun e grupit parlamentar të PD-së. Nuk e kuptoj këtë qasje tënden. Është absurde. Kjo shkon paralel edhe me nismën e Partisë Socialiste për të ndryshuar sërish në mënyrë të njëanshme rregulloren dhe për të përgjysmuar minutat e deputetëve, nga 10 në 5.
Niko, shkëputu nga, qasja që ka marrë ky Kuvend për t'u bërë mburojë, ta them sinqerisht, për t'u bërë mburojë e korrupsionit. Unë jam përjashtuar me vendimmarrjen tuaj dhe të Komisionit të Etikës drejtuar nga Ulsi Manja, sepse kam kërkuar pikërisht të zbatohet kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për masën e sigurisë për zëvendëskryeministren dhe të vinte në rend diten, se është çështje prioritare. Këtë e kërkon Brukseli, këtë e kërkojnë shqiptarët, këtë e kërkon integrimi evropian i vendit. Por është absurde që pas tre muajsh të vish në parlament dhe situata të jetë më e agravuar. Është absurde që t'i privosh deputetët e opozitës nga e drejta edhe për replikë, edhe për fjalë, dhe t'u ndërhysh në fjalë madje...
Është e turpshme, kjo mënyrë drejtimi e seancës. Kur nuk keni asnjë fyerje, asnjë etiketim, as nga deputetët e opozitës, dhe për më tepër, çohet kreu i grupit parlamentar të PS-së, fyen kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, fyen deputetët e opozitës, i flet edhe në emër të besimit, dhe ndërkohë i tërhiqet vëmendja kreut të grupit parlamentar të PD-së. Kjo është, kjo është e paimagjinueshme, sinqerisht.
Lini edhe provokimet, lini edhe këto tentativa për të ndezur konflikt brenda opozitës. Ju garantoj që është mirë për ju të qëndroni në lartësinë e detyrës tuaj.
Ndërkohë që opozita ka bllokuar foltoren dhe kërkon që fjala t’i jepet kreut të PD Sali Berisha, ky i fundit ka zgjedhur t...
Me 85 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Parlamenti ka miratuar shkarkimin e Belinda Balliukut nga posti i zëvendëskryeministr...
Një tjetër skandal u regjistrua në Kuvend, kur kreu i parlamentit, Niko Peleshi i mohoi të drejtën e fjalës kreut të opozit...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend e ka quajtur Elisa Spiropalin si “viktima më e pa rënd&...
Nga Irena Beqiraj Në verën e vitit 1942, Winston Churchill pati një takim të gjatë me Joseph Stalin, takim që sipas histo...
Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi ka kërkuar futjen në Rendin e Ditës raportin e dalë nga Këshilli i mandateve, n&e...
Ka nisur me një minutë heshtje seanca plenare në Kuvend. Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka kërkuar mbajtjen e një...
Seanca plenare e radhës në Kuvend do të zhvillohet ditën e sotme, më datë 5 Mars. Seanca plenare do të nisë në or...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se më emërimet e drejtuesve të institucioneve të ...
Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend, projektligjin për uljen e çmimit të karburanteve. Përmes një mesazhi në rrje...